E shtune, 04.02.2023, 03:57 PM (GMT)

Kulturë

Atdhe Geci: Koncert për Çamërinë

E diele, 13.11.2022, 06:52 PM


Atdhe Geci

Koncert për Çamërinë

Mblidhuni çamë  dhe  arbanitë

të pavarësohemi  né nga greku

s´mësojmë grekçe  as greqisht

jem shqiptar s´flasim ndryshe!

Mbani vesh qytete dhe fshatra

ruani  varret  të mos na digjen

gjatë i mbamë prangat në duar

të drejtat tona nuk kanë flamur.

Po fryn  erë  po  bie  dhe  borë

e kam një letër  unë  me Vlorë

atë ma  sollën  zogjtë  e  malit,

Dora Atdheut, Dora e një djali.

Del oj hënë ta shoh Shqipërinë

mbi tre detëra  e kam shtëpinë

Ia kam  zënë  sot  udhën ujkut

Ia kam bërë  një plumb të ziut!

Fustanellë me pala të luftërave

të gjitha lavditë  i  ke në këngë

Janë mbledh burrat  në Çamëri

s´duan grekun, duan  Shqipëri!

Nënat çame thërrasin kushtrim

bëhuni bashkë o  nën një himn

bëjeni bashkë  shkabën  e zezë

se Kuq e Zi e duan në Prevezë!...


Atdhe Geci - fshati Mesopami afër Onhezmit ( Sarandës ), 2022



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora