E enjte, 28.03.2024, 12:45 PM (GMT)

Kulturë

Meti Rexhepi: Herbariumi i shiut

E marte, 04.10.2022, 06:34 PM


HERBARIUMI I SHIUT

Nga Meti Rexhepi

rrebesh shiu i gushtit  relievit të fushës e malit

mbi gjethe të kalbëzuara

pas shtatë orësh

mbushen me flegra të petëve të buta

çadra kërpudhash

ngrenë kokë

artileritë  e rrezeve të forta

nuk i japin afat  krenarie  brishtësisë  mbi tokë

*

shiu i gushtit përçon impulse

për barin kërpudhat dhe kërmijtë

ku dhe kur i gjetën ato resurse

langoren e trupit tyre mbështjellë

nën një shtëpizë gëzhoje

zhguall që mbulon atë butësi ujore

brumë i butësisë i gatuar me përkëdheli vese

në një qenie lëvizëse me ngathtësi ecjeje robëruese

thjeshtësi  e  brishtësi dhe shpikje evolucionare

duhej armaturë llaç lëndë drusore e qeramidhe

përbërës tjerë të enigmës së kimisë

ngjyrë e piktorit të dheut e të barit

sikur ajo e Adem Kastratit*

për veshjen e dizajnit të parzmores së shtëpizës

arkitekturë  dhe  skulpturë pete e kërcores së pjekur

qenie  cilës  nuk i bëhet vonë

brenda arkivolit mbi shpinë prej rrathësh

nuk rrëshqet krejtësisht  zbathur

zvarritet lehtë shinës prej rrëshirës

i prijnë antenat dy brirësh

cakut pa cak shtegtimesh

*

brirët sythe për prekje e ndijime

busulla kahesh e pikë-gjetjesh

të prirë drejt të së lëngshmes

çdo prekje vrazhdësie tkurrje e brirëve

dhe zgjatje me delikatesë paqësore e viktimës

deri tek i pari cak stacioni një këpucë e pa-mbathur

caku më i largët e preferuara ligatinë

kush e di e arrin a nuk e arrin

ja si i solli në këtë herbarium dheu

e pëlleshmja nënë e misteres

mbi e nën  të nxehtën syprinë

të përzgjedhurit afat-shkurtë

por jo pa plëng e shtëpi

një krijesë naive mister brishtësie

në një sezon lagështie

që vetëm në motin e tyre

ligavecë zvarriten e vegjetojnë

dhe qesin kokën prej të vetmes dalje e hyrje

e vardisen    avuj stine

derë mbyllur të tjerëve

qetas rrëshqasin shinave të veta

rrëshirës    shtruar prej pështyme

kudo vete  kulm  shtëpie e arkivol mbi vete

trup e kokë gjithnjë me dalje të hapur

asnjëherë i kurthuar nën dry

enigmë e një harmonike

që hapet e  mbyllet pa tinguj

secila prekje i shfaq një sy

ëndrrën e një vere me shi

*

brenda gëzhojës rrumbullake

mbi shpinë e mbanë arkivolin dhe shtëpinë

athua  ndjenë  edhe  ndonjë  kënaqësi  tjetër

pos çiftimit si zeje e vjetër

*Adem Kastrati piktor unik, ngaqë “gurët me ngjyra të ndryshme i thërrmonte dhe i shtypte mirë, derisa bëhej llaç për ta përdorë” si ngjyrë.

Gjilan,  shtator 2022



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora