E shtune, 20.04.2024, 02:47 AM (GMT+1)

Kulturë

Prend Buzhala: Guri me alfabet të padeshifruar

E hene, 14.11.2022, 08:44 PM


Prend BUZHALA:

GURI ME ALFABET TË PADESHIFRUAR

(Tregim me pak fjalë)

Në të dy anët e këtij Guri të Bardhë kishte gdhendje. Në ty-tre vende kishte prerje si me shpatë, kurse në disa vende tjera vrima plumbash. Gjeologët saktësuan se guri ka lëvizur nga shtresat e thella të tokës, për në sipërfaqe.

- Në të vërtetë, këtë gur e gjeti në shpellë një bari. mezi e bindëm që të na e jepte -thanë ata të muzeut.

Bariu mendonte që guri është një fat. dhe një skaj të tij e lidhi me një ep në qafë.

Në enciklopeditë e simbolikës botërore, thuhet se guri është i lidhur me një pemë në altarin e shenjtë dhe simbolizon atë që është e përhershme e atë që mbetet e njësojtë, e pandryshueshme, kurse pema atë që ndryshon dhe që zgjerohet. I kemi parë gurët e drejtë e të lartë (përmendore, obeliskë, arkitekturë sakrale a moderne) që mësyjnë drejt hapësirës qiellore: janë një si bosht që simbolizon universin. Guri i themelit është simbol i murit, ku zë fill universi, gurët në formë filxhani, përfaqësojnë përsosmërinë, gurët sferikë simbolizojnë hënën, perëndeshën ose parimin femëror etj etj. Në traditën biblike përmendet Guri i Themelit, Gui i Qoshes dhe Guri i Gjallë, si element i ndërtimit sipas Planit të Perëndisë, kurse “Guri i Gjallë” (që e përend Shën Pali), shënjon besimtarët që ndërtojnë shtëpinë e përshpirtshme.

Këto po i shpjegonte një antropolog që u gjet aty.

Guri ka kujtesën e tij: kujtesën historike, por edhe kujtesën sakrale. Kujtesën e mjeshtërisë së ndërtimtarisë, por edhe atë të shprehur në arte, në traditat popullore e në religjione.

Saktësuan se prerjet e shpatës i takonin diku kohës së Ilirisë, kurse këta të plumbave diku gjatë Luftës së parë Botërore, në ato luftërat ballkanike.

Mirëpo, ende nuk arritën ta deshifronin alfabetin unik. Kur e pyetën bariun se a e merrte vesh nga ato vija, ai u tha:

- Si jo! Është Guri i Fatit. Është gur për kujtesën e ditëve. Rrëfen për një kujtesë. Një dashuri. Atë e kanë bartur luftëtarët si mbrojtje kur kanë shkuar në luftë.

Aty papritmas u gjet një luftëtar:

- Kush ma paska vjedhur gurin tim, -bërtit në kupë të qiellit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora