Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sevdail Hyseni: Intriga

| E diele, 02.10.2022, 04:33 PM |


Sevdail Hyseni

Satirike

Intriga

Njoh disa njerëz

Këndej prej Lugine,

Që e kanë shprehi

Intrigën pas shpine!

Ata nuk u ngopën

Me lavd e pushtet,

Duke joshur veten

Si kripa në det!

Përpara buzëqeshja

Shkëlqen si ylber,

Kurse n’prapavi

Veprimi me sherr!

Nuk heqin dorë

Për të qenë të parë,

Edhe n’komunizëm

Ishin bajraktarë!

Nuk e kanë vështirë

Këta njerëz parazitë,

Duke thur’ intriga

T’ngjiten në pozitë!

Sa me Beograd

Po aq me Prishtinë,

E kanë vënë n’siklet

Popullin në Luginë!

Ndaj, njerëzit po ikin

Jo, pse s’kanë idare,

Po s’mund t’i mbajnë

Shefat me kollare!

Përçahet shoqëria

Për faqe të zezë,

Me fanatikë tipikë,

Xhelozë e t’pabesë!

Kur fillon e ashpër

Fushata në politikë,

Gabimisht i fusin

Vetes një intrigë!

(Karikatura marrë nga interneti)