E shtune, 26.11.2022, 07:41 PM (GMT)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Halil Vukali nga Kosova i shkruante Enver Hoxhës - Më mirë të vdes

E hene, 03.10.2022, 06:41 PM


"Më mirë të vdes"

Nga Kastriot Dervishi

Halil Vukali nga Kosova i shkruante Enver Hoxhës më 16.6.1961 nga Reparti nr.313 ku ndodhej i paraburgosur, që të mundësonte të kurohej se po vuante shumë. Ishte me TBC dhe me probleme prej më shumë se dy vjetësh. Duke kujtuar se E.Hoxha nuk dinte gjë si trajtoheshin shqiptarët që vinin nga Jugosllavia, ai shkruan në fund të letrës:

“Më mirë të vdes se sa të jetoj me këto vuajtje. Kjo më detyron që t’ju drejtohem juve personalisht. Shpresoj se nuk do të më lini në këtë vuajtje, por do merrni parasysh lutjen time. Për këtë do t’ju jem mirënjohës”.

Pasi nuk merr përgjigje, i shkruan një letër të dytë më 5.7.1961, në të cilën thotë po atë gjëra e kërkon të shtrohet në spital. Sigurisht nuk mori asnjë përgjigje, por në një shënim të brendshëm thuhej të mos bënin ndërhyrje pasi ishte i burgosur.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora