E premte, 29.03.2024, 10:36 AM (GMT)

Kulturë

Eda Zhiti: Atje ku ka lindur Krishti

E hene, 14.11.2022, 07:55 PM


ATJE KU KA LINDUR KRISHTI…

Nga Eda Zhiti

Dita jonë sot në Tokën e Shenjtë nisi me emocionin e madh e të mrekullueshëm, do të shkonim në Betlehem të shikonim vendin, ku lindi Krishti. Dolëm në Palestinë…

“Church of the Nativity”. Kisha madhështorem e ngritur mbi vendin ku lindi Biri i Hyut. Meshën e celebruan dy priftërinjtë tanë nga Chicago, Father Mario me Father Dindo,  në krye të grupit tonë. Në sytë e të gjithëve kishte lotë. Ishim mbledhur në Kapelen  e Shenjtes Helena, nënës së perandorit romak, Konstandinit, atij që ndërpreu përndjekjen e të krishterëve dhe e la të lirë besimin e tyre. Është perandor ilir, u thoshim miqve tanë në radhën e gjatë që dukej sikur nuk kishte fund me njerez nga e gjithë bota, të të gjitha racave dhe gjuhëve.

Fr. Mario e Fr. Dino na uruan një Krishtlindje pak më të hershme per ne, pasi do te shkonim te vizitonim tamam vendin ku Krishti u lind. Por në Betlehem është Krishlindje çdo ditë.

Dhe ne kenduam këngët e Krishtlindjes. Father Mario di përherë të bëjë besimtaret të meditojne.  Mendova Krishtlindjet e para me Birin, Atjonin, ne Romë. E mbaja ne marsupio e endeshim rrugeve plot gezim te Romes, ngarkuar me dhurata…

Radha vazhdonte e gjatë, e duruar, dinjitoze, drithëruese, e bukur. Pas nja dy ore e gjysem, para hyrjes nëntokë, atje ku ka qenë grazhdi ku Krishti u lind, për herë të parë pamë një ikone ku Maria është e qeshur. Bizantine ortodokse. Zakonisht ikonat e saj janë të trishtuara për shkak të vdekjes së afërt.

Zbritem 14 shkallet, aq sa gjenerata kaluan, që nga Abrahami, shenjuar nga ylli me 14 cepa, pikerisht te vendi, ku u lind Krishti.

Pa perjashtim të gjithë perkulen aty, bien në gjunjë me veneracion e per t’i thënë vetes: Ji i përunjur njeri, perpara Zotit.

Arritëm. Edhe pse guva ishte si në gjysmë errësirë, u mbushëm me dritë të shenjtë dhe drithërima mëmësore. Bekova dhuratat

dhe thashë lutjen për të dashurit tanë dhe vendin. Visari shkruante dhe aty,  ku lindi ai që ndryshoi historinë e njerëzimit, nisi kohën e re që mban Emrin e Tij, Koha pas Krishtit, e dashurisë që triumfon mbi vuajtjet, madje dhe mbi vdekjet.

Kur dolëm, ishte bërë natë, por ishim të praruar me dritë të shenjtë, nga ajo e përjetëshmja…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora