E premte, 19.04.2024, 10:11 AM (GMT+1)

Mendime

Reagim i LDD-së Dega në Suedi, për burgosjen e 10 ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Kosovën Lindore?

E shtune, 27.12.2008, 11:30 PM


LDD
DEGA NË SUEDI
 
Lidhja Demokratike e Dardanisë – Dega në Suedi lëshon :

REAGIM PËR MEDIA        

Për burgosjen e 10 ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Kosovën Lindore, me proces të montuar politik, gjoja se ”kanë kidnapuar 159 civil serb dhe i kanë vrarë më së paku 51 veta” !!! Ja pra ”qeveria demokratike” e Serbisë !!!  I njejtë me regjimin e Sllobodan Millosheviqit.

Ku sipas agjensia ”Tanjug” e datës 26 dhjetor 2008, në Preshevë në ora 16:04, njofton, se ”Sipas të dhënave nga propukori për krime të luftës në Serbi Vladimir Vukqeviq, në rrethinën e Preshevës,u burgosen ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me pretekst se në qershor të viti 1999 në rrethinën e Gjilanit kanë kryer vepra kriminale ndaj popullatës jo shqiptare” gjë që ky është një proces i montuar politik dhe asgjë tjetër. Të burgosurit sipas agjensis janë: Nazif Hasani, Ahmet Hsani, Faton Hajdari, Samet Hajdari, Ferat Hajdari, Kember Sahiti, Agush Memishi, Burim Fazliu dhe Selmon Sadiku. Situata e tyre ndodhet në rrezik për jetën, sepse duke e ditur sjelljet brutale të Serbisë dhe urrejtjen të cilëta ata kanë ndaj popullit Shqipëtar, mendojmë se duhet reaguar të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës, që menjëherë të dërgohen vëzhgues të huaj për t’i vizituar të burgosurit.

Kjo është thjesht një propagandë e regjimit të Serbisë, i cili regjim është duke e njdekur rrugën e regjimit totalitar të kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviqit, për procese të montuara politike me pretekst për spastrimin e trojeve shqiptare që ndodhen në Kosovën Lindore, në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Lidhja Demokratike e Dardanisë – Dega në Suedi, me të marrë këtë lajmë, është e shqetësuar dhe reagon ashpër, duke apeluar tek qarqet e Bashkësisë Nërkombëtare sidomos tek Këshilli i Sigurimit pranë Kombeve të Bashkuara te sekretari i Përgjithshëm z. Ban Ki Mun, që të dërgohet një notë proteste për ta njoftuar këtë organ me sjelljet brutale të regjimit aktual serb, mbi popullatën e pafajshme civile të shqiptarëve në pjesën lindore të Kosovës në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Këto burgosje na kujtojnë vitet e 89-99, kur regjimi i Serbisë me të njejta sjellje dhe me procese të montuara politike ka burgosur, ka maltretuar dhe vrarë njerëz (sikurse që është rasti konkret i magjistër Ukshin Hotit, që është i likujduar me urdhërin e Ministrisë së Punëve të Mbrendshme të Serbisë) që ishin procese të montuara politike, e që këta patriot nuk pajtuan asnjëherë me okupatorin serb.

Është turp i madh për këtë regjim i cili thirret se gjoja është Qeveri ”Demokratike”, kurse në anën tjetër përgaditë komplote për bastisje, burgosje dhe maltretimin e popullit shqiptar, për t’u hakmarrë për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, kurse në anën tjetër ky regjim e ka harruar dhe nuk burgos kriminelët e luftës që i kanë duart me gjak e që po kërkohen nga Tribunali i Hagës, Mlladiqin, Haxhiqin dhe shumë kriminel të tjerë që janë duke u lëvizur të lirë nëpër Beograd dhe qytete të Serbisë.

Lidhja Demokratike e Suedisë Dega në Suedi, fton prokurorin e Serbisë z. Vladimir Vukqeviq, që të arrestojë kriminelët e Serbisë, të cilët kanë bërë masakra mbi të gjithë popujtë e ish-Jugosllavisë, si mbi boshnjakët, shqiptarët, kroatët etj.

Këta akuzohen dhe dyshohen se gjoja ”kanë kidnapuar 159 civil serb dhe i kanë vrarë më së paku 51 veta”, një apsurditet i qmendur i Serbisë, që vetëm ajo dinë të monton diq të tillë. Këtu shifet se Serbija është duke pretenduar se serbët e vrarë nëpër Serbi, Bosne dhe Kroaci, të ngarkohen njerëzit që fare nuk kanë lidhje me këto vrasje. Po të ishte e vërtetë po supozojmë, vall a do të kishin jetuar ata në vendëlindjen e tyre, kur ky rajon është i okupuar nga Serbija ?!

Lidhja Demokratike e Dardanisë – Dega në Suedi, kërkon:

-Të reagojnë të gjitha institucionet e Kosovës, të Shqipërisë dhe partitë piolitike në Maqedoni, për rastin në fjalë.

-Të lirohen urgjentisht të gjithë të arrestuarit dhe të lirohen nga aktakuza e montuar me prapavi politike.

-Të jap dorëheqje prokurori për krime të luftës Vladimir Vukqeviq, Ministri i Policisë Ivica Daqiq, të cilët kanë dhënë urdhër për t’i arrestuar 10 shqiptarë të pafajshëm.

-Të demantojnë kryetarët e komunave Preshevë z. Ragmi Mustafa, dhe i Bujanocit z. Shaip Kamberi, se gjoja kanë përkrahur këto arrestime e dhënë sipas tanjugut (këtë e thot në media Milan Markoviq, kordinator për pjesen e jugut të Serbisë).

-Të dërgohet notë proteste Serbisë, ku për këtë të njoftohet Këshilli i Sigurimit pranë OKB-së sekretarit Ban Ki Mun, nga institucionet e Republikës së Kosovës, Republikës së Shqipërisë dhe partitë politike shqiptare të Maqedonisë.

Në emër të Lidhjes Demokratike të Dardanisë – Dega në Suedi,
Hysen Ibrahimi, kryetar.
  



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora