E shtune, 20.04.2024, 04:13 PM (GMT+1)

Kulturë

Meti Rexhepi: Grishjet e popit në kishë

E marte, 08.11.2022, 07:56 PM


GRISHJET E POPIT NË KISHË

Meti Rexhepi

lutja e popit në kishë

grish

për mbushje e zbrazje  arsenalesh vrastare

nga goja e dora e një Perëndie bastarde

me simbole të sakrificës nën kryq

trille shënjestrash në secilin udhëkryq

nisen lukunitë drejt vajesh qeshjesh lojërave fëmijësh

priste “çlirimin” soji qoftë veçse i rrembave të atyre

të ca gjymtyrëve të këputura të racës

pa plotësinë e trungut tej përkatës

doemos  shpatat  e  helmatisura  të lutjes fluturojnë

e përshkojnë mijëra gjokse e zemra

tej përtej njerëzve godina mbi dy këmbë të lakueshme

prej eshtrash mishi ajri nervash bari-njelmësi e dheut

caku i pakufishëm për shtrirje të pakufishme

e  çizmeve  të Perandorisë Gllabëruese

kumbon  refreni  kishës i korit  të “lutësve”:

Zot i Gjithëmëshirshëm

jepi shtytje dhe grishje filo-rusëve

e shenjtë raca “paqësuese”

popi  joshet  për Carin    një fron  mbi  botë

Hirësia e Krye-popëve  “bekon” Krye-militantin

sfondi i ikonografisë  mes  pengut  të Jezuit

sforcohen vrulle tej rrënojave ngrehinash

vullneti  puro i “paqes” prerje  pleksjesh të trashëgimisë

hidhen përmes  kufijve të flakës

reshjet e predhave të marrëzisë

dhe pllenime kudo të (vi)rusëve

me ftohje e ngrirje tragjedish

në kontinentin frigorifer të Siberisë

përmbyllte liturgjinë bariu i grigjës

hapte dritaren andej  shkrumb-najë

e mandej  çfarë pastaj  modelet e Krishtit ri-vrarë

i hipte mëshirës  sikur një pele hergjele

Hyjninë e tij të Lartë e zbriti në Kremlin

ujësueshëm  dhe  pëlleshëm

vullnetin e njësuar  e vari pas  Zotit  Putin

Perëndisë të zbritur në trajtën  e atij që mori  vendim

për përzënien e diellit nga miliona sy

tmerrit tij ri ngrihen të rënët e çatalluar si pandemi

si lugetër si mëkatarë  egërshanë  me  urna ndezur me kazanë të valë

kush e di mbase  shpirti  në derr do t`i mishërojë

për Natën e Pashkës Ortodokse derrit  i pritet koka

dhe  i cakërrohet ”vodka” në gota

amen

Gjilan,  6 nëntor 2022



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora