E merkure, 24.04.2024, 01:27 PM (GMT+1)

Editorial

Jeton Kelmendi: Kur durimi i kapërcen kufjet shqiptaret do të jenë ashtu siç duan

E enjte, 25.12.2008, 11:04 PM


Kur durimi i kapërcen kufjet shqiptaret do të jenë ashtu siç duan

 

Nga Jeton Kelmendi, Bruksel

 

Një dukuri që rrallë ku mund ta shohësh është fenomeni i durimit. Se si bëhesh i durueshëm dhe kurë kapërcen kufjet durimi, është një fenomen që shqiptaret janë mostra më autentike. Ka popull që janë të butë ose siç thotë populli të urtë, mirëpo asnjëherë nuk durojnë padrejtësi deri në pafundësi, përjashtim populli im. Shembuj të shumtë kemi në botë për durimin, por zakonisht ai durim nuk ka shkuar gjatë dhe ka përfunduar. Me popullin shqiptar e veçmas me shqiptarët e Kosovës është një karakteristikë autentike, si askund në botë nuk mund të shohësh. Pa dashur të shkoj larg në histori, vetëm në njëqind vjetët e fundit, njeriu shqiptar i Kosovës, ka duruar çdo gjë dhe është normuar me shkeljet e të drejtave dhe gjë më keq që i ka ndodhur. Dardanët u ndanë nga shteti shqiptar me 1912, duruan e madje edhe krijuan një far nën identiteti kosovarë. Durimet ishin të të gjitha llojeve deri të masakrimi dhe eliminimi fizik i tyre. Për ketë ka me bollëk raste.

 Ma thotë mendja se ky fenomen u krijua si pasoj e nënshtrimit dhe mos ndjenja e identitetit si shoqëri, nga njëra anë dhe mos vendosmëria për të sfiduar kohën në ndryshim pozitiv. Nën krijesën artificiale të quajtur Jugosllavi, shqiptaret ishin të vonë në kohë dhe të pa përgatitur. Kjo edhe mund të duket e hidhur, por është e vërtet dhe derisa nuk e kuptojmë se ku është defekti, gjithmonë do ti vuajmë pasojat. Faktikisht jemi edhe ka durojmë pasojat. Kjo nuk donë shumë angazhim për ta vërtetuar, “shih realitetin sot kur jemi bërë shtet” dhe ki parasysh gati një shekull rrugëtim deri të kjo ditë. Pas Luftës së Dytë Botërore, kur u ri bë Jugosllavia, shqiptaret qenë të vonë për të kërkuar  së paku republikë si vendet tjera të ish-federatës. Krejt vonë ishin në kërkesat e themelimit të Universitetit dhe komponentëve tjera që kanë elemente të shtetit. Si dukuri nuk ishin të gjithë të tillë, por për fat jo të mirë shumica po. Ndaj dhe shqiptaret u ambientuan më jetën që kishin, qytetarë të dorës së dytë, në at federatë. Koha për ne nuk kishte vlera dhe nga kjo reflektoj të kemi dy kategori: njëra me durim pa kufij dhe tjetra që braktiste durimin, mirëpo ishin të pakët. Kjo edhe nxori në pah disa përpjekje të njëpasnjëshme, si 68-tën, 81-tën, 89-tën, dhe së voni edhe UÇK-në dhe statusin e vendit. 

 

Shtetin e bëmë para se ne të jemi gati për shtet

 

Edhe pse vendet e tjera kanë shkuar me zhvillim aq larg  dhe kanë konsoliduar shoqëritë e tyre moderne, ne sapo mbërritëm të kemi shtet, shtet po i themi se praktikisht dhe funksionalisht është gjysmë shtet. Po ti hedhesh një sy kohës dhe të bësh krahasimin me popujt tjerë, ne jemi tepër  të vonuar në bërjen e shtetit, mirëpo duhet ta pranojmë se edhe tani shteti që bëmë ka mbërrit para se ne të jemi gati për shtet.

Periudha kalimtare pa status e vendit, e cila ishte afër një dekade nuk na mjaftoi të përgatitemi për shtet. Ndoshta nuk e ditëm si duhet dhe çka duhet për ta bërë shtetin, ndoshta vogëlsia shpirtërore e liderucave, sido qe të jetë kjo na ndodhi.  Kjo shumë kënd  e ka bërë nervoz. Njëri prej të nervozuarve isha edhe unë, sa herë që nuk doja ta pranoja realitetin në Kosovë, realitetin se sa po bëjmë ne, për ndërtimin e shtetit.

 Tani kurë jemi bërë shtet i (pa)varur, kush mund të thotë se nuk kemi pasur kohë të shkollojmë oficer që na duhen shumë për ushtrinë e re. Kush mund të thotë se nuk patëm kohë të shkollojmë jashtë vendit njerëz të ri, që na duhen për shërbimin inteligjent, për ekonomi,  diplomaci të jashtme e shumë fusha të tjera që janë me rëndësi për ngritjen e kapaciteteve shtetërore. Nuk e di se si t’ia gjej një emër kësaj, pos vonim dhe jemi vonuar, tepër vonë jemi. Kësaj gjithsesi  ia rritë përmasat e shqetësimit edhe durimi. Populli durimtar i Kosovës, nuk duket shumë i mërzitur, kur kryeministri dhe presidenti  i vonuar,  vonohet në  emërimin e drejtuesve të institucioneve me shumë rendësi. Ashtu siç nuk duket i shqetësuar kush me emërimin e komandantit të ushtrisë, një njeri me shkollë të mesme.

Dikush që ia vë dorën kokës dhe sado pak mendon, çka mund të thonë ndërkombëtaret që na kanë në dorë, për ne kur shohin se aspirojmë Evropën e Bashkuar nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër institucionet kryesore që bëhen, drejtohen nga njerëz të pa përgatitur profesionalisht. A thua Evropa në ketë mënyrën tonë ka arritur deri ku është sot. Jo, jo jo ketë e din edhe ai që nuk din. Është në rregull le të shpallen heronj, le tu jap shteti paga e çfarë privilegje tjera, kësaj kategorie, por tani është vakti i profesionalizmit. Duket se zyrtaret tanë ndjekin thënien e Agim Çekut para pak vitesh se “Kosovës nuk u duhen akademitë ushtarake, i mjaftojnë akademitë e kryera nëpër fshatrat e Drenicës”. Mos të kërkojmë moral qytetar sepse ai na mungon. Në kushte normale Sylejman Selimi nuk duhet të pranonte të emërohej komandant i FSK-së. Kryetari i Komisionit Parlamentar për Siguri, një njeri me edukim të ulet,  del para mediave dhe e arsyeton mos zgjedhjen e shefit të Agjencisë së Inteligjencës dhe thotë se na “nuk  pa kemi koadra prandaj po vanohemi”.   Institucionet e vendit prioritet kanë terciaren. Nwse kthejmë kokwn ka qeveria dhe e pyesim se çka po bëni, përgjigja është se po ndërtojmë parajsën, kështu ata thonë, sepse mentaliteti rural i tyre kaq kapacitete ka, por ti kthejmë kokën realitetit në teren. Aiii,  nuk duhet ti hapesh shumë sytë se shihet lehte, nuk duhet të koncentrohesh shumë se tepër dëgjohet. “Si a ma mirë?...”

Kjo dëshmon se pushtetarët janë në fazën e pubertetit politik                    

 

Shoqëria e vonuar, kurse politikanet pubërtetli  

 

Një mik imi dhe i shqiptarëve, zyrtar i lartë i Komisionit Evropian, kur unë e kritikoj për eksperimente që bëjnë ndërkombëtaret me Kosovën, një herë më pati thënë: po është e vërtet se komuniteti ndërkombëtar po bënë eksperimente me Kosovën, por ki parasysh se faktori politik atje është pubertetli politik. Sa është jashtë lojës duket i moshës pas 20 vjet, kurse ata që vinë në krye të përgjegjësive janë pubertetli dhe mosha e tyre politike nuk e kalon 14 vjetshin.

 Inati ballkanik më tërhiqte të mos e pranoj ketë të vërtet dhe i thash, se ju po i mbani ata të tillët duke i mbështetur. Nga ana tjetër në veten time e kisha të qartë se kësaj i thonë e vërteta dhe vetëm e vërtet.      

Pastaj m’u kujtua “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër”  dhe bëra një krahasim të të dy katërmbdhjetëshave, të dyja kanë një lojë përmasash qesharake, por dallimi është se nga katërmbdhjetëshi  i dytë po vuajnë të gjithë durimtarët.

Dua ta përmbyll ketë shkrim me konstatimin se sot shqiptaret e Kosovës janë shumë pesimist dhe të iu drejtoi një pyetje “shtet bërsive”, se a mendoni më shumë me kokë a me tjetër çka?



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora