E enjte, 09.02.2023, 05:18 AM (GMT)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Të vrarë nga minat e në vende të tjera, por thuhet se ranë “për çlirimin e Elbasanit”

E shtune, 12.11.2022, 07:50 PM


Të vrarë nga minat e në vende të tjera, por thuhet se ranë “për çlirimin e Elbasanit”

Nga Kastriot Dervishi

Gjatë diktaturës komuniste nuk ka pasur asnjë lapidar apo pllakë që përkujtonte 11 nëntorin 1944 si “ditë çlirimi të Elbasanit”. Të gjithë e dinin se në Elbasan nuk ishte zhvilluar asnjë luftë. Nëse do kishte pasur ditë të tillë, patjetër duhej të ishte së paku një i vrarë. Dhe sigurisht komunistët do ta vendosnin se komunistët varrezat dhe pllakatet i kanë shenja të përhershme propagande. Vetëm në mes të viteve ’80 u vendos një tip lapidari te ura e Zaranikës, ku mblidhen e falen sot sikur kujtojnë ndonjë ngjarje të madhe. Por edhe ky lapidar nuk thotë asnjë në kishte pasur apo jo dëshmorë. Mirëpo, betejë pa dëshmorë nuk kishte. Duhej sajuar diçka. Filluan të gënjejnë në fjalime e tregime sikur ishin vrarë 23 partizanë, të cilët në fakt nuk lidhen me 11 nëntorin 1944, por me ngjarje të tjera. Vijojnë të gënjejnë ende sot, sepse e vërteta nuk ka rëndësi. Numri i “23 partizanëve të vrarë” është cituar në fakt në librin “Elbasani në luftë për çlirim”, Tiranë 1971, faqe 474, por këtu shtohet fjalia se ranë “në qarkun e Elbasanit” dhe jo për çlirimin e qytetit. Pra jo për një betejë të paqenë si “çlirimi i Elbasanit”. Tani le t’i referojmë emrat e të vrarëve, por sipas dokumentit të vitit 1944, historikut të Brigadës së 15. Në historikun që gjendet në dosjen nr.7 të fondit nr.190 të Brigadës 15-të, të Arkivit të PPSH-së, janë listuar me biografi, 40 dëshmorët e brigadës. Shumë prej tyre janë vrarë prej minave ose në mënyrë aksidentale, por asnjëri për “çlirimin e Elbasanit”.

Lista e të vrarëve partizanë të cilët pretendohet se u vranë për “çlirimin” e Elbasanit:

1-Ahmet Shabani, nga Progri, Korçë, u vra më 20.10.1944 në Shëngjon.

2-Estref Meka, nga Bilishti, u vra më 18.10.1944 në Vidhas të Elbasanit.

3-Giusepe Capuana, nga Siçilia, u vra më 8.11.1944 në Labinot.

4-Gavril Papllo, nga Hoçishti, u vra më 25.9.1944 në Xhyrë të Librazhit.

5-Hamit Harshimi, nga Lavdari, u vra më 19.11.1944 në Elbasan, shkeli një minë.

6-Kiço Sandri, nga Pogradec, u vra më 10.11.1944 në Elbasan, shkeli një minë.

7-Kiço Boboshtica, nga Boboshtica, u vra më 18.10.1944 në Xibrakë.

8-Koli Rapi, nga Bezhanji i Kolonjës, u vra më 30.10.1944 në Shtërmen.

9-Njazi Gribeci, nga Gribeci, u vra më 18.10.1944 në Vidhas të Elbasanit.

10-Nevruz Shabani, nga Rehova, u plagos më 20.10.1944 në Elbasan dhe vdiq në Tiranë në janar 1945.

11-Pandi Kreshova, nga Kreshova, u vra më 18.10.1944 në Vidhas të Elbasanit.

12-Pali Ligori, nga Pojani, u vra më 18.10.1944 në Baltëz të Elbasanit.

13-Rahman Beragozhdi, nga Beragozhdi, u vra më 18.10.1944 në Vidhas të Elbasanit.

14-Rexhep Shahini, nga Çërava, u vra më 19.11.1944 në Elbasan, shkeli një minë.

15-Ramadan Aliu, nga Tresteniku, u vra më 28.7.1944 në Prenjas.

16-Ramadan Seiti, nga Progri, u vra më 10.11.1944 në Elbasan, shkeli një minë.

17-Sejzulla Hamdiu, nga Zvezda, u vra më 21.10.1944 në Shëngjon.

18-Shaniko Starja, nga Starja, u vra më 18.10.1944 në Vidhas të Elbasanit.

19-Thomaidha Laçka, nga Pogradeci, u vra më 24.10.1944 në Prapanik të Elbasanit.

20-Vasil Pando, nga Borova, u vra më 24.10.1944 në Prapanik të Elbasanit.

21-Vangjel Llazi, nga Korça, u vra më 5.11.1944 në ullishta të Elbasanit, shkeli një minë.

22-Xhafer Ibrahimi, nga Bënjëza, Kolonjë, u vra më 18.10.1944 në Vidhas të Elbasanit.

23-Kosta Tusha, nga Korça, u vra më 3.7.1944 në Lozhan të Korçës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora