E shtune, 20.04.2024, 10:18 AM (GMT+1)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Një foto dhe një histori e rrallë

E merkure, 28.09.2022, 07:50 PM


Në foto janë Sara Blloshmi (1904-1975) dhe Alfred Ashiku (1916-1962), gjatë kohës së verës në një plazh të paidentifikuar. Sara u largua pas lufte me bashkëshortin e saj britanik Vandeleur Robinson, ndërsa farmacisti Alfred Ashiku u arrestua më 16.5.1947. U akuzua se kishte pasur dijeni për “organizatën tradhtare të deputetëve” dhe për miqësi me misionet anglo-amerikane në Tiranë. Ashiku nuk ishte marrë kurrë me politikë. Ndaj tij u përdor edhe një lloj torture e padëgjuar kurrë, sepse aty përzihej urrejtja dhe zilia e njerëzve të regjimit. Sipas deklaratës së datës 25.3.1949 të kapiten Muço Saliut, hetuesi i procesit, nëntoger Gole Bashari, i njohur për llojet e ndryshme të teknikave, kishte përdorur ndaj Ashikut torturën e djegies së organeve gjenitale me benzinë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora