E enjte, 18.04.2024, 07:25 PM (GMT+1)

Kulturë

Hasan Shahinaj & Xhevahir Cirongu: Vlerat e vërteta të veprës

E marte, 08.11.2022, 07:08 PM


Vlerat e vërteta të veprës

“Triumfi i Kombit’’ i Skënder Sadri Kapitit, Traktat dhe Manifest Kombëtar

Nga Hasan M. Shahinaj & Xhevahir Cirongu, shkrimtarë dhe publicistë

Studuesi i mirëfilltë, analisti serioz skrupuloz e guximtar dhe njëherësh publicist tashmë i mirënjohur kombtarisht, z. Skënder Sadri Kapiti, jo vetëm në shtypin e ditës, atë periodik, në median online;madje edhe me botime librash të mirëfilltë në fushën e filozofisë, historisë, etikës qytetëruese, moralit, demokracisw, historisw, ekonomisë së tregut të lire; të rolit kushtetues të shtetit, pushtetarët e korrupsioni, drejtësia e kapur etj, etj;me veprën ‘’Triumfi i Kombit’’, permes një analize të thelluar filozofike, shkencore dhe plotësisht bindëse; na mençuron të gjithëve pa dallim që të zbërthejmë deri në detaje dukuri, vlera e çështje madhore e akute, sidomos për aktualitetin e sotëm kur janë vënë në provën e zjarrit parimet bazë të identitetit tonë kombëtar të lashtë e në vijimësi;të Bashkimit Kombëtar si kryefjala dhe kallzuesi i çdo fjalie mes bashkëkombasve në të dyja anët e medaljes a të monedhës ( për të mos thënë më kurrë të “kufirit’’!).

Pas botimit të Librit ‘’Njeriu filozof, etik e politik dhe maralmaterializmi’’ me 25 esse filozofike të argumentuara, logjike, racionale e bindëse, autori Skënder me formimin e tij të plotë erudit, intelektual dhe me shpirtin garues të spikatur atdhetar;falë dhe origjinës familjare nga buron; dhe më pas si studiues i moralit dhe të Fesë Skënder Kapiti botoi Librin për Moralin me titull: “MORALOKRACIA”.

Në planin kombëtar për nga vizioni dhe perspektiva zhvillimore kombëtare sot dhe në perspektivë, Kapiti realizoi Kryeveprën kombëtare ndoshta si vepër e pashembullt në llojin e vet, si vepra më e arrirë , një Manifest Kombëtar historik, patriotik dhe politiko-demokratik me botimin e Librit ‘’Triumfi i Kombit’’ me 26 përmbledhje artikujsh të përzgjedhur me analiza, polemika përballëse e konkluzione gati definuese për Gurin themeltar e jetësor: Kombin me derivatet e tia si gjymtyrët përbërëse të trupit të Shqiptarisë sonë në dy anët e saj me tërë kompleksitetin e tyre;thënë shkoqur, e madje realizuar në mënyrën më shteruese nga pena mjeshtërore e tashmë e sprovuar mendërisht e shpirtërisht e autorit nacionalist Skënder Kapiti, analist kritik, mendimtarit objektiv e të paanshëm, filozofit guximtar dhe tërësisht të pakompromis me të gjithë lakejtë e puthadorët shtrembërues në këto tematika krijuese përballëse e të përcaktuara, njëherësh mjaft të vështira.

Tamam porsi Nyja Gordiane aq e koklavitur e kohës së Aleksandrit të Madh, por ama jetësore; të qenësishme, ekzistenciale ashtu sikurse deri më sot mbijetuese të Kombit tonë vital sa të lashtë, aq edhe të përveçëm shqiptar; këndëvështruar si në përmbajtjen indentitare ashtu edhe gjuhësore ( si njësia bazë e kombit); krahas asaj entogjenezës sonë të tejnjohur botërisht.

Si rrallëkush autor tjetër, Skënder Kapiti ynë, i brumosur mendërisht e shpirtërisht, siç e kërkon bashkëkohësia, u bën me plot vëmendje fillimisht një skaner të plotë shtyllave të mermerta mbi të cilat ngrihet Kombi;pastaj me plot kurajo civilo-qytetare bën një autopsi të plotë, ku janë shkelur apo devijuar parimet e ligjit për interesa të ngushta meskine, të çastit, herë-herë propogandistike, servile, puthadorëse, vasale, keqqeverisëse; gjithashtu të nënshtruara karshi të huajve, kinse për të na sjellë mirëqenie më të mirë për qytetarët e bashkëkombasit e vet. Gjepura, gjepura dhe rrahje uji kot-koti në havan, jo vetëm nga mosdija, por më fort e madje qëllimisht nga egoja, zilia, ligësia, mendjemadhësia dhe interesa personale e familjare nga të fryjnë erërat.

Të mos harrojmë, nënvizon e ripërsërit shpesh autori, postulatin me kryesentencën: Atdheu është Atdhe edhe kur të dënon, edhe kur të ‘’ vret;…shpesh edhe jo për fajin tënd; porse shkaktuar nga fodullët, prapashpinësit e shpifësit e pashpirt, të pabesët, sevilët madje soj e sorollapët e tyre të çdo ngjyrimi nga spektri politik. Qartësisht, Atdheu identituar është vetëm një në Jetë: është Atdhe, gurthemeli dhe pikë!

Kozmopolitetet dhe përralltarët e neveritshëm që e quajnë ‘’atdhe, apo atdhe të dytë’’ vendin ku kanë siguruar të ardhura të bollshme; në mendjekthjelltit, nuk i marrin kurrsese në konsideratë. Ata, ato kombtarisht (Atdheun e kombin) i kanë errësuar, në mos fshirë nga koshienca e tyre. Sa keq, sa mjeranë të pashembullt! Nacionalizmit real dhe bashkimit kombëtar të ëndrruar prej shekujsh natyralisht që ardhja e demokracisë së shumëpritur, i dha impulsionin e munguar në mjaft hope spiralesh politiko-sociale-pskologjike si psh:integrimi ekonomik përmes lëvizjeve dypalshe të njerëzve, mallrave, veprimtarive konkrete shkencore, albanologjike, arsimore, kulturore, sportive, turistike;gati-gati mjaft dimensionale brendakombëtare (shqiptare). Mirëpo, gjithësesi janë ende me hapin e breshkës, si me thënë, penguar nga korrupsioni gërryes eruptiv, egoizmi ziliqar i shumëfishtë, keqfuksionimi i mekanizmave e teknikaliteteve të duhura, shkelja e hapur e parimeve demokratike të reciprocitetit vëllazëror, ndërhyrja pa kriter të pluritarizmit të dhjetra subjekteve politike krejtësisht të panevojshëm etj, etj.; të cilat pasurojnë vetëm oligarkë-pushtetarët e të gjithave ngjyrave me bizneset korruptive. Pra, që të gjitha këto krijojnë përçarje në rrugën e duhur të triumfit kombëtar, gjë që u shërben indirekt edhe fqinjëve sllave e grekë për të na ripenguar e ripërçarë si gjithmonë në çdo hap tonin, siç dihet fare mirë historikisht.

Me plot bindje mendore e shpirtërore, librin ‘’Triumfi i Kombit’’ të ideuar e realizuar kaq bukur si në brendi, emërtim e në kopertinën kuq e zi, do ta quanim me plot gojën një Traktat e Manifest tepër të zgjedhur, madje të saktë e mbi të gjitha udhërrëfyes për trasenë tashmë të çelur të Bashkimit Kombëtar e të Triumfit të Kombit shqiptar, tërësisht të aftë, të maturuar, të miratuar nëpër malsakrificat e bëra ndër shekuj dhe të njohura globalisht.

Sapo mbaruam së lexuari dhe rilexuari me vëmendjen e duhur e të përkushtuar totalisht këtë libër shumë aktual e të domosdoshëm për çdo boshkëkombas/e që i thotë vetvetes krenarisht shqiptar/e: bindesh se autori i talentuar intelektualisht dhe patriotikisht, z. Skënder Kapiti, ai është një demon i zoti i fjalës , i së vërtetës së saj, i peshës së saj të pazëvendësueshme;nëse ke lajmotiv të përhershëm atë që s’e kanë popujt e tjerë: Besa-besën, trimërinë dhe mikpritjen e spikatur shqiptare të gjithëkohshme! Dhe kësisoj jemi qysh nga lashtësia jonë heroike e kreshnikëve deri tek mbrojtja aq e guximshme, e papërshkueshme e heroizmit ndërkombëtar të të djeshëm prej sulmit shfrarosës të nazizmit gjakataro-kafshëror ! Duhet të jetë e qartë si drita e diellit përgjithmonë se: pa mendjen , diplomacinë;pa armët e pathyera por të bashkuara të Isa Boletinit, Hasan Prishtinës, Bajram Currit dhe plejadës së tyre famoze, shkrirë për Kombin e Bashkuar dhe me pasurinë , edhe me jetën e tyre po edhe të të bijëve familjarëve së toku; nuk do të kryhej dot kurrë akti madhor i Pavarsisë Shqiptare të 28 Nëntorit 1912…Këtë, duhet ta shkruajë me gërma të arta e të mëdha historiografia e re shqiptare( jashtë çdo konjukture partiako-pushtetaro-klanore, sikurse deri më tani) dhe pikë!

Vetëdija jonë prej studuesish e shkrimtarësh, sikurse ajo e vetë autorit të talentuar Skënder Sadri Kapiti, e prekur deri në thelb, na nxit të shprehemi edhe : si nuk është gjetur në kohën e në vendin e duhur deri më tash që, sëpaku portreti i merituar kombtarisht i kryepatriotve si më lart, të stampohet (veç busteve, memorialeve, albumeve) edhe në një kartëmonedhë mbarëshqiptare përpos tre shkrimtarëve tanë Pjetër Bogdanit, Naim Frashërit e Asdrenit, madje deri para pak vitesh edhe të Fan Nolit në kartmonedhat aktuale shqiptare të Shqipërisë demokratike. Dhe kjo dukuri tejet e vonuar, sipas nesh, është sa e çuditshme aq dhe paradoksale !

Shtylla kurrizore e veprës së Skënder Kapitit është motivimi këmbëngulës e zbërthyes i tij deri në pësëritje si nënë e dijes për: nacionalizmi është legjimitet demokratik, real, konkret i kombit shqiptar;për të cilin kanë aspiruar , luftuar, dhënë jetën patriot të kalibrit Abdyl Frashëri , Ymer Prizreni, Sulejman Vokshi, Haxhi Zeka e dhjetra syresh të penës, të pushkës, të besës, me vizione madhore. ( në zemrën e Shqiptarisë etnike, në atë Prizrenin legjendaro-historik) në kohërat më kritike të ekzistencës sonë përballë padrejtësive e dhelpërive të Fuqive të Mëdha e të fqinjëve ardhacakë në trojet tona për të na copëtuar e shqyer për fare.Dhe kryesorja, sa lart e larg qëndrojnë përgjithmonë këta burra shteti e përherë në antipod; në kundërshti të hapur me pushtetarët e sotëm të paditur, të paaftë, të etur krye e këmbë për ego e kult personal;po ashtu edhe megalomanët, rrethuar nga servile e puthadorët; thënë troç e ashiqare deri në tradhtarë të kamufluar me demagogji e slagone, plagjarë parimesh e tregtarë flamujsh nga të fryjë interesi i tyre, kinse të “moderuar’’ por në fakt, aspak largpamës, asnjë grime vizionarë e kursesi atdhetarë! Përkundrazi, vegjetojnë e zhurmojnë lojën e gjinkallave parazitare; tamam sikurse dikur kulltukofagët e kohës Fanoliste të 1924-ës për të ruajtur afiqet, postet e majme; bile të turrur si hienat pas pasurisë së popullit e të kombit për veten, farefisin; duke ngritur e mbirë kudo porsi kërpudhat biznese e kompani fantazma; pale me vila e pallate e kampingje, madje pa harruar grabitje pronash të majme sidomos bregdetare e malore turistike me tenderime, konçesione abuzive. Shkurt, duke mos lënë gjë pa lakmuar e përvetësuar e tjetërsuar e fallcifikuar me çdo mjet, kusht, mënyrë, rrethanë, mjedis në kohë e hapEsirë, siç i thonë. Aq sa populli e kombi ynë. ende i pabashkuar , është gati i shokuar nga dyshimi stresant, mosbesimi, tragjiko-tradhtarizmi; ndaj bën pyetjen retorike deri në absurd: prisni, prisni, ç’keni për të parë ?! Madje, më keq akoma: deri kur kështu ma ?!

Argumentet e shumta që sjell autori Skënder, tepër vigjilent shkrimor i situatave konkrete dhe perspektive për shtjellimin e librit në fjalë, janë jo vetëm bindëse, polemizuese, detajuese dhënë me stil konçiz në përmbajtje me çdo përballje kundërtezash kopjative e bajate e shterpe të të tjerëve.

Pra, asnjë dyshim , komplet ndryshe nga plot analistë të tjerë që rrahin gjoks me ato shuplakat flakë duartrokitëse;madje duke ngritur vetullat se janë ‘’kompetentë’’ apo ‘’alternativë’’;kurse në fakt nuk thonë asgjë të re, pale më të zbërthejnë tematika të tilla kockore sikurse vepra e plotsuksesshme e autorit Skënder për kombin, nacionalizmin, patriotizmin e faktuar, etikën qytetare, entopsikologjinë mbarëshqiptare, moralin e vyrtytet trashgimore shqiptare deri tek risitë e sotme për qytetrimin demokratik të shteteve më elitare, të cilat kanë zbatuar drejtë filozofinë e ligjshmërive kushtetuese më të përparuara ndër shekuj.

Stili i pasur argumentues e konçiz i autorit Skënder Kapiti, sëtoku me fjalorin novator, tregon sot e gjithë ditën, veç tjerash, maturi, dhunti, guxim, vizon, talent të përveçëm.

“Të shprehurit shkurt, qartazi, me finesë e inteligjencë, janë dhunti vetëm të të talentuarëve…’’ ka thënë , shkruar e zbatuar edhe vetë prozatori e dramaturgu i madh Anton Çehovi.

Sa vështirë ka qenë, është e do të jetë të gjesh e të hedhësh në letër fjalën e kryefjalën e sentencën e saktë, të mirëpeshuar, polemizuese sipas rastit e vendit dhe aspak fyese;por bindëse, përmbledhëse, kyçe për çdo lexues/e të nivelit mesatar! Pa eufori e asnjë fije elozhiste, themi prerazi: vepra filozofiko-shkencore e autorit tonë Skënder Kapiti kërkon e meriton një lexues/e domosdoshmërisht me laps në dorë, të përkushtuar, të kualifikuar, inteligjent të nivelit patjetër të shkolluar.

Me bisturinë e kirurgut shkrimor të sprovuar në kohë e hapësirë, autori Skënder i bën jo vetëm skaner të plotë e të munguar deri më tani, aktualitit demokratik e të tejzgjatur kotkoti tranzitiv në Shqipëri, duke nxjerrë në dritë të diellit 22 krizat reale në fusha të ndryshme të jetës politiko-ekonomike dhe shoqëroro-psikologjike( pa anashkaluar analizat e sintezat e thelluara për qeverisjen aborrtare të Monakrisë zogiste dhe regjimin totalitar monist pas tij) ; të dukurive të së kaluarës e sidomos të sotme të kinse “njeriut modern’’ kurse në të vërtetë shpesh të një idiotizmi permanent Dostojevskan!

Kur lexon e rilexon me laps në dorë veprën e autorit Skënder Kapiti, e kupton mirëfilli sesa është thelluar Ai nëpër veprat madhore filozofike të shekujve të kaluar e sidomos të rendit të ri kapitalist të shekujve ‘19-20 si bie fjala: “Mbi dialektikën’’ ‘’Antidyring’’, ’’Kapital’’, ’’Materializmi dhe empiriokriticizmi’’, ’’Mbi ekonominë” e Adam Smithit etj, etj.

Pra, në opusin e pasur, të larmishëm, konkret, racional të autorit Skënder me qindra artikuj e analiza të publikuara në botim, spikat libri i veçantë ‘’Triumfi i Kombit’’ ( me 26 zbërthime tematike të prushtë në 156 faqet e veprës). Por ajo që vihet re të z. Kapiti është erudicioni i gjithanshëm i tij, vecanërisht ai filozofik, historik e patriotik si studiues i Kryeveprës më të madhe filozofike botërore , atë të “Kritika e arsyes së pastër” të Immanuel KANT si dhe ato të filozofit Fichte.

Le të ndalemi në thelbin e saj, sa origjinal, aq edhe eurodit; sa polemizues aq edhe rrugëzgjirdhës;sa aktual aq edhe prespektiv të domozdoshëm. Qysh në krye të herës duhet pohuar se: pena e qartë e autorit Skënder është jo thjesht tjetërlloj, alternative apo ca mistike….siç e paracepton ndonjë studies i pathelluar në thelbin e ajkës së saj. Përkundrazi, është penë e hapur, e lirë, bashkëkohore, sa teorike aq dhe praktike; porse e parimit bazëkritik analizo-sintezë e deduksion, bangoprovë e dinjitoze në realitet.

Pikërisht, ashtu siç e ka përjetuar mbi shpatullat e veta realisht vetë autori ynë personalisht e familjarisht; talentit të të cilit i vinin shkopinj nën këmbë qysh në adoleshencën gjimnazore sepse ëndërronte, mendonte, provonte e vigjilonte; pastaj shkruante të vërtetat e hidhura farmak objektive të realitetit të vrazhdë, me bisturi, me paanshmëri, bruto; ashtu siç hante ndershmërisht veçse bukën e djersën e ballit. Asgjë më shumë! Krejt ndryshe nga bashkëmoshatarët e birbot e llastuar, të cilët e rrethonin për t’ia huazuar pjekurinë e aftësinë; madje rendnin shkollave të zgjedhura nën emrin e lavdinë e prindërve pushtetaro-lajkatarë e aparatçikë regjimesh të ish- diktaturës së proletariatit dështak.

Autori Kapiti që në vitin 2008 kur u shpall Pavarësia e Kosovës ishte i pari I cili e porosiste politikën kosovare se : serbët e Kosovës nuk duhet të marrin aspak e asgjë më tepër se sa që të kenë shqiptarët e Preshevës.

Autori thumbon duke ia çjerrë maskën politikës greke e cila krejt ndryshe nga sa jeton e gëzon vijimisht minoriteti grek në Shqipëri : ajo politiko-kuajsh ( ende me atavizmën e ‘’ligjit të luftës me Shqipërinë’’) mban peng paradoksalisht deri në dhimbje e mohim ekstrem riatdhesimin e çamëve shqiptarë, pa bërë më t’u njohë atyre siç u takon dhe meritojnë ligjërisht e trashgimisht pronësinë, të drejtat civilo-juridike e kombëtare! Ndërsa shqiptarët e Maqedonisë së Veriut duhet të kenë statusin e kombit shtetformues, sepse janë komb e kurrsesi minoritet. Gjithashtu, nacionalizmi ynë demokratiko-kombëtari i dy shteteve shqiptare, ka përgjegjësi edhe për mbrojtjen e përkujdesjen e shqiptarëve tanë në Mal të Zi dhe gjithandej nëpër diasporën globale.

Autori vizionar Skënder Kapiti , me mjeshtëri të rrallë, të plotë e të vërtetë prej inelektuali të pjekur të modelit studiues, programazon vizionin e shekullit të ri ku rrojmë: Kombit shqiptar i nevojitet domosdo konsolidimi i vet kombëtar veçse me nacionalizmin demokratik përbashkues kombëtar, mirëqënie stabile e në rritje, siguri kombëtare, krenari tradicionale dhe novatore mbarë shqiptare legjitime e plotë me synimin e qëllim që të pranojë e respektojë të tjerët me parimet e njohura ndërkombëtare; gjithashtu të pranohet e respektohet prej të tjerëve globalisht, me bazë të arritjeve të merituara në kohë e hapsirë. Po aq mjeshtërisht, në trajtën më skrupuloze të mundshme dhe me intuitë tepër të hollë, autori Skënder detajon e shpalos para lexuesve rrugët e mundshme të Triumfit të Kombit shqiptar.

Lexuesve po u paraqesim kapitullin përmbyllës tw Librit “Trumfi i Kombit” me Titull: “Kryedetyra jonë: konsolidimi i kombit, pavarësisë dhe demokracisë që përshpejtojnë Bashkimin të veprës sw Skënder KAPITIT, po ua paraqesim kwtw kapitull si argument justifikues e sqarues , të saktësisë dhe të vërtetësisë së titullit të këtij shkrimi tonw se ky Libër është me të vërtetë “TRAKTAT DHE MANIFEST KOMBËTAR”

Kryedetyra jonë: konsolidimi i kombit, pavarësisë dhe demokracisë që përshpejtojnë Bashkimin

“Nëse njerëzit e një populli nuk kanë besim te vetvetja dhe nuk janë të ndërgjegjsuar fort për rëndësinë e përkatësisë së tyre kombëtare, atëhere ata mbeten kozmopolit dhe të pushtuar nga ksenomania që është respektimi , imitimi dhe deri dhe adhurimi i gjërave të të huajve, duke arritur qoftë dhe padashje që të bien dhe pre e vullnetit dhe e të këqijave të tyre.

Dhe kur shumica prej tyre kanë për kulturë hipokrizinë dhe si moral durimin e të padurueshmes, tolerimin e të palejueshmes dhe sidomos lehtëmashtrimin për pak interes personal, si dhe lehtëmashtrimin nga paraja, joshja dhe korrupsioni , që do të thotë rënia pre ndaj korrupsionit e më pas duke dhe e mbajtur dhe ushqyer atë, si dhe kur njerëzt kanë dhe zbatojnë ndërvete si ligj të pashkruar inatin, egoizmin, tradhëtinë dhe hakmarrjen atëhere ai popull lëviz ngadalë si komb.

Për konsolidimin e kombit nuk mjaftojnë vetëm geni dhe gjuha e etnisë po duhet që mbi to që janë dhe themelet më të forta të kombit të ndërtojmë Kullën e kombit, shtetkombin e bashkuar që s’ka të përfunduar, pasi pandërprerë kërkohet nga kombi Besimi, edukimi, punë e përpjekje për evoluimin patriotik, moral, material dhe të demokracisë, por të një demokracie që përzgjedh jo një elitë të keqe e të korruptuar , po që përzgjedh një elitë aristoktate, patriotike dhe fisnike, se ndryshe ajo bën të keqen me mashtrimin dhe korrupsionin. Kryesore dhe parësore për një komb të bashkuar është Pavarësia.

Pavarësia është vepra më e madhe që realizon një popull me krijimin dhe bashkimin e tij në një shtet kombëtar, është një ndërgjegjsim i vazhdueshëm i tij për parkatësinë dhe rëndësinë e saj , përkatësi për të cilën ata ndjehen krenarë dhe ku brënda kësaj përkatësie të pavarur ata realizojnë personalitetin e talentin e vet dhe dinjitetin e nderin e vet drejt një qëllimi të përbashkët për sigurimin e jetës, lirisë dhe lumturisë.

Pavarësia është një ndërgjegjsim kundër nënshtrimit, egoizmës dhe ksenomanisë., është shpëtimi prej humbjes, është dështim i disfatës dhe përçarjes.

Pavarësia është zhbllokim i dijeve, mundësive dhe i energjive të kombit, është reforma e fillimit të reformave dhe të reformimit të vazhdueshëm të tyre, është atdhetarizmi i çliruar prej vargojve të pushtuesit, është demokracia e çliruar nga diktatura, padrejtësia dhe korrupsioni dhe ndëshkim i politikës dhe pushtetit që i shkakton ato.

Pavarësia është pika ku fillon ngritja, pika ku fillon lirshëm liria, ku fillon lulëzimi, është zanafilla ku fillon konsolidimi dhe triumfi drejt ngritjes e ngjitjes lart si një proçes i pakëputur dhe i pandalshëm në përjetësi.

Pavarësia është realizimi i ëndrrës së brezave të së shkuarës që vuajtën, sakrifikuan e luftuan aq shumë për të, e që kemi fatin ta gëzojmë ne dhe brezat që do të vijnë pas nesh. Ne po dhe ata që do vijnë pas nesh duhet t’u japim egzistencë brezave të së shkuarës prej vazhdimësisë sonë duke tejkaluar ëndrrat e tyre të guximshme për lirinë, begatinë, lumturinë dhe krenarinë kombëtare.

Pavarësia është fillimi i një epoke të re që na ngarkon me detyrë dhe përgjegjësi për të bërë në vazhdimësi ndryshimin madhështor në garë me kohën dhe popujt e tjerë për të mos mbetur të fundit nw garën e rrugës e qytetërimit.

Pavarësa është krenari për çdokënd prej nesh siç është krenari e çdo biri e bije për prindët e vet.

Pavarësia është shteti si djepi ku prindët rrisin fëmijën e vet, është si toka që ushqen njeriun , është si liria për jetën dhe punën e njerëzve në atdheun e vet.

Po nëse Pavarësia fillon e venitet atëhere faji për këtë nuk është pushtuesi prej të cilit jemi çliruar dhe as të huajt e tjerë , po jemi vetë që i akuzojmë ata për alibi sa për të qetësuar ndërgjegjen.

Nëse Pavarësia fillon e venitet qoftë dhe përkohësisht faji numër një është politika , filozofia tinëzare e korrupsionit, papërgjegjshmërisë , tradhëtisë dhe e egoizmit të saj të kobshëm që është e tillë dhe aktualisht e që po na pengon duke na vonuar konsolidimin tonë.

Është mjerim dhe e pakwndshme por duhet ta themi se Shqipëria me 102 vjet Pavarësi dhe Kosova me Pavarësinë e re 6 vjeçare kanë mbetur të fundit në rrugën e konsolidimit të Pavarësisë dhe Demokracisë dhe sa më shumë të zgjatet kjo rrugë aq më shumë venitet Pavarësia dhe aq më shumë venitet dhe aspirata e Bashkimit Kombëtar, aspiratë venitjes së të cilës i paraprinë papërgjegjshmëria, pandjesia patriotike e politikës së interesit të ngushtë për pushtet që u pa me rastin e 6 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ku në Shtetin Amë, në Shqipëri, nuk u zhvillua asnjë aktivitet festiv apo përkujtimor dhe minimalisht as nuk u duk as shtimi apo vendosja e simbolit kombëtar të Flamurit Kombëtar dhe as ai Shtetit të Kosovës jo se jo, gjë që sikur tregoi atë se për politikën e Tiranës, Kosova është jashtë vëmendjes së saj , dhe kjo nuk duhej kurrësesi të jetë përveçse e përkohshme dhe kalimtare, pasi është gjaku dhe lufta, vuajtjet dhe sakrificat më të shumta të shqiptarëve të Kosovës ato prej të cilave erdhi Pavarësia edhe e Shqipërisë në vitin 1912.

Kur nuk bëhet diçka për festa, të paktën thjesht ceremoniale kombëtare, morale dhe shpirtërore të shkon mëndja se nuk bën gjë konkrete e serioze në funksion për integrimin panshqiptar dhe për bashkimin siç tregoi dhe “sakrifica” ekonomike e 100 mijë eurove për Preshevën në takimin e Janarit në Prizren të dy qeverive shqiptare. Kjo është ashtu si dhe ajo që ka bërë e kemi dëgjuar gjithmonë nga gjithpolitika e të gjithpushteteve edhe të para këtij të sotmi vetëm retorika patriotike spekulative për interes pushteti në Shqipëri.

Shqipëria asnjëherë nuk e ka kryer detyrën si një qëndër e orientimit panshqiptarë veçanërisht e konsideruar e tillë nga shqiptarët e trojeve etnike në Ballkan, po më shumë dhe vetëm i ka shërbyer politikës së ngushtë për pushtet në Shqipëri madje edhe për motive ideologjike. Edhe pasiviteti dhe indiferenca e politikës së saj sot në lidhje me Kosovën ka brënda saj djallëzinë për ftohje dhe largimin politik dhe të katalizimit të të njëjtit reaksion të politikës kosovare me qëllim të ndoshta dhe artificialisht të nxitjes së krijimit të entiteteve shtetërore të Shqipërisë dhe Kosovës si dy shtete të ndryshme; politikë kjo e miopisë , interesit të ngushtë, po pse jo edhe që edhe të lind dyshimi si politikë e zgjatimeve të tentakulave të politikës antishqiptare të gatuar gjetiu e që ka gjetur gjithmonë strehë historikisht në politikën e Tiranës zyrtare, e cila nuk ka nguruar madje dhe të veprojë edhe hapur kundër interesave të shqiptarëve jashtë kufijve të saj dhe që historia i di po dhe do t’i shënojë.

Pritja dhe vizioni pritës që ka shumica politikës si në Shqipëri dhe Kosovë se prosperiteti, konsolidimi dhe Bashkimi do arrihet kur të integrohemi në BE është një kamuflim që bën ajo për të fshehur dështimet e veta dhe qëllimin tinëzar të vet për tu përzgjatur e zvarritur në pushtet , se vetëm pushtetin, ajo, dhe politikanët tanë aspirojnë.

Askush nuk mund të profetizojë për të ardhmen e të tjerëve kur nuk di as se çfar bën në shtëpinë e vet.

Është kryekëput faji i politikës sonë që ne Europa po na shikon e trajton si dy shtet-provinca periferike siç ishim ne dikur si Vilajete në Perandorinë Otomane, dhe kjo, edhe justifikohet se vjen si meritë e kryetëparëve tane politikanë që na janë bërë bajraktarë modern, pasi dy vendet tona janë të parat e Europës për moszbatim të ligjit, në korrupsion e varfëri, jemi dy vënde që nuk këmi realizuar as nivelet e as standartet moderne demokratike shtetformuese dhe pothuajse dy vënde dhe të falimentuara ekonomikisht dhe financiarisht pasi mbahen me borxhe e donacione si dhe prej parave të mbi 2 milion emigrantëve që punojnë në perëndim.

Prandaj dhe kryesisht për këto arësye BE refuzon integrimin , dhe po për këto arësye ne i lutemi Europës që të na “pushtojë” për të na pranuar. Është vetëm dështim për politikën tonë po dhe pastaj dhe për të gjithë ne që gjithmonë të jemi dakord për të marrë vetëm atë se çfarë të na japin të tjerët dhe të bëhemi e të bashkohemi siç duan dhe kur duan të tjerët.

Venitja që vjen nga korrupsioni dhe dështimet sjellin mosbesm, humbje shprese dhe dëshpërim , prandaj kërkohet rilindje e ringritje për të bërë reforma e ndryshimin për përmirësm dhe për realizimin e konsolidimin e Pavarësisë.

Pavarësia e vërtetë realizon integrimin shpirtëror dhe moral, integrimin gjuhësor dhe kulturor dhe atë material të mirëqënies së kombit në shtetin e pavarur. Por Pavarësia nuk i shpëton dot ligjit të varësisë dhe të tolerancës e bashkëpunimit, se Shteti i pavarur i Kombit të Bashkuar në të, varet dhe duhet të tolerojë dhe të tjerët, ku dhe të tjerët janë ata të cilët dhe varen po që duhet dhe ata të na pranojnë dhe të na tolerojnë ne.

Ky është personaliteti, dinjiteti dhe reciprociteti që vjen nga Pavarësia; Pavarësi e cila realizon sovranitetin jo vetëm të shtetit si sovranitet të jashtëm, po edhe si pavarësi që realizon dhe sovranitetin e brëndshëm si të individit e të shoqërisë, ku atë të indvidëve të tij si autonomi personale të tij për lirinë, të drejtën dhe talentin krahas atij të realizimit të sovranitetit demokratik të shoqërisë, si mbiqeverisje të shtetit me kushtetutën e vullnetin e tij e cila edhe kontrollon po edhe ndëshkon çdo qevërisje dhe çdo pushtet.

Në mbyllje them se ne duhet t’u japim disfatën dhe humbjen atyre që dëshirojnë disfatën dhe mossuksesin tonë. Ne duhet të përmbushim kryedetyrën tonë që është tani dhe mbetet në vazhdimësi: emancipimi e konsolidimi i vazhdueshëm i kombit, pavarësisë, demokracisë, edukimit dhe rritjen e mirëqënies e prosperitetit dhe që i paraprijnë Bashkimit të Kombit”.

Vlera më sublime e jona është e do të jetë veçse realizimi i Bashkimit Kombëtar demokratik. Alternativë tjetwr s’ka e s’duhet të ketë, as në mendim, as në praktikë;madje asnjë vonesë se do na fajwsojw e dënojë historia vetë, mësuesja e jetës, jo vetëm si të paaftë porse saktësisht matrapazë apo dhe më keq tradhëtarë e tregtarë flamujsh partiakë kotkoti! Por të dëgjojmë e prekim vetëm zërin e shpirtin e përndezur e të ndërgjegjësuar të popullit tonw i cili ka bërë historinë tonw vlerëshumë deri këtu nëpër tallazet mijravevjeçare të qëndresës e të identitetit autokton tonin original etnogjenetik.

Shkurt: s’ka arsyetim e veprim më logjik, racional, analitiko-sintetik se sa ky MANIFEST, dhe pikw.

Sfidën e kemi në dorë kaq pranë: o sot o kurrë! Sentenca jonë është:kemi qenë, jemi e do të jemi një komb;një shtet, një gjak e një gjuhë.

Kështu na e lanë të parët, atdhetarët famozë, ndaj le të rrojmë krenarë e legjitimë, me nder si ngaherë përpara se të vdesim të qetë, të bashkuar, me vlerë!

Kombi i bashkuar shqiptar, guri ynë themeltari i popullit tonw, ka qenë, është e do të jetë mendja dhe zemra e një trupi të vetëm të shëndoshë etnikogjeneologjik historik…( mirëpo mjerisht e fatalisht të cunguar në dysh nga padrejtësitë historike të njohura e të pranuara botërisht; ndaj e ritheksojmë duke e përsëritur mjaftushëm me kaq). Çdo durim e ka një cak;prandaj sic na mëson urtia popullore: ndalu, o beg se ka ka hendek!! Qofshim , pra, të përbashkuar (ashtu si vargu kulmor ideor i Himit të flamurit kuq e zi) rreth boshtit të palëkundur të Identitetit tone trashgimor iliro-arbëror-shqiptar të patjetërsueshëm përgjithmonë!

Si konkluzion a rezyme përmbledhëse:

Vepra vlerashumë ‘’TRIUMFI i KOMBIT’’ e Skënder Sadri Kapitit na ka bindur plotësisht që të shprehemi po me aq aktualitet se: ajo i shërben mirëfilli jo vetëm aktualitetit të sotëm kaq të vrullshëm e të prushtë për shumëçka rreth problematikës mbarëkombëtare shqiptare;madje veçanërisht Bashkimit të pashmangshëm Kombëtar;gjithashtu edhe perspektivës së të ardhmes të Kombit tone të dashur, vital, krenar e të përveçëm, sa të moçëm aq edhe modern; i cili ka identitetin e tij autokton në trojet e veta mijravjeçare pellazgo-ilirike, arbërore shqiptare. Po aq, ky komb ka edhe gjuhën e lashtë shqipe, të karakterit indoeuropian në grupim më vehte në trungun e pemës filologjiko-etimologjike të origjinës së vet burimore, në bazë të deduksionit shkrimor të stërprovuar e të pranuar nga dijetarët, shkencatarët, akademikët më të mëdhenj të Kontinentit Evropian; të cilët e kanë studiuar atë duke lënë vepra sIkurse; Gustav Mejer, Franc Bopp, Gjorg Fan Hahn, Norbert Jokli, Jireçek, Biemmi, Kristian Sandfeld e dhjetra të tjerë.

Duke e përgëzuar nga zemra për arritjet e deritanishme autorin e talentuar Skënder Sadri Kapitin, i urojmë jetëgjatësi moshore në radhë të parë;njëherësh edhe vijimësi të begatë krijuese në fushën e pamatë ende djerrinë filozofike e psikosocialogjike, duke qenë të sigurtë bindshëm, se pena e tij e ndritur, e palodhur, e pjekur, guximtare do të na japë prova të tjera akoma më të arrira, brilante, befasuese, të dobishme, JETËSORE!...

***

Durrës    dt. 3 11. 2022



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora