E enjte, 28.03.2024, 12:16 PM (GMT)

Mendime

Xhemail Luta: Policia serbe ndalon hyrjen e aktorëve prishtinas

E shtune, 27.12.2008, 04:07 AM



POLICIA SERBE NDALON HYRJEN E AKTORËVE PRISHTINAS

Teatri i të Rinjve të Qytetit Prishtinë
Sipas agjencisë së lajmeve, Iliria News njoftohet se Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, nuk lejoi hyrjen e artistëve kosovarë – prishtinas, në pikën kufitare mes Gjilanit dhe Preshevës, gjegjësisht në fshatin Muçibabë. Artistët Prishtinas është dashur të prezantohen në  festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare”, me komedinë e Haqif Mulliqit “Ali Hoxha-Hoxhë Alia” në regji të Xhemail Lutës më datë 24.12.2008. Ky festival mbahet tradicionalisht çdo vit në Preshevë. Këtë festival e ka organizua Shtëpia e Kulturës “ Abdulla Kashnica” në Preshevë, në të cilin janë selekcionuar që të marrin pjesë: trupa e teatrove nga Kosova (Prishtina dhe Gjilani), Maqedonia dhe Lugina e Preshevës.
 Sipas bisedës së drejtëpërdrejtë të drejtorit të Teatrit të të Rinjve të Qytetit Xhemail Luta dhe  organizatorëve në takimin e tyre në pikën kufitare, organizatori me kohë i ka njoftuar organet kompetente të Sërbisë për mbajtjen e këtij festivali dhe për teatrot pjesëmarrëse, nga Ministria e Punëve të Brendshme. Mirëpo këtë ditë  është dhënë urdhri i prerë për moslejimin e ardhjes  së Teatrit të të Rinjve të Qytetit nga Prishtina në Preshevë. Për ndryshe aktorët e Teatrit prishtinas kanë ardhur deri në pikën kufitare në pjesën e Kosovës dhe kanë qenë të detyruar të kthehen mbrapa, pasi që nuk iu është lejuar hyrja në territorin e komunës së Preshevës. Kjo pjesëmarrje e kësaj trupe entuziaste, këtë pjesëmarrje u desht ta shëndrrojë në ekskurzion gjeografik, duke mos u thyer shpirtërisht, me shpresa që prapë të gjejmë rrugë  tjera bashkëpunimi dhe integrimi kulturor.
Organizatori i festivalit, Belul Nasufi, me stafin e tij organizativ e kanë njoftuar deputetin e kësaj ane në parlamentin e Serbisë, Riza Halimin, i cili momentalisht gjendet në Beograd që ta aktualizojë këtë problem në parlamentin e Serbisë, nga se konsiderohet se ky akt paraqet një getoizim të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Sipas organizatorëve kjo është një hakmarrje politike dhe tentim destabilizimi të rajonit, me që sipas agjensisë së lajmeve Iliria News, dje deputetët popullor Riza Halimi ka pasur replika të ashpra me ministrin e Pushtetit Lokal të Medvegjës, Milan Markoviq, me që amendamentet e deputetit Halimi si kërkesa të njëzëshme të shqiptarëve të Luginës së Preshevës janë refuzuar nga qeveritari serb.

Xhemail Luta
044/259772



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora