E premte, 29.03.2024, 10:18 AM (GMT)

Kulturë

Atdhe Geci: Monolog i Adem Jasharit

E diele, 06.11.2022, 07:14 PM


Atdhe Geci

MONOLOG I ADEM JASHARIT

Kosovë, dita e arbërorëve ka për të aguar

shtëpia ime e di udhën sesi bëhemi të lirë

shtypja këputet prej s´trashi thotë populli

e kaluara na la shumë çështje të pakryera,

mbi gjysmën e atdheut e kemi t`pushtuar.

Pyes, si  ta shoh kështu Kosovën dardane,

në shtetrrethim, n`arrest, dhe të plagosur!

Shtëpia  me njerëz shumë  është  sulmuar,

sovraniteti etnik i shtëptisë do  përgjigjet,

luftën me asnjë çmim nuk do ta humbim

përderisa të ketë njerëz, armë  dhe  barut.

Trima, jam lindur ditën  e flamurit, ditën

e lindjes së tij, ditën  e  festës së flamurit,

kjo është arsyeja që e kam hijen  e burrit.

Kosovë, një      vjen  nga  toka , më

vjen të kryengritem, shtëpia  s`dorëzohet,

Serbia, do ta kuptoj s´e këtu është e huaj.

Nënë, babë Shaban, Hamëz  e  xha Rifat,

shtëpia  me  njerëz shumë do të qëndrojë,

nuk nënshtrohemi. Në këtë tokë Kosove,

janë ëndrrat dhe betimi ynë për pavarësi.

Grusht, por dhe plumb  atij  që vret dhe i

ndjek djemtë  tanë. Kosovë e kohës sonë,

larg nga dilemat si ti përgjigjemi armikut.

Trima, lëvizeni frymën e UÇK-së për luftë

zëri shtëpisë me shumë njerëz s`dorëzohet,

UÇK-ja, trimja e të gjithë  neve  ju fton, të

mblidheni, të bashkoheni,  të kryengriteni!

Unë besoj tek lufta dhe, besoj tek dhimbja,

ndonjëherë pyes, sa armiq  duhet t`i vrasin

këto duar, që serbi ta kuptoj s`e në Kosovë

është i huaj! Është  pushtues! Është  armik!

Atdhe Geci - poezi nga dorëshkrimet, 1997



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora