E enjte, 28.03.2024, 02:34 PM (GMT)

Kulturë

Xhemaledin Salihu: Nxënia e diturive dhe edukimi i të rinjve

E enjte, 06.10.2022, 06:55 PM


SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE ME SELI NË PRESHEVË REALIZOI ME SUKSES PROJEKTIN: “NXËNIA E DITURIVE DHE EDUKIMI I TË RINJVE NËPËRMJET TRASHËGIMISË KULTURORE DHE PREZANTIMI I VLERAVE TË TRASHËGIMISË KULTURORE” NË KOMUNËN E BUJANOVCIT

Shkruan: Xhemaledin SALIHU

1.Vizitë njohjeje, edukimi dhe nxënie e diturive mbi objektet e trashëgimisë kulturore në komunën e Bujanovcit

Të dielën, më 18 shtator 2022, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore për Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë organizoi vizitë objekteve të trashëgimisë kulturore në komunën e Bujanovcit, me nxënësit e shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanovc, në kuadër të projektit” “Nxënia e diturive dhe edukimi i të rinjve nëpërmjet trashëgimisë kulturore të pa luajtshme dhe prezantimi i vlerave të trashëgimisë kulturore” në komunën e Bujanovcit.

Vizita ishte e qëlluar që të rinjtë ta njohin vendlindjen e tyre, të marrin njohuri e dituri nga trashëgimia kulturore dhe të edukohen për dashuri ndaj objekteve të trashëgimisë kulturore si dhe të mbushen me ndjenja, me perceptime, me fotografi, me përfytyrime mbi objektet e vizituar që nesër në punëtorin që do të organizohet t’i vizatojnë, t’i pikturojnë këto objekte të trashëgimisë kulturore ashtu siç i ka pa syri dhe ndie shpirti i tyre.

Në këtë vizitë ishim në Teqen e Nesalcës, ku spjegime mbi koncepte dhe kuptime të trashëgimisë kulturore dhe ndarjen e saj foli Z. Xhemaledin Salihu, kryetar i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore, menaxher i projektit, ndërsa për historikun dhe Teqen foli Z.Afrim Agushi, u.d. i Shehut të Teqesë, në kishën e Lluçanit, te Ura e Çartme në Lluçan, te Gradina-objekt arkeologjik me plotë objekte brenda saj, kodra ndërmjet rrugës për Breznicë dhe rrugës për Maltërnocit, ku është ish Xeherorja e antimonit dhe banesat e punëtorëve të saj.Për objektet në vazhdim foli Z. Rexhep Kadriu, arheolog amator dhe anëtar i Lidhjes së Numizmatikëve të Serbisë.

Me nxënësit në vizitë ishin edhe Z. Nehat Ramizi, asistent në project,  profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe nënkryetar i Shoqatës për Trashëgimi, Agim Arifi, mësimdhënës i Artit, anëtar i Këshillit Drejtues i Shoqatës dhe menaxher i Punëtorisë, më 22 shtator dhe Ekspozitës që do të organizohet më 29 shtator 2022, me fotografi të objekteve të Trashëgimisë kulturore të komunës së Bujanovcit dhe punimet e nxënësve nga Punëtoria.Me ne ishte edhe plaku Xhavit, mësues.

Në fund të vizitës, për meritat e kujdesit dhe vëmendjes së nxënësve si dhe interesimit të tyre, shkolla e mesme “Sezaoi Surroi “ i dha nxënësve nga një sendviç, ndërsa Shoqata për Trashëgimi i qerasi me nga një pije, në restorantin e bukur dhe me ajër të pastër “Bohemi” në Bujanovc.

Me këtë rast i falënderojmë drejtorin e shkollës, Z. Zejni Fejzullahun dhe psikologen Bukurije Boriçi për angazhimin dhe kontributin e tyre.

2.U realizua punëtoria e vizatimit dhe e pikturimit në Bujanovc

Në kuadër të realizimit të projektit "Nxënia e diturive dhe edukimi i të Rinjve nëpërmjet të trashëgimisë kulturore të paluajtshme dhe prezantimi i vlerave të trashëgimisë kulturore" në komunën e Bujanovcit, Shoqata për Trashëgimi dhe krijimtari kulturore, më 22 shtator 2022, e enjte, në lokalet e shkollës së mesme "Sezai Surroi", me një grup nxënësish, prej 30 vetave realizoi Punëtorin e Vizatimit dhe Pikturimit.

Punimet e nxënesve dhe fotografite e trashëgimisë kulturore të Luginës së Preshevës, sidomos ato të Bujanovcit do të ekspozohen të enjten, më 29 shtator 2022, në ora 18, në shtëpinë e kulturës në Bujanovc.

3.Ekspozitë në Bujanovc

Të enjtën, më 29 shtator 2022, me rastin e Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Shqiptare, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës me seli në Preshevë, në Shtëpinë e kulturës në Bujanoc, organizoi Ekspozitë:

1.Me fotografi të Trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës dhe

2.Me punimet e nxënësve të shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanovc

Hapjen e Ekspozitës e bëri Z.Xhemaledin Salihu, kryetar i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore në Preshevë,  në prani të një numri të madh të dashamirëve të fotografive dhe punimeve që u prezantuan në Ekspozitë.

Prezenca e shumtë e dashamirëve, në mesin e tyre ishte drejtori i Shtëpise së kultures në Bujanovc, drejtori i Bibliotekës në Bujaniovc dhe shumë profesorë e intelektualë të Bujanovcit, sëbashku me nxënës të shkollës së mesme të Bujanovcit, shumica pjesëmarrës të Vizitës së objekteve të trashëgimisë dhe Punëtorisë së Artit.

Nga stafi i projektit: “Nxënia e diturive dhe edukimi it ë rinjve nëpërmjet trashëgimisë kulturore dhe prezantimi i vlerave të trashëgimisë kulturore” në komunën e Bujanovcit ishin: Ligjëruesi, Z. Rexhep Kadriu, arheolog amator dhe anëtar i Lidhjes së Numizmatikëve të Serbisë, Nehat Ramizi, asitent në projekt dhe Agim Arifi, arsimtar i Artit dhe menaxher i Punëtorisë së Artit dhe Ekspozitës.

Ekspozitën e zbehu pak mosprezenca e kryetarit të komunës së Bujanovcit dhe drejtorit të shkollës së mesme.

Nxënësit mbetën të kënaqur me projektin e realizuar, në realitet me vizitën objekteve të trashëgimisë kulturore të paluajtshme, me punëtorinë e artit ku vizatuan dhe pikturuan dhe me Ekspozitën e fotografive të trashëgimisë kulturore dhe punimeve të pikturimit dhe vizatimit.

Pra, me realizimin e projektit nxënësit mësuan dhe morën njohuri, duti mbi konceptet elementare të trashëgimisë kulturore dhe realizimi I projktit ndikoi në  edukimin e të Rinjve nëpërmjet trashëgimisë kulturore.

Kjo dashuri, dituritë e nxëna, u vërtetua në drejtim të asaj se të rinjtë-nxënësit kërkuan nga Shoqata që edhe në të ardhmenë të organizohen projekte të tila, bile ishin konkret në kërkesë që në Preshevë të organizohet një realizim I tillë, për t’I vizituar objektet e trashëgimisë të Preshevës, për të vizatuar dhe pikturua objektet e vizituara si dhe organizuar ekspozite sinë Bujanovc. Në realitet për ta njohur, për të nxënë dituri e njohuri për objektet e trashëgimisë kulturore edhe të kësaj treve shqiptare.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora