E diele, 05.02.2023, 05:51 PM (GMT)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Kujtonin se kapter Dini dhe kapter Nauni rrihnin me kokën e vet

E merkure, 02.11.2022, 06:51 PM


Kujtonin se kapter Dini dhe kapter Nauni rrihnin me kokën e vet

Nga Kastriot Dervishi

Në kampin e Çermës ku mbaheshin shumë shqiptarë të Kosovës, poshtërimi i tyre ishte ndër detyrat kryesore që komanda kish porosi të bënte. Regjimi antikombëtar i Enver Hoxhës e kishte politikë shumëvjeçare goditjen e shqiptarëve të vinin nga Kosova apo edhe ata të ardhur më parë nga Çamëria. Të shkretët shqiptarë që besonin me naivitet se udhëheqja nuk dinte gjë e se kapterët vepronin ashtu e partia nuk dinte gjë. Të gjithë ata që erdhën në Shqipërinë komuniste ishin viktima të propagandës. Disa, ata që nuk erdhën mbeten sot ende të tillë. Ibrahim Goçi, ardhur në vitin 1956 dhe Bajram Kolena ardhur në vitin 1959, të dy me banim në Çermë i shkruan më 28.7.1964 KQ të PPSH për keqtrajtimin që i kishin bërë:

“Unë Bajrami më datë 12.7.1964, kam qenë në Divjakë, 7 kilometra larg qendrës, pa leje. Kur u ktheva në kamp kapter Dini më ka rrahur me hu sa ka mundur për një gjë të vogël. Më pas kujtova se nuk më rrihnin më. Mirëpo ndodhi e kundërta. Më 27.7.1964, duke qenë në oborr me Ibrahim Goçin, kapter Naumi, pa asnjë arsye na ka sharë babën, nënën dhe neve, me fjalët më të ndyra, duke na kërcënuar me thikë se do na priste kokën dhe duke na kapur për hunde, si me qenë fëmijë. Neve ju kemi juve baba, nënë, prandaj ju lutemi shumë të na ndihmoni pasi kjo gjë vazhdon çdo ditë dhe e kanë si zakon. I lutemi partisë të dërgojë ndonjë njeri dhe të shikoni gjendjen dhe vërteton se si më ka rrahur me hu si kafshë”.

Në përgjigje të ankesës, si edhe rastet e tjera, MPB përgjigjet më 31.8.1964, duke mohuar të kenë ndodhur veprime të tilla në mbrojtje të dy kapterëve. Në fund , sikur qëndrimi në Shqipëri të ishte privilegj i madh, letra mbyllej me këto fjalë: “Qëllimi i letrës që ka bërë Bajram Kolena është që ai dhe shokët e tij të jenë të lirë, të shkojnë nga të duan dhe kur të duan dhe të mos u flitet nga nënoficerët e postës së Çermës”.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora