E shtune, 04.02.2023, 04:27 PM (GMT)

Mendime

Kimete Berisha: Amerika në kërkim të një shqiptari normal në Kosovë!

E merkure, 16.11.2022, 07:55 PM


Amerika në kërkim të një shqiptari normal në Kosovë!

Nga Kimete Berisha

Qeveria Kurti është aq ireale, halucinante, arrogante dhe e paditur, sa që Shtëpia e Bardhë ka filluar të dyshojë se krejt shqiptarët janë çmendur.

Amerika dhe Brukseli janë duke hulumtuar mundësinë e zbulimit të ndonjë shqiptari që ende nuk ka fluturuar, që ia di hallin vetes, që është i vetëdijshëm se Kosova është vendi më i varfër në Evropë, që e vetmja shpresë e shqiptarëve është largimi nga ky ferr, ...që e di se Kosova nuk mund t'i ruaj kufijtë e saj, që nuk është në gjendje ta ngijë popullin bukë, që ka probleme banale, probleme primitive të një shoqërie të paemancipuar.

Nga një njeri normal, për studim, është duke i kërkuar në LDK dhe PDK.

Ka gjasa që i ka gjetur: Lumir Abdixhikun dhe Memli Krasniqin, njerëz normal, të tokës, që së paku nuk kanë probleme me iluzione, me orientim dhe me vetëndodhje, si qeveria Kurti.

Nuk është problemi që Kosova e ka qeverinë e dështuar, problemi është se Kosova e ka qeverinë abnormale.

Qeveria abnormale e Albin Kurtit konkuron me raketa, me bomba atomike e me superfuqi botërore.

Janë aq të çmendur sa që para Polonisë e dinë kush i ka gjuajtur raketat në një fshat të Polonisë.

Janë halucinantë dhe të lajthitur, që jetojnë në sfera tjera.

Nuk kanë shkalluar për inat tonin, kuptohet, por Kosova sherri i tyre po duket 'budallaqe'!

P.S. Presidendja veç hijen e ka këtej, përndryshe, me fiqir është komplet në një tjetër dimension: me mision historik, me fuqi mbinatyore, me identitet mbinjerëzor....veç shtëpinë luksoze e ka në tokë.

Sikurse bashkëvuajtësi i saj i preferuar, Presidentja vuan nga iluzioni i madhështisë.

Veç çka s'e ka vnu edhe 'kralicën' n'kry!

https://www.facebook.com/kimete.berisha



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora