E enjte, 18.04.2024, 11:37 PM (GMT+1)

Kulturë » Mehmeti

Hazir Mehmeti: Aktivitete letrare dhe Darka e Lamës në traditën kombëtare

E hene, 07.11.2022, 09:00 PM


AKTIVITETE LETRARE DHE DARKA E LAMËS NË TRADITËN KOMBËTARE

“Pena e Artë – Martin Camaj” iu nda poetit Sylë Bajrami, Çmimi vjetor “Fran Tanushi”, në  poezi iu nda Xhevat Muçakut kurse në  prozë shkrimtarit Muharrem Blakaj. Pjesëmarrës nga disa vende të Evropës.

Nga Hazir Mehmeti, Vjenë

Organizuar nga Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë në bashkëpunim me Klubin Letrar “Martin Camaj“ dhe Klubin Letrar “Bekim Berisha – Abeja“  në Moosburg u mbajt aktivitet i dhjetë letrar shoqëruar me elemente artistike të traditës së lashtë shqiptare.

Takimin e drejtoi Mentor Thaqi, sekretar i Lidhjes së Shkrimtarë në Mërgatë, duke i përshëndetur  në emër të organizatorit uroi një mbrëmje të frytshme me letrat dhe artin e kulturës sonë. Kurse Musa Jupolli, Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve në Mërgatë mbajti fjalën e hapjes. Ai mes tjerash tha: “Nëntori dhe Qershori janë dy muaj të shenjtë të Arbërisë, janë muaj të shenjtë të kombit, janë gjuha dhe historia e trojeve Arbërore. Janë muaj dhe data të veçanta, që ndryshe nuk mund të ndodhte. Rruga ishte e gjatë, e mundimshme për ta shpëtuar kombin nga pushtues të egër, për t’i ruajtur vlerat Ilire-Arbërore, gdhendur në gur me shkronja ari. Është Flamuri që na e përkujton shpëtimtarin e kombit, që bota e njeh me emrin Gjergj Kastrioti, është mu ky Flamur që u ngrit në Krujë me 28 Nëntor 1443 e që na e ruajti gjuhën dhe emrin, po me këtë Flamur me 28 Nëntor 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë, po me këtë Flamur u themelua Lidhja e Prizrenit me 10 qershor 1878, po me këtë Flamur me 10/12 Qershor 1999  erdhi liria e Dardanisë”.

Të pranishëm ishin edhe figura politike nga Atdheu, mes tyre Faton Peci, Ministër Bujqësisë i Republikës së Kosovës, Shaip Kamberi, Deputet në Parlamentin e Serbisë nga Lugina e Preshevës, Medvexhës dhe Bujanovcit. Afrim Nura, Kosull nga Repulika e Kosovës në Bavari.  Të tre zyrtarët e ftuar nga Atdheu përshëndeten mërgimtarët dhe aktivitetin e bukur letrare të traditës.  Ata shprehën fjalë respekti për mërgatën si pjesë e një trupi të përbashkët të Atdheut.

Sylë Bajrami, kryetar i Shoqatës ...  i përshëndeti të pranishmit dhe ofroj të incizuar në zë Martin Camajn, një përshëndetje e ngrohtë historike e ruajtur me kujdes. Kjo përshëndetje u prit me duartrokitje të gjata nga të pranishmit.

Në orën letrare prezantuan veprat e tyre letrare nga të cilat autoret/ët lexuan pjesë të zgjedhura përcjellë me muzikë e cila i dha ngjyrë e shije fjalës artistike. Krijimtaria e përcjellë nga juria e Lidhjes së Shkrimtarëve në Mërgatë ndau shpërblimet tradicionale vjetore.

Çmimin vjetor në poezi “Pena e Artë - Matin Camaj”  iu nda krijuesit të njohur Sylë Bajrami. Çmimi i LKSHM "Fran Tanushi” për poezi Xhevat Muqaku, ndërsa për prozë shkrimtarit Muharrem Blakaj.  Çmimi “28 Nëntori”, piktorit Milazim Ukëhaxhaj, Çmimi "Kongresi i Alfabetit" e mori Shkolla Shqipe në Freising, respektivisht mësuesja  Nife Arifaj.   Mirënjohje të veçanta iu ndanë: z. Shaip Kamberit, Faton Pecit, Ministër,  Konsullatës së   Republikës së Shqipërisë dhe Konsullatës së Republikës së Kosovës. Mirënjohje iu nda  Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve në Austri “Aleksandër Moisiu”, për aktivitet e saja botuese me rëndësi gjatë vitit. Kurse kryetarit të kësaj Hazir Mehmeti iu nda mirënjohje për botime të dy veprave letrare e publicistike. Mirënjohje morën edhe Milaim Krasniqi, Gazmend Dashi, nxënësja 12 vjeçe Lorina Nebihi. Mirënjohje e veçantë për promovim kulture dhe ruajtje tradite, për vallen burimore Familjes Kurti; Imer e Zyla Kurti  dhe pesë fëmijët e tyre.  Mirënjohje të veçantë iu nda veprimtarit atdhetar Brahim Gërvalla,

Tetë vite me radhë “Pena e Artë – Martin Camaj”, punohet dhe sponsorizohet nga artisti Sokol Ahmetaj i cili jeton në Francë.

Mbrëmja letrare përveç ndarjes së çmimeve vjetore u shoqërua me lexime poetike nga autorë: Sylë Bajrami, Xhevat Muqaku, Mentor Thaqi, Musa Jupolli, poezi nga Fran Tanushi në shenjë kujtimi me rastin e njëvjetorit të ikjes në amshim.

Darka e Lamës u shoqërua me ceremoni nga tradita kombëtare shoqëruar me kostume kombëtare dhe në veçanti plisi si simboli i vjetër, vegla muzikore frymore: fyej, kavall, okarina  të punuara nga legjenda e folklorit burimor Shaqir Hoti.  Tradita e pritjes së të ftuarve, ngritja e dollisë festive, fjala e mysafirit dhe nikoqirit, përkujtuan odat tona në kullat e njohura shqiptare. Regjisor i të gjitha këtyre ishte poeti i njohur Mentor Thaqi me ndihmën e grupit të tij.

Pjesa folklorike u shoqërua me këngë e valle të luajtura me vegla muzikore tradicionale shqiptare: lahutë, sharki, çifteli, def, okarinë, kavaj fyej etj.   Në mbrëmje u promovua filmi “Mesazhi i Dëshmorit” me  regji nga Nexhat Nebihi.

Tradita dhjetëvjeçare e Penës së Artë – Martin Camaj është pasuri letrare e artistike e cila e meriton mbështetjen e të gjithëve, në veçanti institucioneve tona dhe bizneseve. Kjo do ta pasuronte ruajtjen e traditës, kulturës dhe mbi të gjitha gjuhën shqipe brezave në mërgatë, aq e domosdoshme. Përgëzime!



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora