E marte, 31.01.2023, 04:17 PM (GMT)

Mendime

Kimete Berisha: Qeveri anti-amerikane!

E enjte, 10.11.2022, 07:51 PM


Qeveri anti-amerikane!

Nga Kimete Berisha

- Kryeministri Albin Kurti po kërkon nga serbët të mos largohen nga Institucionet, pasi që ata janë larguar.

Nuk i fton serbët të kthehen në Institucione, i fton të mos i braktisin Institucionet, pasi që i kanë braktisur.

- Albin Kurti ka kujtuar se mund t'i ndajë serbët ashtu siç i ka ndarë shqiptarët, në shqiptarë të 'ndershëm' dhe 'të pandershëm'! 

Ka shpresuar se ata që janë me të, t'i shtyjë t'i 'vrasin' ata që janë kundër tij.

Shpirti e lëshon për një 'luftë qytetare' që do t'ia shlyenin 20-të vitet e kaluara.

- Veç një vurmak i madh e detyron t'ua jap serbëve atë që e kërkojnë: ndarjen e Kosovës.

Serbët gjithmonë e kanë kërkuar një pretekst për t'u ndarë, por askush deri më tani nuk ua ka dhënë Schlagwort-it.

- Sipas Albin Kurtit: opozita dhe gazetarët shqiptarë janë me Serbinë.

Ndërsa, sipas Amerikës, Albin Kurti nuk është me Amerikën. 

- Albin Kurti pranon që ushtarët amerikanë t'i ruajnë kufijtë e Kosovës dhe ta japin jetën për Kosovën, por dyshon se ata po i ruajnë kufijtë e Kosovës (dhe e kanë dhënë jetën për Kosovën) - për interes tē Rusisë.

- Kujt i shërben kryeministri anti-amerikan Albin Kurti?

Për kë punon ky!

Pse e izoloi Kosovën dhe e ktheu prapa!

...kush po përfiton nga trenia e tij!

- Albin Kurti është i çmenduri i Bosforit, që e humbi Veriun e Kosovës për targa KM.

Veriun e japim - për targa!

Kaq shumë e kanë lodhur rrenat e gjata sa e ka humbur talentin e tij të mashtrojë pa u hetuar.

- Nuk i duhet Rusisë asnjë anti-amerikan tjetër derisa e ka Albin Kurtin, i cili: ose është psikopat; ose është i shantazhuar.

Se....nevojitet urrejtje e madhe, sa Rusia, për t'u armiqësuar me Amerikën.

- Shqiptarët nuk i kanë thënë Beogradit 'PO', siç thotë Albulena e tërbuar, shqiptarët i kanë thënë 'PO' Amerikës deri më tani, kur Kosova ka degraduar aq shumë sa qeveria Kurti ia bëri me dije krejt botës se Policia e Kosovës nuk është e zonja as një Urë ta ruaj, prandaj pa EULEX-in - nuk bën.

-  Kur Albulena e tërbuar thotë 'keni bërë gjithmonë qysh ka thënë Beogradi', për Amerikën e ka fjalën.

- Amerika, për t'ia dëshmuar Albulenës se nuk është me Rusinë, i tha asaj: Mos rreziko, shtyje vizitën në Amerikë, derisa të bindesh në sinqeritetin amerikan.

- Qeveria e Albin Kurtit është non-grata për Amerikën.

Të gjithëve ua refuzuan vizat.

P.S. E, ministri i Mbrojtjes ka reaguar lidhur me raportimet se nga FSK janë larguar 4 serbë.

Jo, tha ministri, pse po i zmadhoni problemet: tre serbë janë larguar, jo katër.

_____________

Në Paris, veç e veç!

Paqja i ndan Presidenten dhe Kryeministrin.

Ky do të ishte lajm i mirë, nëse Presidentja më në fund del nga 'burgu' i hapur i kryeministrit.

Ndodhi pa pritur, prandaj Albin Kurti mbrëmë vonë tregoi se së bashku me Ritën, si dhe 6-të persona të tjerë, do të shkojnë në Paris.

Ndoshta, tha, do të takohet me presidentin e Serbisë...

se janë dy propozime për marrëveshje me Serbinë.

Propozimet janë sekrete.

Para se të bëhej kryeministër i kishte shumë mërzi sekretet, kërkonte me mish e me shpirt t'i analizonte draftet e marrëveshjeve, para se të nënshkruheshin

por,

prej se u bë kryeministër i ka legjitimuar sekretet e tij me presidentin serb...propozimet për marrëveshje i mban fshehur...

Nëse janë kaq propozime të mira, pse nuk po na merr myzhde!

P.S. Përndryshe, Rita është një grua misterioze, si 'jashtëtokësore' për Kosovën, e cila, kurrë, asnjëherë nuk e tha një fjalë të vetme, as për 8 Mars, as për të drejtat e grave, as të fëmijëve shqiptarë.

Indiferenca e saj ndaj Kosovës është nënçmuese, por duket pak si neveri, pas si urrejtje.

facebook.com/kimete.berisha



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora