Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: Dhurata sovjetike, jehonë në Boston

| E merkure, 02.11.2022, 07:07 PM |


Po të lexoje gazetën “Liria”, organ i organizatës “Shqipëria e lirë”, e që botohej në Boston, Shqipëria do të të dukej vend i mrekullive dhe mirëqenies. Organizata në fjalë drejtohej nga John Nasse, ndërsa editor ishte Dhimitër Trebicka. Në numrin 889, datë 30.2.1959, i bëhej jehonë dhuratës se Bashkimi Sovjetik do t’i dhuronte Shqipërisë një pallat të madh kulture, gjë që u nis me vizitën e Hrushovit në maj-qershor të atij viti po ashtu gazeta i bënte jehonë përvjetorit të republikës komuniste.

Më poshtë i bëhej jehonë një brigadieri në kooperativën e Biranjës në Korçë, i cili në letrën drejtuar një gazete në Shqipëri shkruan se me kursime kish ndërtuar një shtëpi të re, “si shumë bashkëfshatarë të tjerë”.