E premte, 29.03.2024, 08:03 AM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: Presidentja injoroi institucionin publik shëndetësor!

E premte, 04.11.2022, 07:55 PM


Presidentja injoroi institucionin publik shëndetësor!

Veprimi skandaloz i presidentes Vjosa Osmani për të zgjedhur spitalin privat për operim dhe jo atë publik për një intervenim të thjeshtë kirurgjik (heqja e tëmthit), ka ngjallë reagime të shumta nga shoqëria civile dhe profesionistët shëndetësorë.

Shkruan: Florim Zeqa

Injoroi spitalin publik dhe i nënçmoi edhe mjekët profesionist

Hipokrizia e presidentes Vjosa Osmani nuk zgjati shumë! Ajo pas vizitës më 19 tetor në Klinikën e Onkologjisë në QKUK, tha se shëndetësia duhet të jetë prioritet në Kosovë, kurse vetëm pak ditë më pas, operacionin e kreu në klinikë private, duke injoruar spitalin publik dhe nënçmuar mjekët profesionist.

Intervenimi kirurgjik i presidentes së shtetit në spitalin privat, është ofendim për qindra mjekë që punojnë në QKUK dhe jo vetëm, është ofendim për të gjithë qytetarët e vendit të cilët nuk kanë mundësi financiare për shërim në institucione private!

Janë plotësisht të arsyeshme reagimet e kirurgëve të Klinikës së Kirurgjisë Abdominale të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) ndaj operimit të presidentes në spitalin privat ‘ALOVA’, kur të njëjtat intervenime kryhen në QKUK që nga viti i largët 1999!

E para e shtetit është dashur që t’a jepë shëmbullin e mirë për t’u barazuar të paktën një herë në jetën e saj me qytetarët e vendit!

Pas rasteve skandaloze të kurimit të liderëve shtetërorë në klinikat private jashtë vendit dhe në Kosovë, i ka vënë në lajthitje qytetarët e vendit, të cilët, jo vetëm që nuk besojnë më në institucionet shtetërore, nuk duan as të jetojnë në vendin në këtë vend!

Vjosa Osmani nuk është e vetmja që bëri operacion në klinikat private jashtë shtetit

Në mesin e qytetarëve të shumtë që zvogëluan lukthin e tyre në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK nuk është edhe presidentja Vjosa Osmani! Pasi e para e vendit nuk iu besoi institucioneve publike të shtetit që e drejton, andaj e kishte zgjedhur Turqinë për një intervenim që kryhet pa pagesë në QKUK.

Mirëpo nga muaji Maj i këtij viti, kur presidentja e ka kryer operacionin në Tuqi, sot e kësaj dite, askush nuk e di koston e atij intervenimi dhe më çfarë parashë është paguar, nga xhepi i saj apo nga buxheti i shtetit!?

Mosbesimi ndaj institucioneve shëndetësore të vendit nga e para e vendit nuk është i pari. Kjo praktikë është vijimësi e keqe dhe e pandalshme!

Presidentja Vjosa Osmani nuk është e vetmja lidere shtetërore e cila zgjodhi që të kryente jashtë vendit trajtimin shëndetësor që ofrohet me kosto të ulët dhe pa pagesë edhe në QKUK.

Njësoj si ajo patën vepruar edhe shefi i dikurshëm i saj, ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ish-kryeparlamentari Xhavit Haliti e ish-ministri Bujar Bukoshi, të cilët përveç tjerash morën edhe dhjetramijëra euro financim nga buxheti i shtetit për t’u kuruar jashtë shtetit.

Duke i dëshiruar shërim të shpejtë dhe të plotë presidentes, pres nga ajo që të justifikojë para qytetarëve të vendit trajtimin në institucione private shëndetësore, mjetet financiare (nga buxheti familjar apo i shtetit) dhe koston e sherimit të saj. Ndyshe barazohet me të apostrofuarit e sipërmendur!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora