E premte, 29.03.2024, 08:56 AM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: 100 hapat gjigant të Televizionit Diaspora

E merkure, 02.11.2022, 06:52 PM


100 hapat gjigant të Televizionit Diaspora

Fillimi i punës së Studios së Televizionit Diaspora në Prishtinë, më kujtojë thënjen e fitueses së MISS-it të parë shqiptar, Valbona Selimllari; "Vendosmëria është fshehtësia e gjithçkaje, është çelësi i çdo suksesi".

Shkruan: Florim Zeqa

E para dhe e vetmja e këtij lloji në vendin tonë

Këtë thënje e dëshmoi në mënyrën më të mirë Producenti i Televizionit Diaspora, z. Esat Husaj, i cili edhe përkundër vështirësive financiare, ishin përkushtimi, dëshira, përvoja e gjatë në gazetari që e motivuan atë që t’i shkojë deri në fund projektit të tij madhor për hapjen e Studios Televizive në Prishtinë, e para e këtij lloji në vendin tonë.

26 korriku i vitit 2022 shënon fillimin e një rrugëtimi të gjatë të Televizionit Diaspora, rrugëtim ky, i cili kërkon mbështetje morale, pse jo edhe materiale për rriten dhe fuqizimin e mëtejmë të kësaj shtëpie të madhe televizive të mërgatës sonë.

26 korriku i këtij viti trokiti si një zog mëngjesi në platformat televizive, për të hyrë në çdo shtëpi dhe familje shqiptare (kosovare) në Kosovë, trojet etnike dhe në mërgatën tonë, fillimisht me programin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Diasporë”, për të vazhduar me emisionin e pasditës “Diaspora Sot”, “Lidhje Direkte”, “Biseda me qytetarë”, etj.

100 hapat gjigant apo më mirë të themi rrita 100 ditëshe e Televizionit Diaspora të kujton rriten marramendëse të një foshnjë në 100 ditët e para të jetës, kur dajët, tezët apo hallat e krahasojnë me rriten dhe zhvillimin e fëmijes me një moshë shumë herë më të madhe nga ajo reale!

Televizioni Diaspora shtëpi e madhe e mërgatës sonë

Në historinë më të re të televizioneve në Kosovë, nuk mbahet mend një zhvillim kaq i hovshëm dhe i suksesshëm mediatik. Nga dita në ditë, nga java në javë, nga muaji në muaj po shtohet numri i shikueshmërisë së Televizionit Diaspora, i cili po shënon ngritje të pandalshme drejt majave të suksesit.

Televizioni Diaspora falë stafit të mrekullueshëm, producentit Esat Husaj, gazetareve entuziaste, moderatatoreve Erzana Fazliu, Yllka Krasniqi si dhe Arta Krasniqi, realizatore në regji dhe moderatore në studio është duke bërë hapa gjigant drejt majave të suksesit mediatik.

Kur jemi në këtë segment duhet përshendetur pronarin e televizionit z. Migjen Husaj për sigurimin e kushteve të volitshme për punë dhe pajisje të teknologjisë më të re dhe më të avancuar të kohës.

Përveq rritjes së shikueshmërisë, Televizioni Diaspora e ka rritur edhe numrin e bashkëpunëtorëve dhe korespondetëve të rregullt në shtetet e Bashkimit Evropian dhe atyre transatlantike.

Televizioni Diaspora ka arritur që për një kohë të shkurtër të ofrojë rreth vetes korespondentët e rregullt, si: Hajriz Mamaj dhe Miftar Dragidella në Gjermani, Lulzim Mulliqi në SHBA, Safet Sadiku e Shefqet Cakolli në Zvicer, Florim Zeqa në Itali, Vladimir Selamaj në Greqi, etj.

Po ashtu, nuk mungojnë as lidhjet direkte me politikologen Vjollca Hajdari nga Berlini dhe bashkëpunëtorët Ibrahim Xhemaili, Ixhet Lutfiu e Adnan Aliti nga Danimarka si dhe Ahmet Gjanaj nga Brukseli.

Përzgjedhja e temave dhe e mysafirëve në studio si dhe përmes lidhjeve të përditshme direkte nga vendi dhe mërgata e jonë e ka shndërruar Televizionin Diaspora në një medium të kërkuar nga shikuesit e shumtë gjithandej trojeve etnike dhe në Diasporë.

Nuk ka si të jetë ndryshe, kur një medium televiziv drejtohet nga një gazetar i përgjegjshëm dhe më përvojë të gjatë siq është Esat Husaj.

Edhe përkundër problemeve fillestare, në veqanti ato që kanë të bëjnë me aspektet financiare, Producenti i Televizionit Diaspora, Esat Husaj u shpreh në këtë mënyrë: “Shikuesit janë shpirti, janë motivi dhe qëllimi, janë inspirimi i punës time, janë shpërblimi dhe satisfaksioni më i madh i stafit tim”.

100 ditë punë, qindra mysafir në studion e televizionit

Në mesin e mysafirëve të parë që prezantuan në Televizionin Diaspora e kisha fatin të jemë edhe unë gjatë pushimeve në vendlindje. Duke e njohur prej vitesh në perëndim, ftesën për pjesëmarrje nga z. Esat Husaj e pranova me kënaqësi të madhe dhe pa asnjë hezitim. Pritjen e ngrohtë dhe vëllazërore në Televizioni Diaspora nuk e kam përjetuar në asnjë televizion tjetër vendor. Shprehja e lirë dhe pa censurë, janë e veqanta e kësaj Studioje Televizive, në të cilën i shpreha lirshëm mendimet dhe idetë e mia sikurse në shtëpinë time.

Deri më tani në Studion e Televizionit Diaspopra janë paraqitur me qindra aktivist dhe veprimtar, krijues dhe artist, poet dhe shkrimtar, afarist dhe biznesmen të njohur shqiptar, muzicient dhe këngëtar të cilët i kanë shpalosur veprimtaritë dhe aktivitetet e tyre në mërgatë.

Në fund, ia vlenë të permendim edhe disa nga sponsorët që janë shprehur të gatshëm ta ndihmojnë Televizionin Diaspora, si: FATI GmbH nga Kölni me pronar Bali Balia si dhe fabrika e dyerëve dhe dritareve kundër zjarit RITEK nga Millosheva me pronar Ngadhnjim Isufi.

P.S: Fotot e përzgjedhura nga Televizioni Diaspora



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora