E premte, 26.04.2024, 12:50 AM (GMT+1)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Edhe në punë i poshtëronin shqiptarët e Kosovës

E hene, 31.10.2022, 07:25 PM


Edhe në punë i poshtëronin

Nga Kastriot Dervishi

Në vitin 1962, 27 shqiptarë të Kosovës të emigruar në Shqipëri, kryen shkollën e rezervave të punës në Vlorë dhe u dërguan për të punuar në ndërmarrjen e bonifikimit në Lushnjë. Siç edhe kuptohet, poshtërimi i regjimit antikombëtar të Enver Hoxhës, i ndiqte kudo. Kryetari i Zyrës së Emigrantëve në Kryeministri, midis të tjerash shkruante:

“Në vend që të ushtronin profesionin e tyre, u lanë punëtorë të thjeshtë duke hapur kanale. Pasi mbaruan objektet në periferi të Lushnjës, u dërguan për të punuar në fermën e Libofshës të Rrethit të Fierit. Edhe këtu iu nënshtruan një trajtimi akoma më të keq. Këtu jo vetëm që nuk u vendosën në punë në bazë të kriterit të profesionit dhe kategorisë, por u lanë jashtë çdo kujdesi për pajisje, disa herë pa punë, nuk iu paguhej norma rregullisht, etj. Kjo gjendje solli pakënaqësi të tyre, bile edhe te gjithë kosovarët e tjerë, lindën pakënaqësi dhe shthurje disiplinore”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora