E shtune, 04.02.2023, 03:05 PM (GMT)

Kulturë

Rudolf Marku: Një portret i fundit i Fishtës

E marte, 15.11.2022, 07:45 PM


Një portret i fundit i Fishtes

Nga Rudolf Marku

Miku im, piktori i mirênjohur Pashk Pervathi, mê dergoi sot portretin e at Gjergj Fishtes, poetit tonê kombëtar!

Êshte njeri nga dhjetêrat a qindrat e portreteve tê Fishtes, bêrë prej piktorve tanë dhe të huaj- secili duke sjell diçka të veçantë në perftyrimin e figures poliedrike të poetit tonë te madh. Ashtu siç ndodh me peisazhet per oqeanin a për pafundesinê e qiellit!

Në kete shumëllojshmeri portretesh të Fishtes, duket se figura e poetit tonë eshte kaq e madhe, kaq e gjêrë, kaq shumëtrajtëshe, sa asnje portret i vetem nuk ka qene i mjaftueshem per te dhene ne nje portret te vetëm figuren madhore te figures se Poetit!

Portreti i bêrë nga Pervathi eshte portreti më i fundit. Mund te ndjesh aromen e ngjyrave dhe levizjen delikate të panelit! Por eshte, sipas mendimit tim,dhe porteti më i realizuar i Fishtes deri më tash. Duket si një portret që ka arritur të permbledh ne Një te gjithë portretet e meparshme të krijuar nga ata dhjetera a qindra piktorë që permenda më siper. Aq sa do guxoja ta konsideroj kete portret te Pashk Pervathit si portretin zyrtar të Fishtes, si nje portret final te tij.

Nese do duhej te vendosej nje diçiturê e barabartë me vleren e portretit, do zgjidhja fjalet e poetit tjeter te shquar te gjuhes shqipe, Lazgush Poradecit, kushtuar Fishtes, te cilat do ta ndriçonin më qartësisht dhe vetë kete portret të fundit tê Fishtes bere nga piktori Pashk Pervathi:’ “At Gjergji ka qenë për ne, deri ditën që mbylli sytë, patriarku i letrave shqiptare e poeti ma i madh i vendit tonë. Shkëmbi i tokës dhe shkëmbi i shpirtit shqiptar”.

Ja, kete thote paneli i Pervathit duke perkthyer ne ngjyra fjalet e Lazgushit per Poetin tone kombetar!

https://www.facebook.com/rudolf.marku.585



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora