Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gani Mehmetaj: Me rastin e promovimit të librit tim në hotel Sirius

| E marte, 15.11.2022, 07:57 PM |


Rugovën, si e kam njohur

Me rastin e promovimit të librit tim në hotel Sirius

Nga Gani Mehmetaj

Ju falënderoj që erdhën në promovimin e libri tim “Rugovën, si e kam njohur”. Me bëtë nder dhe e bëtë më të këndshme këtë mbrëmje letrare-artistike. Promovimi i librit i bëri bashkë disa nga bashkëpunëtorët e ithtarët e presidentit Rugova, i afroi dashamirët e fjalës së shkruar. I afroi edhe ata që nuk ishin takuar kohë të gjatë.

Nuk kanë kaluar shumë kohë nga vdekja e presidentit Rugova, ndërsa kanë nis pështjellimet, spekulimet, falsifikimet dhe qasjet që përpiqen ta mjegullojnë kohën kur veproi Rugova. Duke u nisure nga ky fakt dhe nga ndonjë libër që ia atribuon Rugovës fjalët që kurrë nuk i ka thënë, u përpoqa të nxjerr në sipërfaqe dramën e shqiptarëve të Dardanisë dhe personalitetin e presidentit historikë.

Jam përpjekur ti nxjerr në pah tri momente kyçe:

1.Rugova paqësor, sipas modelit të Gandit e Haveli, por edhe Rugova organizator i rezistencës aktive me Salih Çekajn, Adem Jasharin e komandot tjerë në krye të luftës së armatosur,

2. Rugova komandant i Forcave të Armatosura dhe shef i Ministrisë së mbrojtës dhe

3. Rugova diplomat, që e ndërkombëtarizoi çështjen shqiptare në Dardani e në ish-Jugosllavi si askush në historinë më të re shqiptare.

Por në diplomaci ishte më i suksesshëm se të gjithë shqiptarët e mëdhenj. Ai ndikoi që SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Gjermani të nisin bombardimin e Serbisë. Këto shtete me thirrjen dhjetëvjeçare të presidentit tonë e çliruan Dardaninë.

Të shkruaje për një periudhë tridhjetëvjeçare sa përfshinë libri nuk ishte lehtë dhe pa dozë frike që mund të ngatërrohesha. Ndërsa duke skicuar portretin e Rugovës, paraqisja edhe ngjarjet dramatike të shqiptarëve në ish-Jugosllavi.

Këto i kisha në kokë kohë të gjatë, por është Henri Çili ai që me nxiti ti nxirrja në letër, madje me bëri presion muaj të tërë që ta përshpejtoja librin. Çili është drejtor i fondacioni “Pashko” dhe drejtori i Universitetit Evropian të Tiranës, që ma dhanë çmimin “Kadare 2021”.

Për informacionin tuaj në vitin 2004, ia paraqita skenarin për film të gjatë presidentit Rugova. E tumiri dhe u angazhua që të me mbështesnin materialisht. Mirëpo, pastaj pati zhvillime dramatike, Rugova u sëmurë, e vdiq, ndërsa skenari mbeti në letër. Sivjet e kam formuar ekipin e filmit, (regjisor, producent, skenarist, kameraman etj.) kam konkurruar në QKK dhe pres që Ministria e Kulturës ta mbështesë.

Që të mos e zgjas dua të falënderoj tre emrat që me ndihmuan në botimin dhe promovimin e librit: Shtëpia botuese UETPRESS me Henri Çilin në krye, filantropistit Milaim Avdullahu, farmacist me Santefarm dhe Artur Krasniqin, pastor me Bashkësinë e Popull të Zotit.