E shtune, 26.11.2022, 06:17 PM (GMT)

Kulturë

Atdhe Geci: Këngët e ullirit

E hene, 03.10.2022, 05:03 PM


KËNGËT E ULLIRIT

Nuk ka Shqipëri pa origjinën pellazge

pa datë të gjuhës dhe pa adresë antike

origjina  jonë  është  më e hershme se

shkronjat, dhe më e hershme  se librat.

Zeus, asgjë  s´është  si në kohën tënde

faltoret, olimpi, gjuha  dhe  gjeografia

  tëra janë shndërruar dhe zvogëluar,

ulliri ëndërron, janë dhe  disa fije bari,

që i japin gjak ndjenjës së sovranitetit.

Në këtë këndim të ashpër dhe të saktë

ndiej plagët e Çamërisë dhimbjet e saj

ndiej këngët e shtypjes  e    mohimit

këngët popullore  për  Çamërinë e lirë.

Le të plas gënjeshtra dhe kali Greqisë

Çamëria po ringritet mbi hirin pellazg

me fjalët e gjuhën e palat e fustanellës.

Me mija janë çamët    kanë rënë për

liri, për prag të shtëpisë  e  për  Atdhe.

Noa, i takoj një vendi  që vdes për liri,

i takoj një  vendi    lidhen  për varri,

i takoj një vendi    di të bëj rilindje!

Adheu për Çamërinë nuk di të heshtë!

Le të çahen erërat dhe kërcënimi grek,

Çamëria Republikë, bashkon atdheun

Çameria Republikë,bashkon Kosovën

Çamëria Republikë, bashkon  Iliridën

Çamëria Republikë, i bashkon trojet!...

Atdhe Geci - Dortmund,  2022



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora