Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Mërgata Shqiptare në Botë: Apel për pjesëmarrje në regjistrimin e popullsisë nga mërgimtarët nga Serbia, në veçanti nga Presheva, Medvegja e Bujanoci

| E marte, 11.10.2022, 04:54 PM |


MËRGATA SHQIPTARE NË BOTË

ME SELI NË NJU-JORK

PËR SHQIPTARËT E KOSOVËS LINDORE

PRESHEVË, MEDVEGJË E BUJANOC

A  P  E  L

PËR PJESËMARRJE NË REGJISTRIM TË POPULLSISË NGA MËRGIMTARËT SHQIPTARË NGA SERBIA E NË VEÇANTI NGA PRESHEVA, MEDVEGJA E BUJANOCI.

Nga 1 e deri më 31 tetor  2022 është regjistrimi i popullsisë në Republikën e Serbisë, prandaj  APELOJMË të gjithë mërgimtarët shqiptarë të Republikës së Serbisë të marrin pjesë në regjistrimin e tyre, duke i paraqitur të dhënat e tyre personale, një nga dokumentet me numrin personal fotokopje, çertifikatë të lindjes, letërnjoftim ose pasaportë.

Të gjithë ata që posedojnë nënshtetësi të Republikës së Serbisë, të njëjtin dokument ta dërgojnë te familjarët e tyre, të cilët janë me vendbanim në vendlindjen e tyre. Kështu që të evidentohen në fletëregjistrat e regjistrimit  të popullatës në tetor 2022.

Regjistrimi i popullsisë shqiptare në Kosovën Lindore është me interes gjithëkombëtar, prandaj thërrasim të gjithë shqiptarët atje si dhe në Mërgatë, të mos hezitojnë, por të kryejnë  obligimin Kombëtar

Pjesëmarrja në regjistrim është ligjërisht e detyrueshme por edhe me rëndësi të veçantë për të ndalë pasivizimin si dhe shlyerjen  nga evodenca ekzistuese që po i bën Serbia për shqiptarët.

Faleminderit për mirëkuptimin të apelit dhe urojmë që pjesëmarrja të jetë në nivelin masiv të Mërgimtarëve Shqiptarë!

Për Mërgatën Shqiptare në Botë

Bahri Ramadani

Nju Jork

Më 9 Tetor 2022