| E hene, 14.11.2022, 08:17 PM |
"Neve si kosovarë jemi të akuzuar nga ana juaj qysh nga fillimi se gjoja kemi kontribuar dhe më vonë ne që kontribuojmë në ndihmën e armikut tonë shekullor, kurse faktet e deritanishme tregojnë të kundërtën, se vetë ju jeni ata të cilët e keni ndihmuar pa ndërprerje sllavizmin për shkombëtarizimin e plotë të Kosovës. Ja fakti konkret, me qindra kosovarë i keni degraduar moralisht dhe fizikisht, vetëm e vetëm për t’i demoralizuar që të mos kërkojnë bashkimin e tyre me Shqipërinë".
(Pjesë
nga letra e datës 3.9.1971 për Komitetin Qendror të PPSH-së, e të dënuarit
Qerim Jakupi që vuante dënimin në Repartin nr.303 Spaç).