E enjte, 28.03.2024, 05:48 PM (GMT)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Çështja e Pazgjidhur Çame së shpejti në Kongresin Amerikan

E diele, 06.11.2022, 07:58 PM


Çështja e Pazgjidhur Çame së shpejti në Kongresin Amerikan

Nga Keze Kozeta Zylo

Çështja shqiptare na bashkon të gjithëve pavarësisht nga bindjet politike, fetare apo krahinore…

Kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, z.Gregory Meeks premtoi në praninë e shqiptaro amerikanëve se do të thërras në Kongresin Amerikan z.Sali Bollati të mbijetuarin e genocidit grek të dëshmojë për masakrat greke.

Në restorantin “Cello” në Staten Island Liga    Qytetare Shqiptaro Amerikane me Presidenet ish Kongresistin me origjinë arbëreshe Joe DiGuardi në bashkëpunim me organizatën “Rrënjët Shqiptare” organizuan darkë Kongresi për Çamërinë: “Çamëria Congressional Dinner”.

Darken për çështjen e Çamërisë e hapi aktivisti i njohur z. Safet Doci i cili përshëndeti të pranishmit dhe fjalën ia dha z.DioGuardi.  Joe DioGuardi ishte Kongresisti Amerikan që i kishte futur frikën në palcë Hitlerit të Ballkanit.  sllobodan milloshevicit i cili të vetmin që zuri në gojë në gjyqin e Hagës ishte Joe DioGuardi dhe Liga e tij Shqiptaro Amerikane që drejtonte.

Fjala e tij u mirëprit me duartrokitje të zjarrta si heroi i shqiptarëve, pasi ai ishte i pari në Kongresin Amerikan që sensibilizoi opinionin për çështjen e Kosovës, ku shumica e kongresistëve, senatorëve nuk dinin se çfarë po ndodhte nga Hitleri i Ballkanit rreth shqiptarëve në Kosovë.  E njejta gjë do të ndodh vazhdoi Joe DioGuardi me Gregory Meeks i cili do të ngrejë çështjen çame në Kongres dhe do të sensibilizojë opinionin e ligjvënënsve amerikanë në Kongres.

Po me aq duartrokitje u mirëprit fjala e z. Sali Bollati të mbijetuarit nga genocidi grek.   Unë tha z. Bollati kam lindur në Paramithi të Çamërisë më 1937.  Më 27 Qershor 1944, kur isha vetëm 7 vjeç; monarkofashistat grekë mbasi masakruan barbarisht, më vranë 7 njerëzit më të dashur e më të shtrenjtë të familjes sime: gjyshin Muharrem 82 vjeçar, gjyshen Ruhije 72, babain Ibrahim 52, nënën Betula 36, vëllain e madh Ferhatin 13 vjeç, vëllain e vogël Farukun 5 vjeç dhe motrën e vogël  Makbulen 2 vjeçe. Vetëm ne Paramithi u masakruan mbi 600 njerëz, në gjithë Çamërinë 2900, u përzunë me dhunë mbi 40,000 Shqiptarë Çamë, nga trojet etnike shqiptare.

Duhet të dënohet genocidi i ushtruar grek ndaj popullatës së pafajshme Çame;

Çamëria (Thesprotisë) krahina më jugore e Trojeve Etnike Shqiptare eshtë pushtuar që nga

1913-ta nga Greqia.

Fjala e tij preku jo vetëm zemrat e vëllezërve dhe motrave shqiptare, por edhe të tre Kongresistëve që ishin aty prezent në këtë darkë Kongresi për Çamërinë.

Në këtë darkë ishin disa shqiptarë aktivistë me origjinë nga Çamëria si bashkëshortët Mimoza dhe Izmir Bako tëcilët medoemos mezi e presin ditën e zgjidhjes së Çështjes Çame.

Kongresmeni Gregory Meeks i zgjedhur për 13 herë është Kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, anëtari i parë me ngjyrë i Kongresit që shërben si Kryetar i Komitetit.  Politikani i lartë në Kongresin Amerikan premtoi se do të thërras në Kongresin Amerikan z.Sali Bollati si dëshmitar dhe i mbijetuari i masakrës greke.  Premtimi i tij u mirëprit me ovacione të stuhishme, pasi është hera e parë që çështja çame do të sillet në vëmendjen e ligjvënënsve Amerikanë. Ky është një ogur i mirë për të gjithë ne shqiptarët, çka tregon se ne kur bashkohemi jemi më të fuqishëm dhe më pranë çështjeve të pazgjidhura kombëtare. Ne vazhdoi kongresisti Meeks historinë duhet ta mësojmë sic është me të vërtetat e saj si në rastin në fjalë të Çamërisë.

Shume e veçantë ishte fjala e aktivistit të njohur, atdhetarit të zjarrtë z.Uka Gjonbalaj.  Ndonëse është me pikëpamje republikane, ai foli aty si shqiptar që i dhëmb Kombi, i dhëmbin çështjet e padrejta, i dhëmbin trojet e shkëputura me të padrejtë nga trugu amë.  Z. Gjonbalaj vazhdimisht ndër vite është në krah të Çamërisë dhe mbështet pa rezerva çështjen e saj.

Fjalim i zjarrtë ishte dhe i ish kongresistit Max Rose i cili ka hedhur kandidaturën përsëri për në Kongresin Amerikan.  Ai tha se është në krah të Çamërisë dhe nuk do të rresht për t’ju mbështetur për cështjen çame.  Kandidatura e tij u mbështet nga Kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, z.Gregory Meeks.

Darka e kongresit për Çamërinë ishte premtuese dhe besimplotë.  Është merite e aktivistëve të shquar, e organizatave të mirënjohura Ligës Qytetare Shqiiptaro Amerikane dhe Rrënjët Shqiptare që organizuan për herë të parë Darkë Kongresi për çështjen e pazgjidhur çame dhe premtuan shumë…

Dhe ashtu siç thotë historiani i shquar zviceran Dr. Aleksandre Lambert se: “Çështja Çame është çështje shqiptare që kërkon zgjidhje.  E kam mbrojtur me bindje shkencore dhe do të vazhdoj ta mbroj Çështjen Shqiptare. Europa ka mbështetur dhe ka zmadhuar tokat e Greqisë, të Serbisë dhe të Malit të Zi, në kurriz të shqiptarëve”.

Ne shqiptarët të bashkuar dhe vetëm të bashkuar mund t’i heqim plagët kanceroze që na kanë shkaktuar ndër shekuj, provat i kemi dhënë me Kosovën.  Le të vazhdojmë të luftojmë për të drejtat tona kombëtare të mohuara, dhe këto fillojnë nga tempulli i Demokracisë në botë në Washington.  Dhe Shqipëria do të bëhet!

Darka u filmua nga TV “Alba Life” New York me kameraman Enes Basha dhe themelues dhe producent Qemal Zylo.  Aktiviteti do të transmetohet së shpejti në kanalet televizive.

5 Nëntor, 2022

Staten Island, New York



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kozeta Zylo: Gjenerali Clark u takua me komunitetin shqiptar në Staten Island Kozeta Zylo: Shqip nëpër gjithë Nju Jorkun dhe në Online nga Alba Life, Ambasador i Kombit Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” në Bronx filloi vitin akademik Kozeta Zylo: Kujtojmë Martirët e Gjuhës Shqipe Kozeta Zylo: Përvoja 15 vjeçare e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit New York Kozeta Zylo: Festivali i parë i shkollave Shqipe “Alba Life” New York Kozeta Zylo: Lamtumirë President Bujar Nishani! Kozeta Zylo: Kryeministri i Kosovës z. Albin Kurti midis nxënësve të Shkollës Shqipe “Alba Life” në Bronx Kozeta Zylo: Mark Gjonaj sjellë Gjergj Kastriotin në Bronx të Nju Jork-ut Kozeta Zylo: Bisedë me znj. Shukrije Ramadani, bashkëshorten e Heroit Agim Ramadani Kozeta Zylo: Trëndafila Maji për gratë, nënat dhe edukatoret nga Motrat Qiriazi, New York Kozeta Zylo: Shën Tereza dhe Prof. Gëzim Alpion në Vatër Kozeta Zylo: Donika Gërvalla midis nxënësve të Shkollës Shqipe 'Alba Life' Kozeta Zylo: Interview with Arberesh Professor Emeritus Vicenzo Bollettino Kozeta Zylo: Rruga Fan Noli në Bronx do të ndrijë përjetësisht Kozeta Zylo: Valbona Peraj dhe Toni Zogiani inagurojnë restorantin “Moo Moo’s Italian Steakhouse” in Creskill NJ Kozeta Zylo: Lule nëpër New York për mësuesit e "Alba Life", Ambasador i Kombit Gjekë Marinaj: Kozeta Zylo, një shkronjë shtesë në alfabetin e diasporës shqiptare në Amerikë Kozeta Zylo: Nëna pranë foshnjës së vdekur Kozeta Zylo: 14 Vjetori i Pavarësisë së Kosovës festohet me madhështi në Manhattan

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora