E shtune, 04.02.2023, 06:07 AM (GMT)

Kulturë

Prend Buzhala: Një figurë që i dha shumë Klinës e më gjerë

E enjte, 29.09.2022, 06:55 PM


HOMAZH PËR TUSH DEDAJN ((22 tetor 1953-28 shtator 2022).

NJË FIGURË QË I DHA SHUMË KLINËS E MË GJERË

Shkoi në përjetësi edhe një figurë që i dha shumë Klinës dhe më gjerë: mr. prof Tush Dedaj (22 tetor 1953-28 shtator 2022). U lind në vendbanimin antik ilir, Dërsnik të Klinës.

Nga Prend Buzhala

1.

Ishte figurë e dalluar e jetës arsimore sportive dhe jetës shoqërore e kombëtare.

Profesor mr. Tush Dedaj: ka kryer studimet në Universitetin e Zagrebit në degën e kulturës fizike... kineziologji, ka marrë titullin MAGJISTËR I KINEZIOLOGJISË, ka pasur rezultate të pamohueshme në sport, në arsim e sidomos në lëvizjen kombëtare; ka kryer shumë angazhime drejtuese në kuadër të partive politike që në vitet '90 (LDK-se para lufte, PSHDK-së, ishte edhe anëtar i Kyresisë së PSHDK). Kontribut me sakrifica dha edhe në kuadër të Keshillit të Lirive e të Drejtave Njerëzore në Klinë (NËNKRYETAR) përballë regjimit serbiano-millosheviqian. Ishte profesor i dalluar në lëvizjen arsimore të rezistencës gjate viteve '90 (si profesor i gjimnazit "Luigj Gurakuqi", ku punoi deri në pension). Para disa vitesh, Ishte i zgjedhur nga PSHDK asamblist i Kuvendit Komunal të Klinës.

Ishte bashkëpunëtor me shumë figura të shquara të lëvizjeve kombëtarë gjate viteve '70-90... Fliste me shumë respekt për figurat e tilla që i kishte njohur në Universitetin e Zagrebit.

Gjithnjë e shihje aty, ku ziente puna, rezistenca, veprimi.

2.

Me Tushin kemi pasur bashkëpunim të shpeshtë në shumë fusha të lëvizjeve të kohës. Kemi punuar së bashku në gjimnazin "Luigj Gurakuqi" (ishte profesor i edukatës fizike). Gëzonte respekt tek nxënësit dhe arsimtarët, tek prindërit dhe populli.

Përpos jetës sportive, asaj arsimore, shoqërore e politike, e kishim shpesh në tubimet tona të kulturës. Në një foto, këtu, ai erdhi me një grup miqsh (zviceranë dhe mërgimtarë nga Zvicrca) për ta vizituar, një si pelegrinazh, Kishën e Shën Pjetrit (rrënoja të vitit 1330) dhe arrinte t’i shpjegonte mirë dallimet mes arkitekturës perëndimore kishtare e asaj orientale: aty për aty zbërtheheshin dëshmitë për përvetësimin nga ana e serbëve të objekteve tona trashëgimore arbërore. Një kësi interesimi e shfaqte (dhe i shpjegonte) edhe për vendbanimin e Dërsnikut, për objektet e atyshme të trashëgimisë sonë.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të.

Ngushëllime familjarëve, të afërmve, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur.

Pushoftë në paqe!

I përjetshëm qoftë kujtimi për të!

(29 shtator 2022)



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora