Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Skënderbeu i thotë Atit të tij, ne do të jetojmë për Arbërinë dhe për ju

| E shtune, 15.10.2022, 07:25 PM |


Skënderbeu i thotë Atit të tij, ne do të jetojmë për Arbërinë dhe për ju

Nga Gjon Keka

Pasi erdhën tre turq të dërguar nga sulltani dhe i kumtuan lajmin se duhet dërguar fëmijët e tij pengë te oborri i tij. Gjon Kastrioti iu kthye djemve, të cilët nëna e tyre e përlotur i mbante në gjoks e në zemër për herë të fundit dhe nxorri fjalët:

"Bijë të dashur, tha ai, mbani mend prej cilëve stërgjyshësh e keni prejardhjen, mos harroni kurrë gjakun e vjetër të Kastriotit që rrjedh në venat tuaja. Fati i luftës na imponon të gjithëve sprova të rënda; kjo qenka sprova më e rëndë për ne..."

Lotët e zemrës rrodhën në faqet e tyre, si nëna Vojsava ashtu edhe babai Gjon nuk mund të shkëputeshin nga djemtë e tyre të zemrës që i kishin parë të rriteshin në vatrën e tyre. Gjergji, duke i shpëtuar nga duart e së ëmës, u vërsul drejt babait të tij Gjonit dhe duke e përkulur gjurin tha:“Baba i dashur, ne do të mbetemi të denjë për ty; ne do të jetojmë për Arbërinë dhe për ju.”