E enjte, 28.03.2024, 10:39 PM (GMT)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Përçarja dhe mosmirënjohesit, Kanceri i shoqërise shqiptare

E hene, 14.11.2022, 07:57 PM


Përçarja dhe mosmirënjohesit, Kanceri i shoqërise shqiptare

Le të punojmë së bashku për ta gjetur kurën e kancerit të përcarjes dhe të mosmirënjohjes

Nga Keze Kozeta Zylo

Jam krenare që si media, si shkrimtare dhe gazetare kam sjellë në botime dhe në publik penat dhe aktivistët më të ndritur të Kombit, aktivitetet më të rëndësishme që ka organizuar Diaspora, vlerësimet dhe mirënjohjet pakufi për çdo mësues, prind dhe nxënës, si dhe me organizimet tona të ndryshme qoftë dhe familjare në momente dhimbjeje, me mundësitë tona me plot dashamirësi dhe profesionalizëm.

Kjo më ndodh sepse kam moton familjare ngjizur ndër breza: Suksesi i merituar i një shqiptari është dhe suksesi im!

Mirënjohja dhe gëzimi për suksesin ndër shqiptarë duhet të ndodh si vëllai me vëllain, ose në se kjo është idealiste hesht të paktën jo të ndërtosh egon e shfrenuar për famë duke përçarë.  Përshembull fut hundët në shoqatën e tjetrit që mund të ketë bërë suksesin dhe shumë e njohur kombëtarisht dhe pasi e ke përdorur si trampolinë për të marrë fame, punon nën rrogoz duke mbledhur grimcëza pakënaqësish dhe i bën mal urrejtjeje.  Jo miq te dashur, qofte dhe ti që i shpall armiq po të them mik, nuk ndërtohet fama duke i shkaktuar plagë tjetrit me mosmirënjohje, përcarje, por ajo do punë, punë dhe sakrfica të paimagjinueshme.  Ajo nuk ndërtohet duke i mbledhur kafeneve, e tavolinave dhe duke bërë karshillëk se sa mund të jenë bashkuar pa asnjë shkak, ajo ndërtohet duke pasur një zemër të madhe, të artë dhe vetëm të falësh.

Dhe keto lloj “marifetesh” te kujtojne mendje ndriturin e Kombit, Faik Konicen, qe me siguri i ka dhembur ne shpirt ndaj dhe ka këtë thënie proverbiale se: “E keqja e shqiptarëve është se nuk bashkëpunojnë me njeri tjetin, por merren me njeri tjetrin”.

Kanceri i ecjes së Kombit tonë përpara është përcarja. Këtë temë që i dhemb popullit tim në kocke dhe po aq në Diasporë duhet ta trajtoj në rubrika dhe emisione të vecanta publikisht me fakte dhe dokumente.  I falënderoj shumë miqtë e mi që kanë sjellë në vemendjen time këtë temë shumë akute, lexuesit e mi patriotë të vërtetë që lexojnë, ndjejnë gjer në asht asimilimin e Gjuhës Shqipe në Diasporë, dhe po aq ndjejnë se si punohet nën rrogoz për përcarje dhe shkatërrime të punëve madhore për cështjen kombëtare.  Me të drejtë Kanti thotë se: “Mosmirënjohja është thelbi i poshtërsisë”.

E lumi ai që është mirënjohës, duron, bashkëpunon, fal, ecën s’ndalet dhe hap shtigje të reja për të ecur pa u rrëzuar kushdo dhe kurdohere, sepse Kombi ynë është aq i vogël, aq i përçarë nga të huajtë, sa nuk lejohet qoftë dhe nje qoshkëz urrejtjeje midis nesh.

Vargjet e Poetit dhe atdhetarit të zjarrtë ngelen aktuale dhe në ditët e sotme edhe pse të shkruara në dhjetor 1892.  Do të desha të mos ishin aktuale dhe pas 230 vjetësh, por mjerisht shqetësimet ngjajnë si dy pika uji...

Geg' e tosk', malsi, jallia

jan' nji komb, m'u da, s'duron;

fund e maj' nji a Shqipnia

e nji gjuh' t'gjith' na bashkon.

Qoftë mallkue kush qet ngatrrime

ndër kto vllazën shoq me shoq,

kush e dan me flak' e shkrime

çka natyra vet' përpoq.

Le të punojmë së bashku për ta gjetur kurën e kancerit të përçarjes dhe të mosmirënjohjes, sepse vetëm të bashkuar Kombi ynë do të renditet ndër kombe të qytetëruem.

13 Nëntor, 2022

Staten Island, New York



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora