Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Aurel Dasareti: Nuk është traditë e jona që t`i largojmë prindërit e moshuar

| E shtune, 05.11.2022, 05:06 PM |


Përshëndetje bashkëkombës të nderuar, e kuptoj se këto 2 ditët e fundit e kam tepruar me disa letra, por...

Gjatë 2-3 dekadave të fundit (me “modernizimin” evropian), përveç tjerash, edhe traditat tona të respektit për të moshuarit pothuajse janë zhdukur tërësisht. Prandaj, pak prindër shqiptarë e kanë kuptuar plotësisht përgjegjësinë e madhe të sjelljes së fëmijëve në botë dhe formimit të tyre për të menduar, vepruar dhe zgjedhur (shoqërinë) mjedisin e duhur. Ndaj, krahas të këqijave të tjera, ndodh edhe abuzimi me të moshuarit (që grushtohen dhe shqelmohen) nga disa infermiere kriminale që sillen si fëmijë të llastuar, meqenëse nuk janë fare të edukuara.

Mjerisht, rasti i terrorizimit të nënës së dëshmorit të kombit nuk është i vetëm...Kjo ndodhë në të gjitha trojet...

Nuk është traditë e jona që t`i largojmë prindërit e moshuar (apo gjyshërit- gjyshet) nga shtëpia. Padrejtësi. Turp. Mëkat i madh, që kohët e fundit të jetës t`i kalojnë në ferr, shtëpi pleqsh, që edhe sikur të ishin hotele më madhështore, për të moshuarit është një tmerr.

PS: Mendimi im, që është i njëjtë me mendimet e të gjithë miqve të mi (atdhetarë, intelektualë, gazetarë të respektuar) të trojeve dhe diasporës me të cilët komunikoj dhe prej të cilëve kam mësuar shumë gjëra...

Kalofshi mirë, Aurel Dasareti