Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Arber Ibrahimi: Politikan mos Hesht, Popull zgjohu!

| E shtune, 27.12.2008, 02:50 AM |


Politikan mos Hesht, Popull zgjohu!

Nga Arber Ibrahimi

Qellimi i serbise duket kjart:
Te burgose te gjithe ata qe munde te rrezikojne genjeshtren e madhe te politikaneve tane te cilet vetem shikoni artikujt ne web faqet qe te gjithe kerkojne mjete financiare prej serbise, drisa Serbia ju kerkon ne shkembim lirine e djemeve me te devotshem te kombit.

Krej ky akcion I forcave speciale te serbise (te cilat forca jane te gjitha te perfshira ne kirmet e bera ne Bosnje, Kroaci, Kosove dhe Kosove Lindore) eshte nje krim ndaj te drejtave dhe lirive te njeriut. Pas 10 vitetve, apo me mire thene pikerisht tani kur po intensifikohet qeshtja e problemit politik te shqipetareve ne Ballkan, Serbia jo rastesishte bene keso lloj krimesh.
Kjo eshte nje hakmarrje ndaj shqipetareve ne Kosoven Lindore, por edhe gjetiu e edhe ndaj shpalljes se pavarsise se Kosoves.
Duhet reaguar ashper politika shqiptare ne Kosoven Lindore, jo te heshtin  si baurracak qe fshihen nen fustanet e grave te veta, ashtu siqe bene qe 8 vite sa kryhen bastisje, burgosje, malltretime, tortura dhe shum shume akte tjera cnjerzore.
Duhet te reagojne edhe institucionet e Kosoves te cilat sot jane te ngritura edhe ne djersen e ketyre djemeve e jot e heshtin dhe te proklamojne urata per festat e fundvitit dhe ta quajne kete “nje akt te papranueshem”.

Serbia asnjehere nuk pranoi krimet e bera ne Bosne, Kroaci, Kosove e Kosove Lindore. Madje as sot e kesaj dite nuk I denon gjeneralet e vet, duke perfshire ketu edhe pjestaret e pokesaj xhandarmerie qe dikur njihej me emrin Profesionalna Jugosllavenska Policija “PJP”, apo edhe te beretave te kuqe, njesitit ushtarak Parashutistat e shum shum njesite te tjera ku pjestaret e tyre tani jane ne xhandarmeri.
Per kete te gjithe politikanet nje zeri duheshin sot menjehere te reagonin dhe te thrrisnin popullaten shqiptare te dalin ne rrug dhe te demonstrojne ashper, kunder ketyre dukurive te perseritura tani e 8 vite.

Po te mbledhim te gjitha akuzat e ngritura dhe denimet e shqiptuara ndaj ish clirimtareve ne Kosoven Lindore dalin mbi 200 vjet burgim. Cfar beri popullata jone e pafajshme shqiptare qe te denohet me 200 vjet burgim minimum.

Ketu tani duhet haptas dhe menjehere te shpalle doreheqjen Posllaniki I Kuvendit te Serbise, Riza Halimi. Duhet qe kshilltaret e tre kuvendeve komunale te I bejne me dije se nese nuk lirojne keta djem, te largohen automatikisht dhe te krijojne organet paralele sepse nuk mundet qe Serbia te sundoje mbi ata qe I denon me burgim.

Sot arrestoi 10, dje me shume se 20, neser do te arrestoje qindra andaj mos lejoni te perseriten, une besoj dhe e dije mire se keni fuqine kur jeni te bashkuar, dhe  te perdorni dinjitetin tuaj duke ndikuar qe Serbia te kuptoje se smunde te luaje me shqiptaret.

I beje thirrje populates shqiptare, qe te ngritet ne kembe dhe te kerkoje pergjegjesi edhe nga politikanet shqiptar te zgjedhur nga ta, dhe serbise te I beje me dije se kjo munde te shpie ne nje lufte ne Kosove Lindore, sepse ata munde te arrestojne dhjetra e qindra por mos te harrojne se ne jemi mijera, ish clirimtar.

Kjo eshte nje version I reagimit tim te pare, me emocione dhe mllef me vone do te paraqes edhe reagimin me detaje.

Arber Ibrahimi
ish nenkryetar I OVL-se se UCPMB-se

Azil Politik ne Suedi