E shtune, 20.04.2024, 03:36 PM (GMT+1)

Kulturë

Engjëllushe Sheme Koltraka: Leart, o dritë!

E hene, 03.10.2022, 05:56 PM


Leart, o dritë!

Nga Engjëllushe Sheme Koltraka

Në çdo ditë të motit,

Kujtimi yt në pikë të lotit,

Që ngrirë ka mbetur në cep të syrit

Dhe aroma jote tek lulja e blirit.

Ti ishe djalë pa motër e vëlla.

U linde, u rrite, në Kolonjën Kala.

Ballin ta flladiti veriu i Gramozit,

Vrullin e kishe dhuratë prej Zotit...

Vlerë kishe mençurinë.

Vlerë kishe dashurinë.

Vlerë kishe mirësinë.

Vlerë kishe Atdhetarinë.

Sa hyjnore ishte për ty jeta.

Sa e pështirë tradhëtia, sa vlerë e vërteta.

Sa lumenj kalove, sa male të rrepta,

Çdo njeriu t'i dilte e drejta .

I buzëqeshur ishe ngahera,

Me zambakë dashurie të mbushi pranvera...

Hyjnore për ty ishte mami Shpresa,

E shtrenjtë siç është për lulen vesa.

Po ktheheshe nga Rinasi i mallkuar!

Makina Volvo ka turfulluar!

As frenimi s'e ka komanduar!

Aty ndërroi jetë Leart i paharruar!

Për ne ishte e tmerrshmja tragjedi!...

...E lë mamin me duar në gji!...

Natë e ditë s'i thahet loti në sy...

Për të ishe e vetmja dashuri...

Shpirti yt fort rënkoka...

Ty ballin ta flladit toka.

Dhe pse prehesh aty nën dhe,

Ti gjithmonë do të jeshë me ne.

Veç kur diellit t'i shuhet rrezja,

Atëhere ty të harron tezja.

Sa herë del hëna e praruar,

Të kujtojmë të përmalluar.

Për çdo ditë e për çdo stinë,

Ty për ne mban çelur synë.

O i buzëqeshur, ballë flori!

Për ne je e madhja dashuri.

Ndaj ne sa të jemi gjallë,

Të kujtojmë me shumë mallë.

Malli po na ndjek si zjarri,

O yll, o dritë! I yni Learti.

Një natë në ëndërr m'u afrua.

-Ah, moj teze, a s'më thua?!

Çfarë pati ajo gruaja me mua?!

Kjo si gozhdë zemrën ma ka dërmuar.

Kush i preu rrugën, e kam mallkuar!

Dorës së Zotit ia kam lëshuar,

Të marrë hak për të na qetësuar,

Gjakun Leartit për t'ia paguar.

Që të vij tek varri, më jep forcë Zoti.

Një oqean pa fund e mbushi loti!

Çdo ditë, çdo natë po thahem nga malli,

Shpresës zemra i digjet si qiriri nga zjarri.

Në ëndërr më kap për fustani.

Ah, Lart, më gëzon xhani!

Në grykë më mblidhet një xhungël.

Learti më thërret: Këtu jam, por jam i vogël!

E unë të prisja të të shihja dhëndërr...

Po ti më del vetëm në ëndërr...

Ah, kjo ëndërr, më mban shpresën ndezë,

Po ty ballin ta freskon toka e zezë...

Mami Shpresa një fjalë ka thënë:

-Shpirti më qetësohet veç kur të të vij pranë.

Oh sa shumë kam për të duruar!

Sa të vij tek ti për të të përqafuar.

Edhe teze Lushja e shkroi poezinë,

Për të të kujtuar brezat që do vijnë.

E ti do t'i shohësh nga qielli lart,

E do t'u thuash: -Ju don djali juaj Leart!...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora