E enjte, 28.03.2024, 07:00 PM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh ?eliku: 'Analisti' politik

E shtune, 05.11.2022, 07:51 PM


“ANALISTI” POLITIK

NGA KALOSH ?ELIKU

Armiqtë tanë historik të popullit shqiptar në Facebook dhe instagram, nuk luftojnë më me shpatë, pushkë e as me topa. Në ditën e sotshme e kanë ndryshuar strategjinë e luftës. Luftë, na knë shpallur publikisht si popull shqiptar në mjetet e informacionit: gazeta, portale elektronike, Facebook dhe Instagram. Nga të katër anët i luftojnë shqiptarët me “analistë” politik - dele të nënkryeme. Që, merren me ngjarje rasti aksedintale, që armiku ua hudhë nga instikamet si provokime politike. E, jo me fenomene historike shqiptare. Aqmëpak, “patriotë kuqezi” në Qeverinë e “vëllazërim-bashkimti”, që edhe sot: mund të gjenden në mesin e shqiptarëve të dalldisur dhe “sëmurë” me thasë. Ose, të droguar dhe e shesin veten edhe për pesëdhjetë euro, në “Bit-Pazar”?!

Nëna ime plakë, shumë probleme ka pasur në jetë me armikun historik të shqiptarëve, kur “armiku i padukshëm” ia hudhte virusin e tërbimit mes deleve në vathë. Ose, në kullosat e “Përronit të Thanës”. Delja e tërbuar, mesdite nga mrizet e dardhave gorrice, e tërhiqte Kopenë e deleve në përqafim të ujkut delengrënës te Lumi i Zajazit nën shelgje.

Edhe, sot: sa i përngjan ai virus tërbimi i hudhur mes “analistëve” politik, “politikës madhore” të partive politike shqiptare. “Armiku i padukshëm” e hudhë virusin në vathën e deleve partiake shqiptare. “Analistët”, turr në mjetet e informacionit të merren me atë “bombë” politike. E, aspak me fenomene shqiptare?!

Nateditë, merren me “bombat” e hudhura të armikut para kamerave televizive në fushëbetejat luftarake shqiptare politike për pushtet. E shumë pak me shpërthimet e “bombave“ katrosofale në mesin e shqiptarëve.

“Shpëtimtarin” e shqiptarëve, që ato “bomba” politike i shpërthyen në dorë...



(Vota: 14 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora