E enjte, 28.03.2024, 03:04 PM (GMT)

Mendime

Reagim i Shoqatës "Trojet e Arbrit" lidhur me refuzimin përfundimtar të projektit të Muranës se Gjergj Kastriotit në Prizren nga Neo-Otomanet

E hene, 03.10.2022, 06:09 PM


Reagim i Shoqatës "Trojet e Arbrit" lidhur me refuzimin përfundimtar të projektit të Muranës se Gjergj Kastriotit në Prizren nga Neo-Otomanet mbrenda Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit  të Republikës se Kosovës

Shoqata e Inteletualëve Shqiptarë "Trojet e Arbrit" njofton të gjithë shqiptarët atdhetarë anë e kënd trojeve etnike shqiptare si dhe në mërgatën e madhe atdhetare se forcat e islamit politik për rikthimin e neo-otomanizmit mbrenda trojeve shqiptare e refuzuan përfundimisht ankesën e Shoqatës "Trojet e Arbrit".Këto forca neo-otomane të udhëhequra nga një Neotoman i Prizrenit i rritur kalldërmeve të sokakëve dhe kapinxhikëve të Prizrenit më gjuhë të përzier herë turke e herë serbo-boshnjake e me një shqipe të dobët me emrin Hajrullah Çeku, që fatkeqësisht e udhëheq Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Kosovës, përfundimisht pranuan nënshtrimin dhe u treguan besnik të devotshëm të  politikës turko-serbo-boshnjake për humbjen e gjurmëve historike shqiptare në Mesjetën shqiptare. Formalizimit të këtij akti te turpshëm antikombëtar,antishtetëror dhe antihistorik ju bashkuan edhe tri qatipe të baba sulltanit me emrat: Vjollca Aliu - Drejtoreshë në Departamentin e Trashëgimisë Kulturore-Kryetare e Komisionit për Refuzimin e Ankesës së Shoqatës "Trojet e Arbrit", Edona Gashi-Durguti – Drejtoreshë në Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore-Prishtinë-Anëtare e Komisionit për Refuzimin e Ankesës së Shoqatës "Trojet e Arbrit", Jehona Bashota – Gallapeni- Zyrtare Ligjore- Anëtare e Komisionit për Refuzimin e Ankesës së Shoqatës "Trojet e Arbrit".

Këto tri qatipe nuk kanë fare njohuri nga Historia shqiptare dhe kanë harruar kontributin e Norës së Kelmendit,Tringës së Smajl Martinit,Marie Shllakut, dhe shumë vajzave e grave atdhetare shqiptare që krahas burrave ishin shtyllë e fortë për ruajtjën e identitetit kombëtar shqiptar.

Shoqata "Trojet e Arbrit" kurrë nuk do të hekë dorë nga projekti i Muranës së Gjergj Kastriotit në Prizren.Ajo tash do të filloj punën në dy drejtime:

a. Informimi i ambasadave të huaja që shtetët prej nga vijnë këta ambasador e krijuan dhe po e mbajnë shtetin e Kosovës,për parandalimin e Islamit politik në Trojet shqiptare e veçanarisht në Kosovë, ku elemnete të islamit politik janë futur mbrenda institucioneve të Kosovës dhe janë duke e shkaterruar çdo gjë shqiptare.

b. Bashkëbisedime me atdhetarët shqiptarë e shoqata dhe organizata shqiptare për formën e protestës dhe qëndresës kundër këtyre forcave neo-otomane që janë duke u përpjekur për të humbur çdo gjurmë shqiptare.

Ftojmë gjithashtu Kryeminsitrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti, që ta shkarkon Ministrin e Kulturës,Rinisë dhe Sportit Hajrullah Çeku i cili është duke e shkatërruar kulturën tonë dhe duke u përpjekur që të rikthej neo-otomanizmin në Kosovë.

Në emër të 150 intelektualëve të Shoqatës "Trojet e Arbrit" reagon  Mr.sc. Nue Oroshi Kryetar



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora