Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Historitë e pathëna të shërbimeve sekrete

| E shtune, 27.12.2008, 12:10 PM |


Që në kohën e Elizabetës së I, shërbimet sekrete britanike kanë funksionuar duke u bazuar në principin "qëllimi justifikon mjetet". Para, mitosje, shantazhe - këto janë metodat e tyre të rekrutimit…

Nokolai Patrushev, kreu i Shërbimeve Sekrete Federale të Rusisë (FSB), tetor 2007.

Nuk është shumë e habitshme që okultizmi dhe spiunazhi kanë qenë historikisht miq të ngushtë. Arti i zi i spiunazhit konsiston në mbledhjen e informacioneve sekrete dhe gjatë gjithë historisë së botës shtrigat, fizikantët dhe astrologët kanë pretenduar se janë të aftë të parashikojnë të ardhmen dhe të jenë në dijeni të çështjeve të fshehura nga njerëzit e zakonshëm.

Mbledhja e informacioneve bëhet gjithnjë nën një petk sekretesh dhe okultistët janë specialistë në mbajtjen e aktiviteteve të tyre të fshehura nga sytë e botës. Ashtu si agjentët sekretë, ata përdorin kode, simbole dhe kriptograme për të komunikuar me njëri tjetrin dhe për të raportuar informacionet e tyre pa u vënë re. Okultistët dhe oficerët e inteligjencës janë të ngjashëm në shumë mënyra, pasi të dy banojnë në hijen e një bote paralele sekretesh, mashtrimesh dhe informacionesh të rreme. Në historinë e botës, këto dy profesione zakonisht kanë ndarë të njëjtët pjesëmarrës.

"Babai i Shërbimit Sekret Britanik" ka qenë avokati, politikani, diplomati dhe eksperti i spiunazhit Fracis Walsigham, i cili punonte për Mbretëreshën Elizabet. Ai ka qenë një protestant dhe si shumica e rinisë iu desh të arratiset nga Anglia gjatë sundimit gjakatar të Mbretëreshës Katolike Mary, për t'i shpëtuar persekutimit. Gjatë mërgimit të tij, Walsingham mësoi italisht dhe frëngjisht dhe gjithashtu filloi të punonte me Shërbimin e famshëm Sekret venecian, i cili i përdorte aftësitë e tij të spiunazhit për të bërë tregti nën petkun e diplomacisë.

Pas kurorëzimit të Mbretëreshës Elizabet, Walsingham u rikthye në Angli. Ai u punësua menjëherë si sekretar i ambasadorit të Anglisë në Gjykatën franceze në Paris dhe gjithashtu punonte si agjent sekret, duke raportuar informacionet e Inteligjencës tek Sekretari i Shtetit të Mbretëreshës Elizabet; fillimisht William Cecil dhe më pas Lord Burghley. Gjatë viteve 1568 dhe 1570, Walsingham, i cili ishte bërë anëtar i Parlamentit, punoi në fushën e kundër-spiunazhit të brendshëm, duke demaskuar komplotet katolike kundër monarkisë.

Në vitin 1570, Walsingham u emërua ambasadodi i Anglisë në Francë. Gjithashtu, ai vazhdoi të ndërtonte rrjetin e tij të agjentëve të kamufluar në Francë, Itali, Spanjë dhe vendet e ulëta. Kohët e fundit Cecil Williamson, i cili ka punuar në Inteligjencën britanike gjatë Luftës së Dytë Botërore, i kishte treguar këtij shkrimtari se Walsingham shpesh përdorte shtrigat dhe spiunët për të arritur qëllimet e tij.

Një nga okultistët më të famshëm të rekrutuar ndonjëherë ka qenë pa dyshim misteriozi Dr. Dee, i cili ishte astrologu i Gjykatës së Elizabetës dhe arkitekti magjik i Perandorisë Britanike. Walsingham ka qenë i përfshirë në elaborimin e martesës së propozuar midis Mbretëreshës Elizabet dhe Dukës D'Anjou. Sipas rekomandimit special të kopetentit të spiunazhit, mbretëresha e transferoi Dr. Dee në Francë nën urdhrin për t'i raportuar progreset e trataktivave të marrëveshjes së martesës. Magjistari udhëtoi drejt Dukatit të Lorriane dhe ndërtoi planin grafik të martesës së Dukës dhe vëllait të tij, i cili gjithashtu konsiderohej si një bashkëshort i mundshëm në monarkinë britanike. Dr. Dee, ndoshta i influencuar nga Walsingham, raportoi në Londër në mënyrë diplamotike se yjet i kishin sygjeruar se një aleancë politike do të ishte shumë më frutdhënëse se një martesë dhe mbretëresha e ndoqi këshillën e tij.

Në vitin 1573, Fracis u rikthye në Londër dhe u emërua këshilltar privat. Kjo e pozicionoi atë në zemrën e qeverisë dhe i dha mundësinë të vazhdonte të ndërtonte atë e cila do të bëhej në të ardhmen shërbimi i parë i spiunazhit të organizuar që operonte në Angli. Në vitin 1566, ai kishte arritur të ndërtonte një rrjet europian, i cili shtrihej deri në Turqi dhe Rusi në lindje, ku Dr. Dee raportonte çdo zhvillim në Gjykatën e Carit. Ky rrjet mblidhte kryesisht informacione rreth inteligjencës ushtarake të Spanjës, e cila në atë kohë ishte armikja kryesore e Anglisë. Walsingham ka qenë gjithashtu përgjegjës për sabotimin e komplotit të katolikëve, demaskimi i të cilit çoi drejt ekzekutimit të Mbretëreshës së Skocisë Mary. Duke përdorur fuqitë fizike të Dr. Dee, ai qe i aftë të zbulonte se komplotistët arrinin të përçonin mesazhe sekrete mbretëreshës së burgosur, duke i fshehur ato në shishet e verës.

Gjatë udhëtimit të tij në Europë në vitin 1562, Dr. Dee kishte hasur me një libër të shkruar nga Abbot Trimethus i Spanhiem (1462-1516). Ky libër ishte një guidë për të shkruar shifra dhe kode për qëllime magjike dhe Dee informoi William Cecil-in rreth zbulimit të tij. Gjatë kthimit të tij në Angli, Dr. Dee përvetësoi kriptografinë e Abbot dhe ia tregoi atë Walsingham-it në mënyrë që ta përdorinin agjentët e tij të fshehtë. Ai gjithashtu raportoi të gjitha informacionet rreth inteligjencës politike dhe ushtarake që kishte mbledhur gjatë udhëtimit të tij përreth Europës. Thuhet se Dee ka përdorur alfabetin e famshëm Enochian për të maskuar informacionet e tij, kështu që nëse do të arrestohej, kapësit e tij nuk do të ishin të aftë të deshifronin asgjë dhe do t'i anashkalonin ato si shkrime pa sens.

Në vitin 1587, Dr. Dee pretendonte se kishte marrë një mesazh shpirtëror nga një konkat ëngjëllor, i cili e paralajmëronte për një rrezik që do t'i kanosej Flotës britanike. Mesazhi tregonte se një grup francezësh, të maskuar, të cilët punonin për spanjollët, do të vizitonin fshehtësisht pyllin Dean. Pylli ishte qendra e ndërtimit të anijeve angleze dhe agjentët sekretë francezë planifikonin të korruptonin disa banorë të pabesë të pyllit që t'i vinin flakën. Dr. Dee përçoi këtë mesazh të përftuar nga inteligjenca e tij mbinatyrore tek Walsingham dhe sabotuesit u arrestuan.

Informacionet që Walsingham kishte përftuar nga rrjeti i spiunazhit europian e bindën atë se ushtria spanjolle kishte ndërmend të sulmonte Anglinë në vitin 1588. Ai i kërkoi Dr. Dee që të përdorte dijet e tij në astrologji për të llogaritur përparësinë e motit për një pushtim. Magjistari i tha atij se do të ishte një katastrofë e madhe në Europë, e shkaktuar nga një stuhi e fuqishme shkatërruese. Kur lajmi i kësaj profecie u përhap dhe arriti deri në Spanjë, rekrutimet në flotë u pakësuan dhe pati shumë marinarë që dezertuan luftën. Në Lisbonë, një astrolog, i cili konfirmoi këtë profeci u akuzua për përhapje informacionesh të rreme. Në tentativën e një lufte psikologjike, Dr. Dee informoi Imperatorin Rudolf të Bohemias (Republika moderne çeke) dhe Mbretin Stephen të Polinisë se stuhia e parashikuar mund të shkaktonte "shëmbjen e një perandorie madhështore". Rudolf, i cili gjithashtu ishte një okultist dhe padroni i Dee gjatë qëndrimit të tij në Bohemia, ai i kaloi këtë paralajmërim ambasadorit të Spanjës.

Është fakt që në vitin 1588 një stuhi e madhe shkatërroi anijet e ushtrisë spanjolle në kanalin anglez dhe kjo e ndihmoi shumë fitorën e Anglisë. Ky event meterologjik, iu akreditua një rituali magjik të performuar nga pirati Francis Drake në kodrat e Plymouth. Njerëzit supersticiozë besonin se Drake ishte një magjistar dhe se ia kishte shitur shpirtin Djallit në këmbim të suksesit kundër Spanjës. Besohet madje, se ai ka organizuar gjithashtu disa marrëveshje me shtriga për të ngritur këtë stuhi me anë të magjisë për të parandaluar pushtimin. Ndërkohë, Dr. Dee thonte se kishte parë në sferën e tij të kristaltë një vizion simbolik të një kështjelle me urën e tij lëvizëse të ngritur (Anglia) dhe imazhin e mbretit të zjarrit. Si pasojë, ai nxiti Marinën që të përdorte anije zjarri kundër ushtrisë dhe ata e ndoqën këshillën e tij, e cila rezultoi një sukses.

Pas vdekjes së Francis Walsingham në vitin 1590 dhe me ngjitjen e Mbretit skocez James në fronin angolez, Dr. John Dee doli kundër mbretërisë. Mbreti kishte një obsesion të sëmurë më magjinë dhe mbretërimi i tij i hershëm u sundua nga meraku dhe frika. Kjo e shtyu atë të punësonte Shërbimin Sekret për hakmarrjen e tij personale kundrejt shtrigave të dyshuara. James i urdhëroi agjentët e tij të përndiqnin praktikantët eventual të magjisë dhe të zbardhnin komplotet e tyre të mundshme kundër monarkisë. Një nga personat e përfshirë ishte Earl i Bothwell, i akuzuar për tradhti të rënda dhe për organizimin e marrëveshjeve me shtriga skoceze për të bërë magji kundër mbretit në tentativën për të zënë fronin e tij. Mbreti James gjithashtu bindi Parlamentin për të miratuar në vitin 1604 një ligj kundër magjisë, i cili do të merrej me këto probleme në mënyrë që të kishte mbështetje të plotë në gjuetinë e tij të shtrigave. Brenda tre muajve ky ligj u miratua dhe hyri në fuqi.

Dashwood dhe Klubi i Zjarrit të Ferrit.

Në shek. XVIII, Shërbimi Sekret filloi të shqetësohej për aktivitetet e të ashtuquajturit "Klubi i Zjarrit të Ferrit", i themeluar nga Francis Dashwood, i cili më pas u bë Kancelari i Thesarit dhe një mik i mirë dhe këshilltar politik i Mbretit George III. Si një djalë i ri, Dashwood shkoi në tur përreth gjithë Europës e cili ishte një ekskluzivitet i aristokratëve dhe më pas u infiltrua në Lozhën e Masonëve në Francë. Gjatë vizitës së tij në Itali ai filloi të krijonte bindje anti-katolike, theu me dhunë një festim masiv të katolikëve dhe ofendoi publikisht Papën. Edhe pse ishte një aristokrat, Dashwood ishte i urryer nga të pasurit e Kishës Romake. Ai mallëngjehej nga mitologjia klasike dhe e dekoroi shtëpinë e tij në fshat, në Wycomben perëndimore në Buckinghamshire më murale, piktura dhe statuja perëndish greke dhe romake.

Francis Dashwood themeloi shoqërinë sekrete të quajtur Urdhri i Murgjve të Shën Francisit të Medmenhamit (më shumë i njohur si Klubi i Zjarrit të Ferrit) i quajtur në këtë mënyrë në emër të vendit ku mbaheshin mbledhjet e këtij Urdhri. Sipas thashethemeve që qarkullonin rreth këtij Klubi, thuhej se murgjit praktikonin orgji seksuale, të cilat përfshinin femra aristokrate dhe prostituta të veshura si murgesha. Aty gjithashtu kryheshin edhe rite sataniste, si Masa e Zezë, ku si altar përdorej një trup i zhveshur i një femre me prejardhje fisnike. Megjithatë, sipas pjestarëve të këtij klubi, këto mbeteshin thjesht thashetheme pasi Urdhri ishte i dedikuar vetëm për Misteret Pagane Elusiane dhe për adhurimin e Perëndeshës Bona dhe Nënës së Madhe Perëndëshë. Megjithatë, pavarësisht thashethemeve të shumta që kanë qarkulluar rreth agjentëve sekretë dhe okultistëve më të famshëm, ata gjithnjë i kanë shërbyer shtetit dhe qeverisë. Thuhet se e gjithë politika botërore varet dhe kontrollohet pikërisht prej këtyre personave por, për aq kohë sa ata do të ekzistojnë, asgjë nuk do të dihet me siguri dhe asnjë informacion nuk do të konfirmohet pasi pikërisht kjo është puna e tyre; të fshehin aktivitetin dhe ta maskojnë atë me thashetheme që nuk kanë fare lidhje me misionin e tyre të vërtetë.

Përgatiti

KLARITA BAJRAKTARI - RD