Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kalosh ?eliku: Antonela e kërkon një burrë me lekë

| E shtune, 29.10.2022, 07:50 PM |


ANTONELA E KËRKON

NJË BURRË ME LEKË

NGA KALOSH ?ELIKU

Antonela e “Përputhjes” në Top Chanal, gjatë një emisioni debativ në “Shqipëria lave”, publikisht e kërkon një burrë me lekë. Aspak e çuditshme. Normale, edhe unë si shkrimtar me rreth shtatëdhjetë libra, i përkthyer në disa gjuhë të botës, e kërkoj një Grua me lekë, siç e kishte Balzaku Hanskën. Edhe, atëherë do të shihnit si lindë poezia. Librat, Natën e Madhe.

Poezia e Dashurisë, nuk shkruhet brenda katër mureve me bark të zbrazët, pa Dy shtama me verë. Dhe, një Grua të bukur besnike.

Fatkeqësisht, artistët shqiptarë deri më Sot, nuk e kanë pasur një Grua Hanskë shqiptare. Ndoshta, pas vdekjes mund të dali ndonjëra me lekë?! Fat, përsëgjalli pati vetëm Balzaku, që i doli zot me dashuri dhe lekë Hanska. Nuk e di populli shqiptar, sipas mendimit të Antonelës: artisti shqiptar, a do të ketë një Hanskë?!

Unë, si shkrimtar kam vetëm libra. Vepra të cilat, gjysmën e tyre i kam shkruar dhe publikuar, falë Grave të mia besnike pa lekë. Muza si personazhe nëpër libra. Tri Engjuj gra, që Njëra më ka pri para, e dy të tjarat më kanë mbajtur pëkrahu Rrugës për në Baba Tomorr. Malin e Perëndive, ku lindë poezia, pihet vera... Dhe, bëhet Dashuri...

Sot, edhe unë e kërkoj një Grua besnike me lekë!...