Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: “I aftë” me ky këmbë dhe një dorë të thyer

| E hene, 31.10.2022, 06:37 PM |


Brahim Baliqi, emigrant nga Kosova, ardhur në Shqipëri në vitin 1953, vetë i gjashtë në familje, ishte rrethuar nga fatkeqësitë. Më 10.4.1963 nga NBSH “Çlirimi” (ku punonte roje në depon e karburantit) i shkruante E.Hoxhës për të përfituar raport mjekësor dhe pagesë. Në vitin 1957 theu dorën, në janar dhe tetor 1962 të dyja këmbët. Në përgjigje, Kryeministria njoftonte se nuk i takonte se ishte në marrëdhënie pune dhe se komisioni mjeko-ligjor e kishte nxjerrë të aftë.