E diele, 27.11.2022, 11:13 AM (GMT)

Kulturë » Keka

Gjon Keka: Shtrembërimi i fakteve për Skënderbeun dhe origjinën e tij

E marte, 25.10.2022, 07:05 PM


Shtrembërimi i fakteve për Skënderbeun dhe origjinën e tij

Nga Gjon Keka

Që nga shekulli i XV-të e këndej janë shkruar vepra të ndryshme nga historianë e autor të ndryshëm nga e mbarë bota, për kryezotin e Arbërisë Gjergj Kastrioti, duke u thënë, e përësëritur disa herë e vërteta, por edhe pse është shkruar kaq shumë prapë ka hapësirë për t'u marrë me jetën dhe veprën e këtij njeriu të madh e të pavdekshëm, sepse biografia e tij është e pashterrshme dhe shumë e pasur.

Megjithëse pasqyra e jetës dhe veprës së kryezotit tonë është e plotë, mjaftë e njohur dhe e pastër për nga aspekti i të vërtetës historike, ka disa çështje e që ndoshta janë tepër të vogëla për t'u marrë me to, por duke ditur se nga ato janë bërë një mal gabimesh disa me qëllim e disa për t'ia përshtatur dhe disa sipas tendencës për ta përvetësuar këtë figurë të madhe kombëtare europiane të arbërorëve.

Këtu do të përpiqem t'i sjellë disa sqarime dhe fakte për kërkuesit e të vërtetës historike, dhe për pjesën tjetër që mbajnë në kokat e tyre dyshimin(specialitetin e gënjeshtrës sllave) që ia kanë mbjellë pikërisht disa autorë, historianë e pseudostudiues me prirje sllave, duke e paraqitur Gjergj Kastriotin si një figurë heroike me gjak dhe origjinë sllave.

E vërteta historike e origjinës së Gjergj Kastriotit (Skënderbeut)

Gjergj Kastrioti i vërtetë ai që e njohim ne arbërorët e tij dhe që e njeh bota e civilizuar në bazë të dokumenteve dhe fakteve historike, është një arbëror i pastër që i dha atdheut të tij djersën, gjakun, shtetin, lirinë, identitetin, flamurin, bashkimin, pavarësinë dhe civilizimit të përbashkët europian mburojnë e tij si një engjëll mbrojtës i saj.

Pra, kur them, se historia e vërtetë që njohim ne dhe bota, mbështetem në faktin se për të janë shkruar tri vepra nga vetë bashkëveprimtarët dhe bashkëkohësit e tij sikur që janë:

1.Vepra e Pal Engjëllit, “La Vita di Scanderbeg di Paolo Angelo”i ribotuar më 1539, e Ipeshkvit dhe sekretarit e këshilltarit të Gjergj Kastriotit(vepra e Pal Engjëllit thuhet se ka humbur, e që me vonë është gjetur dhe tani ekziston si një vepër e botuar nga një bashkëveprimtar i Skënderbeut sikur që ishte në fakt Pal Engjëlli)

2.Vepra e Dhimitër Frangut, “Gli illustri et gloriosi gesti, et vittoriose imprese, fatte contra Turchi, dal sign. D. Giorgio Castriotto, detto Scanderbeg, prencipe d'Epirro” e botuar në botimin e parë në vitin 1480, pastaj e ribotur në vitet në vijim.Frangu ishte klerik i kishës katolike arbërore dhe arkëtar i Gjergj Kastriotit(Skënderbeut), i cili, ishte dëshmitar edhe ky, sepse, ishte bashkëshoqërues i tij në shumë udhëtime jashtë vendit, dhe mbi të gjitha ishte pjesë e strukturës institucionale të shtetit tr Arbërit dhe kryezotit arbëror dhe sigurisht se ka përshkruar atë që ka parë dhe përjetuar sëbashku me Gjergjin e Madh, si një bashkëpjesmarrës e bashkëveprimtar,

3.Vepra e Marin Barletit, “Historia del magnanimo, et valoroso signor Georgio Castrioto, detto Scanderbego, dignissimo principe de gli Albani”.Botimi i parë i tij konsiderohet ai i vitit 1508 dhe më pas u ribotua ndër vite dhe u përkthy në gjuhë të ndryshme të botës.Barleti ishte një klerik katolik arbëror nga Shkodra, me formim dhe edukim të lartë .njeri më njohur të thellë e profesor, ai ishte bashkëkohës, i cili më shumë ka dëgjuar dhe është informuar nga njerëzit e afërt të Gjergj Kastriotit, pra njerëz që shërbenin në oborrin apo pallatin e kryezotit arbëror.

Sikur që shihet faktet historike për Gjergj Kastriotin i kemi pikërisht nga bashkëveprimtarët e tij, dhe nëse ata e kanë thënë të vërtetën, gjë që e kanë thënë me siguri të plotë sepse ishin dëshmitar okular. Atëherë tezat e dala nga duar e mendje të oborreve sllave për ta përvetësuar e shtrembëruar këtë të vërtetë janë të kota, sepse e vërteta është si dielli, ndërsa gënjeshtra që e mbulon një të vërtetë është si një pluhur që e merrë një erë e madhe e kohës dhe e nxjerrë të vërtetën ashtu si është në dritën e diellitDhe jo vetëm kaq, sikur që dihet kryezoti ynë arbëror, jo vetëm që ishte një arbëror i pastër si nga Babai i tij Gjoni, por edhe nga nënëa e tij Vojsava e Pollogut.Dhe se Gjergj Kastrioti kur u rikthye në atdhe ai u rkthye në Krujën e tij në trojet atërore e të nënës së tij dhe jo në ndonjë atdhe të pretenduar e të imagjinuar nga shtrembëruesit e të vërtetës, pra nëj atdhe sllav të imagjinuar sipas pretenduesve dhe përvetësuesve të kësaj figure madhore, fisnike arbërore europiane.

Ndërkaq një tjetër gjë që duhet nënvizuar është se gjuha me të cilën i fliste Gjergj Kastrioti, si ushtarëve të tij, ashtu edhe popullit të tij ishte gjuha e nënës, pra gjuha arbërore.Sepse po të ishte ndryshe, as ushtarët e as populli nuk do ta merrte atë vesh, nëse ai do t'i fliste në ndonjë gjuhë të pretenduesve, përvetësuesve, dhe mbi të gjitha as që do ta mirëpëritshin me aq zemër të hapur arbërorët rikthimin e tij duke e bërë atë zot përbashkues të vendit dhe udhëheqës të tyre.

Ajo që më ka lënë përshtypje mua kur kam lexuar veprat e bashkëveprimtarëve të tij, si Frangut, Engjëllit e bashkëkohësit Barletit, është kjo se kryezoti i Arbërisë Gjergj Kastrioti i njihte me skatësi trojet arbërore, madje të gjitha pjesët e saj. Kjo më ka lënë përshtypje, ngase sikur dihet ai si i vogël u dërgua peng në oborrin e sulltanit, edhe pse ishte në oborrin e armikut, ai, gjaku i tij në vena, gjuha e tij, zemra e tij, mendja e tij dhe ai vetë ishte ruajtur për Arbërinë, dhe nuk e kishte harruar që nga vegjëlia atdheun dhe trojet e tij, as gjuhën e tij, as gjakun e tij fisnik të lashtë të Kastriotëve, gjak ky që rridhte nga lashtësia, nga mbreti Pirro.

Një pjesë tjetër e patrajtuar është edhe kjo se ai pasi u rikthye në atdhe, dhe konsolidoj mbretërinë e tij dhe të shtetit të Arbërit duke e forcuar vendin dhe sigurinë e qytetarëve të tij, ai sëbashku me motrat e tij dhe bashkëushtarët e tij i bënë nderime babit të tij Gjonit dhe nënës së tij Vojsavës që kishin vdekur e që nuk arriti t'i shihte dhe u çmall duke kujtuar kohën e tij kur ai u rritë në vatrën e tij, në duart e nënës dhe babait të tij dhe u përkund në vegjëli deri në ditën që u morrë peng nga sulltani.

Nga kjo mund të nënvizoj se nëse bazohen të gjithë në fakte, pra në të vërtetën historike të kësaj familje fisnike arbërore, atëherë nuk mund asnjë popull tjetër ta pretendoj këtë figurë, e as të përvetësoj, as me anë të gënjeshtrave dhe imagjinatave apo shtrembërimit të dokumenteve historike.

Sikur që shihet nga kjo që u tha më larët, faktet janë kokëforta dhe të vulosur nga vetë dëshmitarët okular të kohës apo epokës së Gjergj Kastriotit, pastaj edhe nga kronistë e historianë të shumtë që u mbështetën në fakte dhe të cilët jo vetëm na e sjellin të vërteten e familja fisnike arbërore si gjak i pastër arbëror, por edhe me rrënjë të thella që shkojnë deri në lashtësi e posaçërisht tek rrënjët e mbretit Pirro. Nga kjo nuk ka asnjë dyshim, dhe se e vërteta flet dhe rrezaton si dielli, se Gjergj Kastrioti, respektivisht familja Kastrioti përfaqësonte elementin e pastër arbëror.

Në fakt nuk jam unë i vetmi që po shkruaj këtë Apologji të shkurtër në mbrojtje të origjinës arbërore të Kastriotëve.I pari që e ka mbrojtë origjinën e tij se prej nga vjenë është vetë Gjergj Kastrioti i cili në letrën drejtuar princit të Tarantit, tregon qartë se “arbërorët dhe ai vetë kanë si paraardhës Aleksandrin(Lekën) e Madh dhe Mbretin Pirro”.Në kuadër të kësaj është edhe Frang Bardhi i cili në “Apologjinë e Skënderbeut” të botuar në vitin 1636 e mbron origjinën arbërore të Kastriotit.

Mendimi i gabuar i Hopf i vitit 1868 dhe pëvjelja e krahëve e autorëve sllavë për të përvetësuar figurën e Gjergj Kastriotit

Në kohën kur doli teza e tillë e shtrembërimit të origjinës së familjes së Kastriotit, ishte në fakt kohë kur elementi sllavë po përpiqej të bënte terrenin dhe të zinte rëndësinë politike në gadishullin ballkanik, kështu i përvjelën krahët autorët sllavë dhe ato me prirje sllave duke mos patur figura të krenarisë së tyre, sepse ata nuk ishin autokton, u kapën pas figurave të tjera të huaja sikur që është figura heroike e arbërorëve Gjergj Kastrioti duke tentuar që ta pretendojnë si të tyre dhe ta përvetësojnë si dhe figura tjera të gadishullit Ilirik. Sikur që dihet koha kur po flasim ishte pikërisht pak para se të ndodhte Kongresi i Berlinit(1878) i cili e la jashtë Shqipërinë.

Në këtë kohë duke ditur se sllavët(serbët) nuk kishin asnjë fakt, as edhe një dëshmi për ta prezantuar veten si një komb, sepse ata nuk i takonin kombeve autoktone në gadishullin Ilirik, ata sikur e kanë specialitet gënjeshtrën e bëjnë të besueshme përrkohësisht para botës dhe më pas gënjeshtra mbetet gënjeshtër me këmbë pa asnjë bazë dhe pa asnjë fakt.Kështu vepruan edhe me figurën e Gjergj Kastriotit, për ta larguar rishfaqjen apo më mirë të them për ta penguar ringjalljen e kombit arbëror dhe identitetit të tij, ata dhe bashkëautorët tjerë me prirje sllave i përvjelën krahët që me anë të figuravë heroike që bota i njihte sikur që ishte Gjergj Kastrioti, respektivisht më përvetësimin e tyre dhe pretendimet për të dal me ta para çdo tryeze si shenja të krenarisë së tyre sllave ata me anë të këtyre gënjeshtrave arritën të pranohen edhe në kongresin e Berlinit, duke mos harruar se serbia u pranua në kongresin e Berlinit(1878) me ndihmën dhe vulën e Perandorisë otomane(turke).

Përvetësimi i figurës së Skënderbeut nga sllavët u pritë mirë nga sulltanët dhe perandoria otomane(turke), por, edhe nga vezirët e renegatët e tyre, sepse ata donin që Shqipërinë ta mbanin ashtu sikur e kishin planfikuar pa ndërgjegje kombëtare, pa gjuhën, pa figurat heroike sikur ishte Gjergj Kastrioti, pa territor të definuar, pa bshkimin e trojeve etj, por me anë të vezirëve e renegatëve ta mbanin Shqipërinë në bazë të “mileteve e vilajeteve” që i kishin përcaktuar. Por, edhe përkundër kësaj sikur që dihet perandoria otomane (turke) u shemb dhe trojet arbërore i dhuruan sipas marrëveshjeve të mëparshme në mes të sllavëve dhe turqve të cilët mbanin aleancat e tyre tradicionale historike.

Megjithkëtë, ashtu si shumë personalitete mbikohore që nga antikiteti për të cilët mungojnë dokumente të shumta dhe autentike edhe origjina e Gjergj Kastriotit, apo më mirë familjes Kastrioti ra pre e pretendimeve dhe pëvetësimeve nga disa popuj tjerë të huaj të ardhur në gadishullin Ilirik.

Deri në vitin 1868 nuk kishte asnjë mendim, dhe asnjë tezë mbi çështjen e origjinës së familjes Kastrioti, përpos asaj të dokumentuar nga Frangu, Engjëlli e Barleti të cilët ishin dëshmitar okular dhe bashkëkohës të Skënderbeut, se familja fisnike arbërore Kastrioti ishte me origjinë të pastër arbërore dhe përcaktoheshin edhe zotërimet e saj pikërisht në hapësirën autoktone iliro-arbërore. Por, nga viti 1868 kur profesori gjerman Karl Hopf i cili bazuar në një dokument të nxjerrë nga libri i autorit Fr.Milosich, “Monumenta Serbica spectantia Historiam Serbiae Bosnae Ragusii, i vitit 1858”, ku përmendet që në datën 2 Shtator 1368, një emër Branilo, por që sipas dokumentit që kam parë nuk ka të bëjë aspak me Kastriotët, ai Branilo që përmendet nuk ka asnjë lidhje me familjen Kastrioti.Nga ky gabim i qëllimshëm apo i paqëllimshëm i profesorit gjerman Hopf, e që është gabim i madh, sepse u bë ushqim për shumë autorë, historianë sllavë dhe me prirje sllave të cilët menjëherë vrapuan që ta pretendojnë figurën e Skënderbeut për qëllime të tyre politike dhe interesa të kohës.

Karl Hopf në fakt ka gabuar rëndë me hedhjen e një mendimi të tillë të pa studiuar mirë dhe të pa përkthyer mirë, por edhe të panjohur mirë për shkak të mungesës së dokumenteve mbështetëse dhe të vetë dokumentit i cili mund të konsiderohet si një devijim i tij në nxjerrën e mendimit të tij të gabuar dhe me pasoja e në dëm të historisë së popullit shqiptar dhe një shtrembërim i dëmshëm i origjinës së familjes Kastrioti.Hopf u bazua në atë dokument pa e studiuar mirë, dhe pa e përkthyer saktë dhe pa e shpjeguar mirë, sipas tij “i pari nga familja e Kastriotëve ka qenë Branilo”, që në bazë të dokumentit ai ishte një nga firmëtarët, dhe një Kastriot i Kaninës, por që as Branilo dhe Kastrioti nuk kanë lidhje me njëri tjetrin.Ka mundur të jetë një Branilo i ndonjë vendi tjetër që ka bërë tregëti aty apo ka qenë në shërbim por që nuk ka asnjë lidhje me Kastriotët.Kështu e hodhi mendimin e gabuar Karl Hopf duke ia ngjitë mbiemrin e Kastriotit atij Branilos i cili nuk dihej se nga e kishte origjinën e vërtetë, pastaj pa e përkthyer mirë, sepse aty shihet qartë se është një gënjeshtër që i shërbeu më pas autorëve dhe historianëve sllavë dhe atyre me prirje sllave.Ngase aty në dokument kemi të bëjmë më dy persona dhe jo më nje person, sepse aty në përkthim të pastër qëndron edhe një “dhe” personin tjetër dhe jo vetëm një person pra sikur e ka hedh mendimin e gabuar e të gënjshtërt ai.Ky mendim i Hopf është hedhur poshtë nga shumë autorë, historianë e studiues serioz duke e konsideruar hedhjen e kësaj teze si të gabuar dhe se përkthimi ishte barbar e i pasaktë dhe pa shpjegime konkrete e dëshmi shoqëruese.

Pas hedhjes së këtij mendimi të Karl Hopf në botimin e “Griechenland in Mittelalter und Neuezeit” së vitit 1868, dhe pastaj edhe në”Chroniques gréco-romanes inédites ou peu connues” të vitit 1873, iu bashkuan kësaj gënjeshtre, kësaj teze të pasaktë dhe me pasoja edhe autorë, historianë tjerë me prirje sllave, në mesin e tyre që e miratoi mendimin e gabuar të Hopf ishte historiani dhe orientalisti gjerman Franz Babinger, e që ishte një gabim sepse më pas u botuan vepra të ndryshme dhe u bazuan në këtë gënjeshtër të madhe dhe gabim që e dëmtojë gjenealogjinë e familjes fisnike arbërore Kastrioti.

Një tjetër autor B.Makuchew në veprën e tij “Mémoire sur les Slaves en Albanie, en russe” të vitit 1871 e mbështetë mendimin e Hopf dhe si gjithë autorët tjerë sllavë edhe ai i përvjelet punës demoniake për ta bërë gënjeshtrën sa më të besueshme duke i mbështetur edhe tezat se gjoja “Kastriotët nuk janë nga familja shqiptare sikur është thënë më parë, por me origjinë sllave”, një gënjeshtër kjo që edhe sot mbështetet nga qarqe të caktuara si nga jashtë ashu edhe nga brenda vetë kombit shqiptar.Këtë mendim të gabuar e të gënjështër të Hopf, ai e konsideron si të pamohueshëm mbi origjinën e Skëndebreut, pa ofruar asnjë dokument, asnjë fakt dhe asnjë shpjegim, por vetëm mbi bazën e një gënjeshtre, apo përkthimi të pasaktë apo te keq të një dokumenti, e mbi të gjitha pa një shpjegim të detajuar as nga Hopf e as nga Makuchew në atë vepër të tij e cila i shërbente sigurisht politikës pansllaviste.

Mendimit të gabuar të Hopf iu bashkuan edhe shumë autorë tjerë me prirje sllave të cilët në veprat e tyre e potenconin atë madje me shumë dëshirë dhe duke e konsideruar atë, por pa dhënë asnjë dëshmi, asnjë fakt asnjë dokument mbështetës, madje kishte edhe autorë e historian që i cilësonin veprat burimore, të bashkëkohësve të Skënderbeut si p.sh. Veprën e Barletit si “Fabul” sikur ishte historiani katolik e diplomati austriak  Ludwig von Pastor, në veprën e tij, “Geschichte der Päpste seit den Ausgang des Mittelalters, 1886”.Edhe autorë e historianë tjerë me prirje sllave mbështetën dhe patën rol të madhë në shpërndarjen e kësaj gënjeshtre apo këtij mendimi të gabuar të Karl Hopf mbi origjinën e Kastritotëve sikur që janë: Pavel Jozef  Šafárik, Leopold von Ranke, Konstantin Jireček etj.Sikur dihet edhe Pavel Jozef Šafárik ishte një autor me prirje sllave i cili i shërbej gjithnjë me anë të veprave të tij elementit sllavë, sidomos atij në ballkan dhe me gjerë, me anë të kësaj ai donte ta bënte elementin sllavë me rëndësi politike. Edhe Šafárik ka tentuar ta paraqes si sllave origjinën e Kastriotëve, por që nuk ka pas asnjë mbështetje dhe dokument e fakt historik. Ashtu si shumë autorë e historianë me prirje e sllave edhe Šafárik i shpërndau me zellë gënjeshtrat dhe të pavërtetat që kishin filluar t'i ndërtonin sllavët në hapësirën e gadishullit ilirk, duke i përvetësuar objektet dhe figurat dhe vendbanimet e iliro-arbërorëve.

Rol të madh në shpërndarjen e këtij mendimi dhe kësaj gënjeshtre mbi origjinën e Kastriotëve pati edhe historiani e diplomati çek Konstantin Jireček, i cili në veprat e tij e mbështet mendimin e Hopf dhe të tjerëve madje një hapësirë të madhe ai i kushton këtyre pretendimeve që i shërbejnë në fakt etjes sllave për ta përvetësuar figurën e Gjergj Kastriotit. Ajo që është për t'u nënvizuar këtë është kjo se Jireček duke patur një rol të tillë edhe si historian edhe si diplomat, ndikojë në formësimin e elementit sllavë në ballkan, dhe në shpërndarjen e gënjeshtrave mbi origjinën e Kastriotëve.

Duke ditur se Jireček ishte edhe pjesë e udhëheqjes së Institutit të historisë së Europës juglindore në Universitetin e Vjenës, kjo ndikojë që gënjeshtra apo mendimi i gabuar i Karl Hopf, të mbështetet dhe të merret si bazë, por, pa asnjë dëshmi, pra duke qenë se ai kishte edhe kompetenca të tilla në kuadër të Institutit edhe botimet e studimet e mëvonshme u botuan me referenca të mbështetura nga ky grup i autorëve sllavë dhe i atyre më prirje sllave për ta bërë elementin sllavë me një rëndësi të madhe në gadishullin ilirik duke i mohuar kështu arbërorëve autoktonin dhe rrënjët e tyre e aq më tepër duke i ndërtuar këto mendime e ide të gabuara e gënjeshtra mbi themelet e historisë dhe të figurave të kombit iliro-arbëror(sot shqiptar).

Pasi e panë se polemika rrethë origjinës sllave nuk kishte asnjë mbështetje në asnjë dokument dhe se teza e Hopf, ishte qesharake dhe pa asnjë fakt, madje një shtrëmbërim demoniak që u bë më pas “ushqim ideologjik” për pretendentët sllavë dhe autorët me prirje sllave apo që ishin edhe vetë sllavë.Atëhre ata u kapën pas tezës tjetër se gjoja nëna e Gjergj Kastriotit, Vojsava ishte me origjinë sllave, duke e lidhur me Tribalët, edhe kjo si teza e parë nuk kishte asnjë mbështetje, asnjë fakt sepse sikur dihet Tribalët janë fis i lashtë ilirë, ndërsa Pollogu ishte historikisht i banuar me arbëror të Maqedonisë, edhe kjo tezë djallëzore e pretendentëve sllavë për ta përvetësuar figurën e Gjergj Kastriotit si nga ana e babait ashtu edhe nga ana e nënës u hodhën në koshin e plehrave, askush, asnjë studiues serioz, as historianë me vlerë dhe me autoritet e kompetencë nuk i morri për bazë tezat e tilla e as sot nuk duhet marrë ato teza dashakeqëse që kanë për qëllim shtrembërimin e të vërtetës dhe përvetësimin e kësja figure madhore të kombit tonë iliro-arbëror.

Krejt në fund për ta përmbyllë këtë Apologji timen për Gjergj Kastriotin dhe origjinën e pastër të tij arbërore, kërkoj me sinqeritetin me të thellë nga autorët, studiuesit dhe historianët serioz shqiptar që nëse duan të vërteten dhe faktet historike, të mos i marrinë asnjëherë në referencë dhe as në trajtim e as për bazë veprat e autorëve me prirje sllave që u lartëcekën, sepse vetëm në këtë mënyre duke mos e trashë gënjeshtrën e tyre, mendimin e gabuar dhe tezat e tilla demoniake ato do të zhduken si errësira përballë dritës së madhe të së vërtetës.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gjon Keka: Filipi falënderon Zotin që biri i tij Aleksandri i Madh lindi në kohën e Aristotelit Gjon Keka: Të dëgjohet ShBA edhe sot, ashtu si u dëgjua në Rambuje dhe i doli mirë Kosovës Gjon Keka: Prof. Anton Çetta, thesar i popullit shqiptar, pajtoi gjaqe edhe në diasporë Gjon Keka: Skënderbeu i thotë Atit të tij, ne do të jetojmë për Arbërinë dhe për ju Gjon Keka: Gjergj Kastrioti i priti me bukë, kryp e zemër ushtarët e Huniadit Gjon Keka: Dokument i rrallë historik i vitit 1477 për Skënderbeun e Madh Gjon Keka: Shtypshkronja arbërore e themeluar më 1480 nga Bernard Vitali i quajtur Arbërori Gjon Keka: Dy medalje kushtuar figurës madhore të Gjergj Kastriotit Gjon Keka: Çelësi i kuptimit të legjendës së arit apo thesarit të fshehur të Gjergj Kastriotit Gjon Keka: Dekreti i vitit 1463: Biri i Gjergj Kastriotit, Gjoni pranohet anëtar i këshillit madhor të Venedikut Gjon Keka: Kali i Gjergj Kastriotit nuk donte asnjë tjetër pos zotërisë së tij Gjon Keka: Bibliotekat të mbushura me vepra për Gjergj Kastriotin Gjon Keka: Karl Ghega dhe Aleksandër Moisiu - dy austriakët e mëdhenjë me origjinë arbërore Gjon Keka: Gjergj Kastrioti në mbrojtje të nderit dhe të dinjitetit të gruas apo femrës arbërore Gjon Keka: Autori dhe historiani europian në vitin 1810 - Figura e Skënderbeut duhet mbajtur në zemër Gjon Keka: Shtypi austriak i vitit 1912: Gjergj Kastrioti personalitet i madh ndërkombëtarisht Gjon Keka: Leka i Madh me 32 mijë burra pushtoi botën, Skënderbeu me 30 mijë gjunjëzoi një Perandori Gjon Keka: Familja fisnike arbëror Bokali që la gjurmë brenda oborreve mbretërore Libër i ri nga autori Gjon Keka: Leonik Tomeu, pishtar i djes dhe rilindjes europiane Gjon Keka: Gjergj Kastrioti faqja e bardhë e nami i gjithë Arbënisë - shkruar në shqipen e vitit 1881

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora