E premte, 19.04.2024, 04:51 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Manastiri ortodoks “Shën Biguri” ishte i shqiptarëve

E diele, 02.10.2022, 07:53 PM


Manastiri ortodoks “Shën Biguri” ishte i shqiptarëve

Nga Fahri Xharra

Branko Panov është historian i Maqedonisë i cili e ka shkruar Historinë Mesjetare të Maqedonisë dhe ai vetë duke u bazuar në dokumentet arkivale vërteton se Blazhja dhe maqedonët e tij kur erdhën në Ballkan e morën krishterimin nga shqiptarët (Arbërit) dhe më vonë, shqiptarëve ua uzurpuan edhe kishat, sepse këta erdhën nga Karpatet si egërsira, paganë dhe të pa fe.

Pasi është djegur e shkatërruar nga sllavët, Shën Biguri është rindërtuar në vitin 1018, përsëri nga arbrit në kohën kur Kisha e Krishterë ishte ndarë në atë të Perëndimit me qendër në Romë dhe të Lindjes më qendër në Konstantinopol. Ky ka qenë kapërcimi i sh.X-XI kur trevat shqiptare ishin nën juridiksionin kishtar të tri kryepeshkopatave: Naupaktit, Durrësit dhe Ohrit.

Kjo e fundit edhe e përmblidhte numrin më të madh të peshkopatave shqiptare dhe kishte nën vete edhe selitë peshkopate të Prizrenit, Shkupit, Dibrës, Kërçovës,  Prilepit,  Devollit, Kolonjës, Manastiritt etj. Ndarja përfundimtare dhe zyrtare e kishës (1054) në Katolike dhe Ortodokse i detyroi shqiptarët të ndahen në mes të këtyre dy qendrave të mëdha të botës së krishterë. Duke u nisur nga kufijtë e dioqezës së Tivarit, Kisha Katolike depërtoi në thellësi, në drejtim të Lindjes( Dardanisë) dhe të Jugut (Principata e Arbrit). Në vitin 1204 burimet historike flasin për ekzistencën e selive të peshkopatave katolike në Prizren, Shkup e Dibër.

Shtrirja e ritit katolik në viset e Dardanisë me kryeqytet Shkupin (kufiri I të cilës shtrihej deri në malin Bukovik mes Gostivarit e Kërçovës), toka të banuara këto kryesisht nga popullatë shqiptare, përkon me kalimin e tyre nga sundimi bizantin, politika e të cilit synonte, që prej vitit 1219, të zinte në këto hapësira vendin e kishës bizantine të Konstantinopojës.( Ilmi VELIU)Me djegien e manastirit Shën Jovan Bigorski, ose siç e quajnë historianet shqiptar , Shën Jo van Mbiguri, janë djegur edhe shumë dokumente te rëndësishme për historinë shqiptare dokumente te rëndësishme për historinë shqiptare

Studiuesit hedhin dyshime se zjarri është i qëllimshëm pasi djegia e bibliotekës ka zhdukur përfundimisht nje pasuri te madhe për te çilen dikush duhet te mbaje përgjegjësi . “Fajtore për djegien e manastirit janë drejtuesit e kishës maqedonase për shkak te mungesës se komunikimit me Qendrën e Trashëgimisë Kulturore”, shprehet drejtuesi i Qendrës për Konvertimin e Monumenteve Kulturore, Behixhudin Shehapi.

Ai akuzoi murgjit për ndërtimin e një furre pa standarde pa leje ne kuzhinën e manastirit, e cila shkaktoi zjarrin. “Mbi 30 % e asaj qe ishte është dëmtuar ose shkatërruar. Janë humbur përgjithmonë shumë artefakte dhe shume elemente te arkitekturës së mrekullueshme që ndodheshin ne ketë manastir. Rasti i Bigorskit tregoi se mungesa e komunikimit ndikon negativisht ne mbrojtjen e objekteve te rëndësisë se veçantë”, thekson Shehapi.

Ndërkohë, historiani Skender Hasani shton se djegëja e këtij Manastiri zhduku një pjesë të historisë kombëtare të shqiptareve. Në dokumentet arkivore tregohet se manastiri ka qene ne juridiksionin e Kishës Autoqefale Shqiptare deri ne vitin 1945. Manastiri i djegur daton që nga vitin 1020, kurse deri ne fillim te 1945 meshat janë mbajtur ne gjuhen shqipe.

Në arkivin shtetëror të Maqedonisë janë disa nga dokumentet më të reja që tregojnë se Kisha Shën Jovan Bigori, ose Shenjt Jovan Bigori, siç shkruhet në këto dokumente deri në vitin 1945 ka qenë nën kompetencat e Kishës Autoqefale Shqiptare.

Letërkëmbimi midis Kryetarit të kishës ortodokse shqiptare për Rekën e Epërme, Peco Novaku me Kishën Ortodokse Autoqefale  Shqiptare është bërë në gjuhën shqipe, ndërsa festat kombëtare, si 28 nëntori – Dita e shpalljes së pavarësisë është festuar në manastirin Shën Jovan Bigori. Historiani Skënder Hasani thotë se manastiret e shekullit X, XI dhe XII në territorin e sotëm të Maqedonisë argumentojnë prezencën edhe në këtë pjesë të trungut arbëror dhe jo rastësisht si objektet e tjera të etno- kulturës shqiptare të antikitetit dhe mesjetës ishin në shënjestër të asgjësimit nga mekanizmat shtetërore.

“Kjo bëhet me synim që të asgjësohet vazhdimësia historike i shqiptarëve dhe pastaj të dilet me teza pseudo shkencore si ato të akademisë se gjoja shqiptarët paskan ardhur pas shekullit të XVII”, thekson ai. Ai sqaron se frymën shqiptare të manastirit Shën Bigori e tregon edhe fakti që shqiptarët ishin të parët që shkuan për të shuar flakët që kapluan Shën Bigorin, pasi siç thotë Hasani e ndienin zhdukjen e historisë kombëtare.

“Biblioteka e këtij manastiri ishte një pasuri e rrallë me dorëshkrime unikale që tashmë u zhdukën plotësisht. Me to përpiqet të humbet historia arbërore”, thotë Hasani. Për djegien e Shën Bigurit, Qendra Nacionale për Konservim kërkon përgjegjësi nga Kisha Ortodokse Maqedonase, e cila ka ndërtuar pa leje pranë bibliotekës një furrë pjekjeje. Ndërsa historiani Nebi Dervishi fajin ia lë drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, Pasko Kuzmanit, i cili lejoi që në një objekt të shkallës së parë të mbrojtjes, siç ishte manastiri i Shën Jovan Bigorit të ndërtohet furrë pjekjeje.

“Gjithçka është bërë me qëllim për të zhdukur këtë pjesë të historisë së Kishës shqiptare”, thotë Dervishi. Javën e kaluar u dogj manastiri i Shën Bigorit, njërit prej manastireve më të vjetra shqiptare që kishte mbet gjallë në këto hapësira.( 121115)

I falënderoj autorët e shkrimeve për ndihmën e dhënë:

1.Ilmi Veliu Manastiri “Shën Biguri” Dibër, është i shqiptarëve

2.Anila Limani, Shkupi, Lajmpress

Fahri Xharra, Gjakovë

04.12.21



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora