E premte, 24.03.2023, 10:15 PM (GMT)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: Me 800-1000 xhami nuk ka liberalizim të vizave as Bashkim Europian

E diele, 30.10.2022, 06:59 PM


Me 800-1000 xhami nuk ka liberalizim të vizave as Bashkim Evropian

Shkruan: Gani Mehmetaj

Shtet mysliman në Bashkimin Evropian nuk ka, kurrë nuk do të ketë.

Të lejosh ndërtimin e 800 xhamive për 20 vjet, ndërsa nuk e ke ndërtuar asnjë sallë koncertale a teatër, t’i nënshtrohesh kreu të Bashkësisë Islamike që është bërë shtet mbi shtet, të mos i frenosh hoxhallarët agresivë që kërcënojnë e fyejnë kombin e shtetin, përdhosin heronjtë kombëtar dhe, të shpresosh liberalizim të vizave, duhet të jesh i lajthitur.

Çdo vjet përsëritet kërkesa, çdo vjet me të drejtë Bashkimi Evropian na refuzon. Liberalizim të vizave nuk do të ketë. Ka rrezik të mbetemi në zonën e hirtë të kaosit e errësirës, nëse nuk ndryshojmë mendësi dhe nëse nuk i shkarkojmë elitat politike e shtetërore të kapura nga mafia islamike.

Në jemi në Evropë, por nuk po sillemi si evropianë. Shteti i korruptuar dhe i kriminalizuar tash njëzetë vjet, populli i shushatur që heshtin si delet, mafia orientale e lokale-primitive që e ka gllabëruar qendrën e vendosjes, janë faktorë që e kanë bllokuar Dardaninë.

Nuk na e ka fajin Franca aleate, që e bombardoi Serbinë për hatër tonin, kot e fajësojmë Bashkimin Evropian. Fajet i kemi ne. Që të fshihet e vërteta ka nis të kultivohet nga propaganda antikombëtare urrejtja dhe mos durimi ndaj Francës dhe Evropës.

Shtet mysliman në Bashkimin Evropian nuk ka, kurrë nuk do të ketë. Në BE nuk e pranuan Turqinë, edhe pse u ka rënë në gjunjë dikur. E pranuan Greqinë, e pranuan më vonë Bullgarinë e Rumaninë, të mos flasim për Slloveninë e Kroacinë.

Evropa e kultivuar nuk pranon shtete islamike, sepse krishterimi tabanë i kontinentit tonë është qytetërim, kulturë, është zhvillim, ekonomi e fortë.

Dardanë të mi, qytetarë e qeveritarë, thirrini mendjes dhe këndelluni, mos i merrni në qafë brezat e rinj, nipat tonë.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora