E diele, 27.11.2022, 11:46 AM (GMT)

Editorial » Entela

Entela Binjaku: Konferenca "Acta Historica Civitatis Lugosiensis” mirëpret punimet e edicionit të dytë

E hene, 07.11.2022, 08:00 PM


Konferenca "Acta Historica Civitatis Lugosiensis” mirëpret punimet e edicionit të dytë

Nga Entela Binjaku

Nga data 28 tetor deri në datën 30 qyteti i Lugozhit (Lugoj) në Rumani u shndërrua në shtëpinë e përbashkët të shumë studiuesve. Të ardhur nga Universiteti i Padovas, Universiteti Shtetëror i Moldavisë, Universiteti i Konstancës, Universiteti i Oradeas, Universiteti i Mjekësisë së Tiranës etj., studiues e përfaqësues organizatash dhe institucionesh të ndryshme muzeore, hulumtues të sferave të ndryshme, gjatë këtyre ditëve u bashkuan në “Konferencën Ndërkombëtare të Historisë”. Ky ishte i dyti vit radhazi që ky qytet dikur ish kryeqyteti kulturor i rumunëve të Banatit, mirëpriti punimet e një konference mbi historinë vendore dhe kombëtare parë në një kontekst evropian. Organizatorët e këtij aktiviteti ishin: Bashkia e qytetit, Këshilli i Qarkut, Shoqata Kulturore e Banatit, Shoqëria Rumune e Shkencave Historike (dega Lugozh), “Muzeu i Historisë, Etnografisë dhe Arteve të Bukura” i qytetit, Shkolla e Doktoraturës së Historisë - Universiteti i Oradeas dhe Qendra për Studime Ndërdisiplinore "Silviu Dragomir Oradea – Kishinau. Hapja zyrtare e aktivitetit me titull: "Acta Historica Civitatis Lugosiensis” u mbajt në sallën e Universitetit Evropian “Josif Konstantin Drëgan” ku të pranishmëve ju drejtuan me fjalë përshëndetëse dhe mirëseardhjeje Prof. Univ. Dr Dumitru Kornean, rektori i Universitetit Europian “Drăgan”, prof. univ. dr.Sorin Domician Shiposh, drejtori i Shkollës së Doktoraturës së Historisë – nga Universiteti i Oradeas dhe njëherazi drejtori i Qendrës për Studime Ndërdisiplinore "Silviu Dragomir Oradea – Kishinau, Prof. Dr. Lucian Emil Roshka, presidenti i “Shoqatës për Kulturën e Banatit”, drejtor i projektit, Prof. Dr. Konstantin-Tufan STAN, nismëtar i Konferencws dhe drejtor projekti, Prof. Univ. dr. Dan Oktavian Cepraga nga Universiteti i Padovës dhe prof. dr. Jon Eremia nga Universiteti Shtetëror i Moldavisë. Një vend të vecantë në këtë aktivitet zunë botimet e reja si një kontribut i vyer i punës kërkimore të shumë studiuesve. Mbrëmjet i bashkonin sërish pjesëmarrësit në një atmosferë joformale të ngrohtë dhe miqësore. Në ditën e dytë të aktivitetit pjesëmarrësit në Konferencë vizituan komunën Viktor Vlad Delamarina, ndodhur jo larg qytetit. Kjo komunë është vendlindja e poetit dialektor, akuarelistit dhe oficerit të marinës Viktor Vlad i ndarë nga jeta në moshë fare të re. Komuna e cila ka marrë emrin pikërisht prej këtij marinari i ka kushtuar kujtimit të tij edhe një pikë muzeale. Ndërkohë të premten e 28 tetorit marinari, poeti dhe piktori Viktor Vlad u nderua nga të pranishmit me një ceremoni fetare dhe ushtarake mbajtur pikërisht përballë shtëpisë së tij të lindjes. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave Detare në bashkëpunim me Komandën e Garnizonit Lugozh dhe Komunën Viktor-Vlad Delamarina e nderuan këtë bir të zonës me një ceremoni solemne. Lokotenenti, piktori dhe poeti  që në shënimet e tij vendoste nënshkrimin DelaMarinë, (1870-1896) u dallua për poezitë e shkruara në të folmen e zonës dhe për pikturat e vecanta që përshkruanin atmosferën marine tipike të kohës. Në këtë ceremoni morën fjalën dhe nderuan kujtimin e tij ushtarakë, ish oficerë, profesorë, të afërm dhe vetë kryetari i Komunës. Në nderim të kontributit të një kurorë tij u vendos edhe  nga një grup studentësh të magjistraturës dhe doktoraturës nga Akademia Detare "Mircea cel Bătrân" e Konstancës, që janë sot brezi i ri i marinës rumune.

Edicioni i sivjetshëm i Konferencës Ndërkombëtare të Historisë, i mbajtur nën të njëjtin kuadër tematik si edhe edicioni i mëparshëm, ishte ndarë në dy seksione, me tema që vinin nga: “historia e mentaliteteve” dhe “seksioni i gazetarisë, letrave dhe i  marrëdhënieve ndërkombëtare”. Pjesëmarrësit: akademikë, historianë, studiues, studentë doktorature dhe studentë vinin nga qytetet të ndryshme të Rumanisë si: Oradea, Timishoara, Reshica, Fëxhet, Lugozh, Sibiu, Boksha, Arad, Kluzh-Napoka, Konstanca etj. “Si qershia mbi tortë” e këtyre ditëve në fund të punimeve pjesëmarrësve ju dhurua një mbrëmje e vecantë, me muzikë tradicionale. Interpretuesit ishin studentë e doktorantë të Fakultetit të Muzikës dhe Teatrit të Universitetit të Timishoarës Perëndimore të drejtuar mjeshtërisht nga Prof. Dr. Lucian Emil Rosca. E diela përmbyllëse e aktivitetitj u kushtua vizitave në muzetë dhe koleksionet publike dhe private në Lugozh dhe Fëxhet. Konferenca Ndërkombëtare e Historisë "Acta Historica Civitatis Lugosiensis", është shndërruar në këto dy vjet në një ngjarje shkencore, një motiv për punë kërkimore parë në një perspektivë evropiane.  Ky aktivitet i mbajtur në mjediset e  qendrës së formimit universitar në  këtë qytet u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë, mikpritëse e të mirësjelljtë ku gjithëkush edhe pse pjesëmarrës për herë të parë, u ndje si në shtëpi. Një ndër kumtesat e kësaj Konference ju kushtua edhe arumunëve të Shqipërisë. Situata  e tyre dje në izolim dhe sot në kushtet e njohjes ligjore si Pakicë Kombëtare”, rezultat e Censit të fundit dhe pritmënitë për organizimin e Censit vitin që vjen, tek përpjekjet e sotme të shumë aktorëve civilë për të promovuar vlerat e pakicës arumune.

Me kujdesin dhe përpikërinë e treguar, organizatorët e kësaj Konference rregjistruan në jëtenë e këtij aktiviteti, një edicion që sikundër prof.Sipos u shpreh në mbyllje të tij: “kaloi mbi pritmënitë e tyre e do të mbahet mend edhe për miqësitë dhe njohjet e reja të krijuara” duke vlerësuar lart dhe më mirënjohje edhe njëhërë nismëtarin, ai që ishte “shpirti dhe zemra” e këtij aktiviteti Prof. dr. e nderuar Konstantin - Tufan Stan.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Entela Binjaku: Tomë Mrijaj sjell në librat e tij kontributet e figurave të shquara të kombit Entela Binjaku: QKF Fier rrëmben çmimin për aktoren më të mirë në Festivalin Kombëtar të Teatrit për fëmijë Entela Binjaku: Kontribut i arsimtarëve fierakë në edukimin e fëmijëve nga Kosova Entela Binjaku: Nxënësit fierakë sjellin në skenën e Beratit dramën “Kush e solli Doruntinën?” Entela Binjaku: Studentët e “Shëndetit publik” paraqesin temën “Vaksinimi në Shqipëri-sfidë apo realitet?” Entela Binjaku: Të rinjtë fierakë prezantojnë në Gjirokastër kompaninë e tyre të shërbimeve online Entela Binjaku: Arumunët që kam takuar, një udhëtim kulturor tek bashkëkohësit e mi Entela Binjaku: Në një vjetorin e ndarjes nga jeta të intelektualit të njohur Vasil Moçka! Entela Binjaku: A është ky moshimi aktiv që dëshirojmë për më të moshuarit e shoqërisë sonë? Entela Binjaku: Lamtumirë artistit dhe mikut të madh të Shqipërisë, Jon Karamitru! Entela Binjaku: Thoma Binjakut në përvjetorin e lindjes! Entela Binjaku: Sekretarja e Shtetit për Rumunët e Kudogjendur mes banorëve të Mekatit Entela Binjaku: Ajrina Dimo - “Ruajtja e elementëve identitarë, e rëndësishme, e dobishme dhe shumë e nevojshme" Entela Binjaku: Laboratori "Dr. Limbach" tashmë edhe në Tiranë "Pasditja ime blu" - Entela Binjaku: Përdorimi i gjuhëve të huaja tek fëmijët Entela Binjaku: Në Mekat, mes miqve dhe dashurisë për gjuhën Entela Binjaku: Vetëvrasjet e qytetarëve – kur dukuria do të nisë të shqetësojë shoqërinë? Entela Binjaku: Shtatori i ri po afron, në nderim të kujtimit të arsimtarëve fierakë Entela Binjaku: Viti arsimor po afron, a duhet të mendojmë edhe për standardet pedagogjike? Vrasja horror në Pogradec, sociologia Entela Binjaku: Familjet shqiptare, të vetme përballë çrregullimeve mendore

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora