E premte, 29.03.2024, 12:33 AM (GMT)

Mendime

Kimete Berisha: Albin Kurti e zbuloi një Amerikë të Re!

E merkure, 02.11.2022, 06:37 PM


Albin Kurti e zbuloi një Amerikë të Re!

Nga Kimete Berisha

Dhe Presidentja:

1. Kundrat e saj bien në sy nga helikopteri: të llakirata, të thella (sikur është fundosur në to), të zeza e solemne... anash u shihet nga larg shkronja e dukatit e firmës- V.

Ajo duket që mbath këpucë të personalizuara, si ata tregtarët që qëndisin inicialet e tyre në peshqira të banjos ku historia shlyhet sa herë pastrohet peshqiri.

Telefonin nuk e lëshon nga dora, sidomos kur flet për pavarësinë e grave.

Sikur e pret një thirrje që kurrë nuk vjen..

Sikur ka frikë se nëse nuk e mban telefonin me dy duar, e humb ndonjë thirrje jetike.

Ajo e pret një thirrje që nuk ndodh.

Të mbash në dorë telefonin dhe të kontrollosh sahat e dakik se a t'ka thirr dikush është gjendje e rëndë psikike, shprehje e vetmisë së madhe,

është njësoj sikur kah të rrotullohesh të shikosh nga dritarja a po vjen kush, apo ta hapësh derën pa trokitur kush, për të parë mos rastësisht ka ardhur dikush  'pa ardhur'.

Personat që e mbajnë telefonin në duar derisa ecin quhen 'phone walker-a', anipse Presidentja duket më shumë si 'moonwalker', një grua që nuk ec nëpër Tokë, sepse në Hënë ndjehet më e madhe se Toka, shkaku se s'është askush atje për të garuar zemërimin e saj.

Edhe vet jam duke e pritur një thirrje, më del gjumi në dy të natës, yrysh te telefoni..e haber nuk ka.

Por - po përmbahem, nuk dua t'ia ngij zemrën dushmanit.

As Presidentja, as Kryeministri nuk janë të lumtur, nuk ndjehen të parët - anipse janë të parët; nuk ndjehen kryesorët - anipse janë kryesorët, prandaj, e kanë shtrirë politikën e tyre personale gjjthandej botës.

Kosova nuk i përmbush ambiciet e tyre të mëdha.

Por, as temat e mëdha nuk i bëjnë të ndjehen të mëdhenj.

Presidentja i bën portret Putinit, kurse vet varet direkt nga Kryeministri, të cilin nuk guxon as ta shikojë shtrembër.

Hiç, asnjë vendim nuk guxon t'ia komentojë.

Të kesh frikë nga Rusia është e natyrshme, sepse është më e madhja me trup, ama të kesh frikë nga Albin Kurti,  nuk është mirë.

2. Albin Kurti përdorë shprehje të thella emocionale kur merr vendime të ftohta teknike.

Ua 'merr njerëzve shpirtin' për t'u dhënë targave shpirt dhe kuptim.

Targat i konsideron si subjekte, njerëzit si objekte.

E ka bërë Kosovën si 'repart psikiatrik', popullin e trajton si popull halucinant që e sheh një tjetër realitet, kurse ky e sheh një tjetër.

Kosova është më e varfëra në Evropë, ai thotë është më e zhvilluara ekonomikisht!

- Ani pse jemi të varfër, pra!

- Jo nuk jeni të varfër, por keni trauma 20 vjeçare të varfërisë.

Ky njeri e konsideron popullin aq të paditur sa që ia ndërron para syve realitetin, i bindur se nuk e vërejnë.

Edhe pareve ua ndërron r-në si Amerikës, për t'i devaltuar, i quan 'pale'.

E ka zbuluar një tjetër Amerikë: një Amerikë të pafuqishme përballë tij.

E ka thyer mitin e Amerikës s? pamposhtur.

Amerika është zhgënjyer me Albin Kurtin, sepse ka shpresuar në të.

As shprehja 'zhgënjim' e Amerikës nuk është e natyrës politike, njësoj si shprehja 'qortim' e Albin Kurtit:

Qortohet dikush që është më i vogël, më i paditur, dikush që varet prej teje edhe për bukë goje.

Ka vërejtje zyrtare por nuk ka qortim zyrtar.

E qorton dikë për t'u ndjerë qortues, i rrezikshëm, kryesori, zoti.

Zhgënjimit i gjendet ilaçi, thjesht mbushesh mend, nuk shpreson më në askend, por është komike kur e sheh Amerikën në 'rolin e viktimës' së Albin Kurtit, kurse Albin Kurtin e sheh si sharlatan që hiqet i zoti e i ditur, duke shfrytëzuar mirëbesimin e amerikanëve dhe padjen e shqiptarëve.

- Kështu fillon propaganda: Kur dikush ta ndryshon emrin, ta deformon, ose ta shmang një shkronjë - e bën për të të minimizuar dhe për të ta humbur rëndësinë.

(E kundërta e kësaj taktike është kjo: kur dikujt ia përmend shpesh emrin gjatë bisedës, e bën për vete).

Kryeministri e nisi projektin e tij për ta 'relativizuar' Amerikën duke ia deformuar  emrin.

Është autor i thënies famëkeqe 'Shqiptarët nuk e duan Amerikën por i tutën'.

Albin Kurti e kërcënon Amerikën me 51 për qindshin e tij aksidental:

kushdo që e kundërshton ky ia bën me dije se ia lëshon kundër gjysmën e Kosovës (që rrinë gjithë ditën kafehaneve - në gjendje gatishmërie).

Kryeministri i përdorë votat e shqiptarëve si armë kundër gjithkujt që nuk pajtohet me të.

Një herë, dikush nga faqja e 'Divës' më ka pas kërcënuar se nëse m'i merr Zoti mendtë e ndodh ndonjëherë t'ia përmend emrin 'Divës' - t'i lëshoj, tha, qindra fansa të saj të ta nxijnë jetën.

Kështu bën Albin Kurti, votuesit i trajton si 'vrasës pa pagesë' - që ia heqin qafesh secilin që guxon t'ia kthej fjalën.

Por megjithatë ekziston rreziku që në mesin e gjithë atyre budallenjëve të gjendet dikush që e jep jetën për të.

P.S. Videot e tij serike kundër Hashim

Thaçit e Kadri Veselit mund të përdoren kundër tyre nga Gjykata e Hagës.

Albin Kurti po i tregon Hagës se, 'po është e vërtetë, ata janë 'kriminelë', sepse e kanë shkatërruar komplet Kosovën, jo veç që ua kanë 'shkatërruar' jetën disa  Individëve!

Ndoshta është antishqiptar dhe e ka në agjendë zhbërjen e shtetit.

Ky nuk merret me politikë, shtetin e ka shndërruar në Shoqatë humanitare - ku jep vitra, dhe krijon probleme të mëhallave e sokaqeve, ata që nuk i nënshtrohet i frikëson me largim nga puna...me ekskomunikim, me lista të zeza, me përjashtim nga 'morali'...

ky merret veç me punë teknike, dhe me përçarjen e popullit, ky politikë nuk bën.

Ndoshta është veç megaloman.

Hetimet vazhdojnë...

https://www.facebook.com/kimete.berisha



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora