E enjte, 28.03.2024, 01:54 PM (GMT)

Mendime

Ylli Manjani: 12 Nëntori është dita kur Edi Rama dëshiron të ketë dhunë

E shtune, 05.11.2022, 07:48 PM


12 Nëntori është dita kur Edi Rama dëshiron të ketë dhunë

Nga Ylli Manjani

Vini re:

1. Gati 10 ditë më parë, krejt pa lidhje Ai thotë në teskt se "... opozita do të marrë pushtet me dhunë...".

As data e mitingut nuk ishte caktuar kur ai e këputi këtë kopaçe.

2. Krejt gjasme si rastësisht, shtyhet data e gjyqit të sajuar që ndalon rregjistrimin e PD për me datë 10 nëntor...! Bash atë ditë u sëmur rëndë avokati i AliBashBeut.

Pra 2 ditë para protestës. Qëllimi është i ligë. Në rast se gjykata vërtetë do urdhërohet të ndalojë PD të rregjistrohet në zgjedhje, kjo mund të ishte një shkak për dhunë.

3. Loja me çmimet e naftës e dritave ndjek llogjikën e acarimit të njerëzve me qëllim që ata të shkojnë drejt reagimit të dhunshëm.

4. Retorika e Ramës është gjithnjë e më e ashpër dhe përçarëse dhe dhunënxitëse.

Zoti e bëft mirë, por Edi Rama kërkon me çdo kusht DHUNË!

Se për çfarë i duhet atë e di vetëm Ai.

Do ja plotësojnë apo jo "dëshirën", sdi ta them...

Këshilla ime është QËNDRESË, jo DHUNË.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora