E enjte, 18.04.2024, 08:43 AM (GMT+1)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Kapter Nauni dhe shqiptari i Kosovës

E enjte, 03.11.2022, 08:55 PM


Kapter Nauni dhe shqiptari i Kosovës

Nga Kastriot Dervishi   

Halit Ramadani, me qëndrim në Postën nr.2/2 Çermë, kish marrë shtetësinë shqiptare (në fillim të vitit 1965) me kërkesë të tij, por jeta i ishte bërë e padurueshme. Vetëm poshtërohej. Midis të tjerash, në prill 1965 i shkruante KQ të PPSH-së:

“Që kur kam ardhur në RPSH nuk më priti asgjë tjetër, vetëm kampi, sikur isha pa shtetësi, edhe tash me shtetësi shqiptare. Bile tash që kam shtetësinë shqiptare më godet e rreh me grushte postëkomandanti i postës së policisë 2/2 Çermë. Prandaj ju lutem, më ktheni në Kosovë, në shtëpinë time, vetëm të shpëtoj nga dora e postëkomandantit të postës së policisë 2/2 Çermë dhe të shpëtoj nga dora e xhelatit (Frankos) Naun Prifitit. Nuk është e para herë që më rreth ky gjakpirës”.

Pasi nuk merr përgjigje, i shkruan personalisht Enver Hoxhës se kapter Naumi e rrihte dhe e mbyllte në “burgun personal” në nevojtore. Institucionet sigurisht ishin kundër opinionit të tij sepse antikosovarizimi ishte politikë zyrtare, ndërsa Drejtoria e Organeve Administrative në KQ të PPSH-së, rekomandonte heqjen e shtetësisë, por që nuk shihej si zgjidhje e menjëhershme.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora