E marte, 16.04.2024, 07:24 AM (GMT+1)

Mendime

Reagime për arrestimin e ish-luftëtarëve në Preshevë

E shtune, 27.12.2008, 04:34 AM


Reagime për arrestimin e ish-luftëtarëve në Preshevë

Reagime për arrestimin e ish-luftëtarëve në Preshevë

Nga Express më 26.12.2008 10:47 CET

(Update)

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi, ka vlerësuar se arrestimet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës nuk çojnë kah stabilizimi i situatës në këtë rajon.

”Ishte absolutisht e panevojshme që në aksionin e arrestimit të marrin pjesë më se 100 pjesëtarë të xhandarmerisë, me bllokim të rrugëve dhe me keqtrajtimin e banorëve”, ka thënë Halimi, sipas të cilit duket se dikujt i duhet që në jug të Serbisë, kohë pas kohe, të ngritet temperatura, për ta arsyetuar përdorimin e xhandarmerisë.

”Absolutisht kjo nuk është në rregull dhe nuk i kontribuon stabilizimit të këtij rajoni”, tha deputeti Halimi, për të shtuar se aksioni i arrestimit ishte realizuar me shumë tejkalime të autorizimeve zyrtare. Sipas tij, me këtë rast është rrahur një i ri dhe ka pasur provokime të pjesëtarëve të xhandarmërisë.

Ndaj arrestimit të 10 shqiptarëve nga xhandarmëria serbe, nën dyshimet se janë të involvuar në vrasje dhe rrëmbime në Kosovë në vitin 1999, kanë reaguar edhe shoqatat e dala nga lufta në Kosovë. Ata kërkojnë nga Qeveria dhe Presidenti i Kosovës që të vihen në mbrojtje të UÇK-së.

Reagimi i ish-luftëtarëve të UÇK-së erdhi pas një takimi që ata patën me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Sylejman Selimi. Edhe ky i fundit ka shprehur bindjen se ushtarët e UÇK-së nuk ka arsye që të arrestohen. “Ata nuk kanë bërë krime, por kanë luftuar për qytetarët e Kosovës, kanë luftuar që Kosova të jetë shtet. Nuk duhet të lejohet një gjë e tillë që të përdhunohen vlerat e UÇK-së”, tha Selimi.

Xhandarmëria serbe, në orët e hershme të së premtes, ndërmori një aksion në Preshevë dhe disa lokacione të kësaj komune duke arrestuar 10 shqiptarë. Sipas Zyrës së Prokurorisë së Serbisë për krime të luftës, ata janë të dyshuar se janë të përfshirë në vrasje dhe rrëmbime të kryera gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë.

”Prej qershorit 1999 e deri në tetor të vitit 1999, ata ishin të involvuar në së paku 51 vrasje dhe 159 rrëmbime në qytetin e Gjilanit në Kosovë”, ka thënë zëdhënësi Bruno Vekariq. Sipas tij, të gjithë të arrestuarit i kanë takuar UÇK-së.

Sipas Vekariqit, aksioni ishte përgatitur në katër muajt e fundit. “Disa të arrestuar nuk kanë jetuar në Serbi, por kishin ardhur për ta kaluar Vitin e Ri me familje”.

Sipas agjencive të lajmeve, të arrestuar nga aksioni i xhandarmërisë janë: Nazif Hasani, Ahmet Hasani, Faton Hajdari, Samet Hajdari, Ferat Hajdari, Kamber Sahiti, Agush Memishi, Burim Fazliu, Sylimon Sadiku dhe Fatmir Sahiti.

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Preshevës, Ragmi Nustafa, ka thënë për KosovaLive se aksioni ka ndodhur herët në mëngjes, ndërsa në shënjestër të xhandarmërisë kanë qenë ish-guerilët që kanë qenë pjesë e UÇK-së në Kosovë. Të arrestuarit, sipas tij, janë nga qyteti i Preshevës dhe nga fshatrat, Norçë, Miratoc dhe Raincë.

Video marrë nga B92:
 


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora