E shtune, 04.02.2023, 02:40 PM (GMT)

Kulturë

Visar Zhiti: dallgë që përsërisin ecjen e Jezusit dhe gurë që ruajnë porositë e tij

E diele, 13.11.2022, 07:54 PM


Visar Zhiti:

…dallgë që përsërisin ecjen e Jezusit dhe gurë që ruajnë porositë e Tij. Imazhe shenjtërie që u afrohemi, i shohim për herë të parë e lutemi të mos jetë hera e fundit, por gjithsesi ato futen brenda teje me dritë bashkë me frymëmarrjen. Mrekulli pas mrekullie në Tokën e Shenjtë. I prekim. Çaste janë, por u deshën shekuj, mijëvjeçarë të bëheshin për t’i qëndruar përjetësisë. Ato ndryshuan historinë njerëzore, njeriu zbuloi veten më shumë dhe universin dhe të ardhmen. Je pjesë e së gjithës dhe e gjitha është në ty dhe këtë e kupton më mirë se kudo në Izrael.

Prapë e filluam me ujin, me anije u endëm në detin e Galilesë, dielli përndriste dallgët dhe ne na bëheshin këmbët e zbathura të Krishtit. Pas meshës buzë detit, Eda ime lutet te treyeza e gurtë - një copë shkëmb, ku Jezusi shtroi mëngjesin për dishepujt e tij pas ringjalljes, e fotografoj, pas përmendjes edhe ajo mua. Vinte mbrëmja e artë dhe mengjezi ripërtëritës me diellin në dritare. Shkuam të Mali i Lumturive dhe te ai i Tundimeve, male janë dhe si ndjesi, tek  Church of the Primacy of Peter  dhe vizituam sinagogën aty, shkuam të qyteti greko-romak Bet She’an etj, etj.

Le të ngihen kulla të larta qyteteve moderne, këta gurë janë themeli i historisë së njerëzimit dhe në qiell le të fluturojnë avionë të itinerareve pambarim, zogjtë vazhdimisht do të cicërijnë himne qiellore për Krijuesin.

Me ngut mbyllëm valixhet dhe u nisëm për në Jeruzalem…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora