E premte, 19.04.2024, 12:37 AM (GMT+1)

Mendime

Aurel Dasareti: Jam i tronditur nga mungesa e respektit për të moshuarit në atdheun e gjyshërve të mi

E enjte, 03.11.2022, 12:00 PM


Jam i tronditur nga mungesa e respektit për të moshuarit në atdheun e gjyshërve të mi

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Nuk isha në dijeni se shumë njerëz që punojnë në shtëpi pleqsh nuk janë aq të lumtur në punën e tyre, më thotë një studente e infermierisë nga Shqipëria.

Si pjesë e shkollimit të saj për infermierinë, një vit më parë ajo kishte një praktikë në një shtëpi të të moshuarve në qytetin e saj të lindjes. Aty ajo u trishtua. Përpara një paciente nëntëdhjetë vjeçare, ajo dëgjoi një infermiere t'i thoshte tjetrës: "Këtu nuk ka kurrë paqe dhe qetësi. Mendoj se do të më duhet ta marr menjëherë pelenën, në mënyrë që plaka e fëlliqur të mos më mërzitë kaq shumë. Më mirë do t`i jepja një shkop prapanicës." Pacientja ishte zgjuar, dëgjoi gjithçka.

Gjithnjë e më shumë të afërm të infermierëve dhe studentëve të infermierisë tregojnë për trajtim mos-respektues në shtëpitë e të moshuarve në trojet shqiptare.

Mungon respekti

Studentja infermiere T. L. shkruan për përvojat e saj nga stazhi me titullin “Sa e vrazhdë mund të jetë një infermiere shqiptare?”. Ajo kërkon një debat publik se si trajtohen të moshuarit në Shqipëri, Kosovë dhe trojet tjera nën pushtim.

Shpresoj që ajo që pashë të ishte një rast ekstrem. Por unë kam folur me të tjerë që kanë qenë në praktikë dhe shumë prej tyre kanë reaguar për mënyrën se si trajtohen të moshuarit. Ka mungesë respekti në shumë vende, thotë ajo.

Pacientja që ajo vëzhgoi ishte e shtrirë në shtrat dhe kishte nevojë për ndihmë për shumicën e gjërave. Familja jetonte larg dhe nuk e vizitonte shpesh. Pacientja dukej e trishtuar. Shpesh ajo qante, sidomos natën.

Menaxhimi i dobët

Ajo që tregon T.L. është nën kufirin e poshtëm të sjelljes së pranueshme infermierore. Fatkeqësisht, dëgjoj disa histori të ngjashme si nga të afërmit ashtu edhe nga infermieret.

Dhe, studentja T. L. vazhdon me rrëfimin. Menaxhimi i keq do të thotë që një kulturë e keqe lejohet të zhvillohet midis punonjësve. Disa muaj më parë, një infermiere e sapoemëruar më tha se ndihej e stigmatizuar në vendin e punës sepse merrej me këtë profesion. Ajo tani ndihet aq e izoluar nga kolegët e saj sa po mendon të ndryshojë vendin e punës apo profesionin. Kujdesi për të moshuarit sot është i prirur të bëhet indiferent dhe letargjik (i ngathët, i fjetur). Tregu kërkon më shumë efikasitet sesa mëshirë. Kam frikë se ky do të bëhet një problem në rritje.

Qëndrimet (sjelljet)

Kjo histori nuk është për t'u habitur. Është më shumë një konfirmim që kemi një punë për të bërë. Kjo ka të bëjë me qëndrimet (sjelljet), thotë ajo.

Mungesa e ndërgjegjësimit të punonjësve duhet të jetë arsyeja pse mund të ndodhë episodi i dëshmitares T. L.

Po, ne shqiptarët e diasporës, këtë e kemi dëgjuar më parë. Për fat të keq. Në përgjithësi, stafi dhe trajtimi janë përkeqësuar që kur kanë filluar tenderimet nëpër komuna. Kur lejohet të zhvillohen qëndrime të këqija, kjo ka të bëjë shumë me personelin.

https://www.youtube.com/watch?v=9NDbNTjz0zE




(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora